Log in
X

Company Name

MINNA Fashion

Phone Number

045900069

Company Place

Prishtinë

MENAXHER MARKETING DHE SHITJE

MENAXHER MARKETING DHE SHITJE

Information

Publish Date

04.05.2018

End Date

20.05.2018

Categories

Menaxher | Marketing | Shitje

Job Places

Prishtinë

Job Description

MENAXHER MARKETING DHE SHITJE

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Menaxheri i marketingut dhe shitjeve ndihmon në planifikimi dhe zhvillimin e strategjive të shitjes dhe marketingut, hartimin e plan buxhetit, menaxhimin e marrëdhënieve me klientin, hartimin kontratash, si dhe bashkëpunimin me strukturat vartëse për realizimin e shitjeve.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Hartimi dhe implementimi i strategjisë së përgjithshme të marketingut dhe shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore;
  • Hartimi dhe monitorimi i një plani vjetor marketingu dhe shitjesh, i cili detajon aktivitetet e vitit që përkojnë me objektivat e miratuara të biznesit;
  • Hartimi i buxhetit vjetor të marketingut dhe të shitjeve, ndjekja dhe realizimit të tij;
  • Drejton grupin në realizimin e objektivave;
  • Përfaqësimi i kompanise në evente dhe media të ndryshme;
  • Manaxhimi i kanaleve sociale të medias së kompanise;
  • Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të cmimeve, të kënaqësisë së klientit, të elementeve publicitare dhe ia prezanton ato Bordit;
  • Përgatit plan media- për të marketuar sa më shumë brandin e kompanisë; Zhvillimin dhe përmiresimin e njohjes së Brand-it;
  • Kërkimi dhe gjetja e zgjidhjeve efikase e të gjitha mënyrave të mundshme për të bërë marketing;
  • Monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të marketingut brënda buxhetit dhe në cilesinë e kërkuar;
  • Rishikimi i ekzekutimit të planit të aktivitetit për veprime proaktive dhe korrigjuese të mundshme;
  • Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktike për të rritur shitjet; organizimi i aktiviteteve sezonale për të rritur shitjet;
  • Krijon sherbime dhe paketa te reja;
  • Përgjegjes për rishikimin e përmbajtjes së website-it të kompanisë dhe sigurohet se të gjitha informacionet në të janë të azhornuara;
  • Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen;
  • Përgatit politiken e cmimeve në përputhje me zhvillimin e tregut, projektit dhe kërkesave të kompanisë;
  • Informon klientët potencialë në lidhje me shërbimet, produktet, ofertat. Propozon oferta të personalizuara për klientët;
  • Komunikon kërkesat e klientëve tek Bordi para finalizimit të kontratës;
  • Përgatit plane veprimi dhe skedule për të identifikuar klientë të rinj dhe planifikon mënyren e përqasjes së kontakteve të reja. Paraprakisht analizon potencialin e tyre blerës;
  • Negocion me klientin për termat dhe kushtet, mbyll kontratën dhe informon atë për të drejtat edhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës. Siguron zbatimin me korrektësi të kontratës me klientin;
  • Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi edhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat shkurter dhe afat vjetor;
  • Ndjek dhe drejton zhvillimin e stafit, iu komunikon për pritshmeritë e kompanisë;
  • Identifikon nevojat për trajnim, si dhe merr pjese ne procesin e rekrutimit te stafit ne varësi;
  • Bashkëpunon me kryeshitësat për të gjeneruar ide dhe iniciative konkuruese dhe motivuese për shitesat;
  • Mishëron kulturën e kompanisë dhe për të ruajtur shitje të larta në angazhimin e punonjësve;
  • Bashkepunon me IT për të motivuar iniciativën e shitjes;
  • Bën vlerësimin e performancës për stafin në varesi dhe benefitet për ta;
  • Bën takime të rregullta periodike, për ecurinë dhe problematikat e shitjeve dhe strategjitë e marketingut;
  • Raporton tek Bordi periodikisht, potencialet për produkte dhe shërbime të reja, zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj;
  • Rifreskimi i database së klientit;
  • Mbron vlerat e organizatës duke e mbajtur informacion konfidencial;
  • Zbaton detyra të tjera që i caktohen;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Preferohet Diplomë në Marketing

Eksperiencë Pune: Preferohen kandidatë me mbi 2 vjet përvojë profesionale në marketing dhe shitje.

AFTËSITË:

  • Njohje të mira në Marketing dhe të parimeve të reklamimeve, duke përfshirë sektorin e marketingut, rritjen e ofertës së produkteve, përfitimet nga shitjet;
  • Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje: ai/ajo duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim si gojarisht dhe nëpërmjet telefonit, me palët e interesuara dhe me të gjithë operatorët e tjerë;
  • I aftë që të jetë i suksesshëm dhe të shfaq përvojën e vetë në menaxhim lidhur me klientët dhe kontratat e rëndësishme;
  • Aftesi te mira negociuese në mbyllje kontratash;
  • Punëtor, këmbëngulës, dhe i besueshëm;
  • Pozitiv dhe entuziast;
  • I matur, i besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë leje drejtimi;
  • Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;                            

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe cv) në adresën: minnafashionhr@gmail.com
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Maj 2018

JU MIRËPRESIM! 

Rruga. Kosta Novakoviq, Lagjja Pejton, Prishtine  
Tel: +38345900069 ǀ www.minnafashion-ks.com

 

Expired

Advertising
Advertising
Facebook