Log in
X

Company Name

BUÇAJ sh.p.k.

Phone Number

+381 (0)38 606 300, +381 (0)38 606 400

Company Place

Prishtinë

PËRFAQËSUES/E MJEKËSORË

PËRFAQËSUES/E MJEKËSORË

Information

Publish Date

12.04.2018

End Date

21.04.2018

Categories

Mjekësi

Job Places

Prishtinë

Job Description

Korporata Buçajshpall konkurs për pozitën :

PËRFAQËSUES/E MJEKËSORË

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Aranzhimi i takimeve me mjekë, farmacistë dhe ekipe mjekësore spitalore për të krijuar marrëdhënie të mira dypalëshe;
  • Bën prezantimin e produkteve farmaceutike për të cilat Korporata është Qarkullues me Shumicë, para mjekëve dhe stafit mjekësor në klinika të ndryshme dhe barnatore;
  • Merret me organizimin e konferencave të ndryshme për mjekë dhe stafin tjetër mjekësor me qëllim prezantimin dhe promovimin e produkteve medicinale;
  • Është përgjegjës(e) për arritjen e objektivave dhe planeve të shitjes, që përcaktohen nga Udhëheqësi i Divizionit në bashkëpunim me prodhuesit;
  • Planifikon dhe menaxhon oraret e vizitave së bashku me Udhëheqësin e Divizionit;
  • Mbanë mbledhje të rregullta me personat relevantë si dhe paraqet prezantime të të dhënave për të arriturat në rastet kur i kërkohet;
  • Monitoron aktivitetet dhe prezencën e produkteve të konkurrencës në treg;
  • Së bashku me Udhëheqësin e Divizionit hartojnë dhe zhvillojnë strategji për të rritur mundësitë e takimeve dhe prezantimeve me sa më shumë akterë të sektorit shëndetësor.

Kualifikimet e kërkuar:

  • Kandidatët duhet të kenë diplomë Universitare në lëmin e Farmacisë/Mjekësisë.
  • Preferohet përvojë pune minimum 2 vite në promovim dhe prezantim të produkteve medicinale;
  • Njohja e gjuhës angleze konsiderohet si përparësi;
  • Të kenë njohuri të shkëlqyera kompjuterike;
  • Të posedojnë aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizative dhe interpersonale;
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorisë B.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin e korporatës Buçaj përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.com. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni Përfaqesues/e Mjekësore.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 12 Prill 2018 deri më 21 Prill 2018.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook