Log in
X

Company Name

IP KOS sh.p.k

Phone Number

038 755 755

Company Place

Prishtinë

Zyrtar/e i/e financave

Zyrtar/e i/e financave

Information

Publish Date

12.04.2018

End Date

19.04.2018

Categories

Financa

Job Places

Prishtinë

Job Description

Italian Petroll Kosova “ IP-KOS sh.p.k” me numër të biznesit 71017729 me seli në Prishtinë, Rr. “ Elez Berisha” nr.20 shpall:

K O N K U R S

Titulli i pozitës: Zyrtar/e i/e financave

Nëpunësi mbikëqyrës: Kontabilisti Kryesor

Përshkrimi i pozitës: Zyrtar/e për financa asiston në Regjistrimin e Llogarive Bankare, kontrollit të

llogarive bankare për tërheqje dhe arkëtime, dhe barazimit me furnitorë dhe klientë.

Detyrat Kryesore

  • Merret me Barazimin Ditor te Pikave dhe Deponimeve;
  • Përpilon listën e pagesave dhe e dërgon te Kontabilisti Kryesor për autorizim;
  • Raporton në baza të rregullta për gjendjen në banka tek Kontabilisti Kryesor;
  • Raporton transaksionet e pazakonta dhe të padokumentuara te Kontabilisti Kryesor në momentin e parë të mundshëm;
  • Kryen barazimin e të gjitha llogarive bankare dhe llogarive kalimtare në baza ditore;
  • Bën hapjen e llogarive/kartelave të furnitorëve të rinj sipas kërkesave të përcaktuara në politikën dhe procedurën e kompanisë;
  • Barazon dhe dokumenton barazimet me furnitorë sipas kërkesave të përcaktuara në politikën dhe procedurat e kompanisë;
  • Raporton në baza javore për ecurinë e punëve dhe të barazimit me furnitorë;
  • Përpilon listën e të arkëtueshmeve në baza ditore dhe kontakton me departamentin e shitjes në lidhje me arkëtimet nga klientët;
  • Regjistron faturat blerëse të mallrave për pika dhe kalkulon ҫmimin shitës sipas procedurave të kompanisë;
  • Mban kontakte të rregullta me pikat në mënyrë qe të verifikohen sasitë e pranuara të mallit;
  • Regjistron dhe menaxhon kthimet eventuale të mallit dhe sigurohet se sasitë janë të njejta në mes të faturave të kthimit dhe gjendjes në teren;
  • Kryen punë të tjera sipas kërkesës së Kontabilistit ose Drejtorit Financiar:
  • Kryen regjistrime të tjera sipas nevojës:

Kualifikimet arsimore dhe profesionale për kët pozitë:

  • Diplomë universitare
  • Çertifikim në nivelin e parë në SCAAK;(e preferuar)
  • Minimum dy vite përvojë pune në ekonimi;
  • Njohuri në sisteme financiare dhe MS Excel, Navision e preferueshme;
  • Aftësi të punojë në mënyrë të pavarur, duke menaxhuar ngarkesën e punës pa udhëzime të vazhdueshme;
  • Aftësi të mira analitike dhe vëmendje në detaje;
  • Njohuri të legjislacionit në fuqi dhe të SNRF;

Shkathtësitë dhe aftësit e kërkuara

  • Njohuri të shkëlqyera në sisteme financiare dhe MS Excel, programi Navision e preferueshme;
  • Aftësi udhëheqëse si dhe aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Motivim për zhvillim të vazhdueshëm profesional;

Të gjithë të interesuarit pë pozitën e lartëcekur mundë të aplikojnë duke plotesuar formularin për aplikim i cili gjendet në linkun e më poshtëm :

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdIpikClPadBxG8uXucv9QRKZEeVHRbg43o0LT4hnGbpFWQow/viewform

Konkursi është i hapur nga dt. 12/04/2018 deri më dt. 19/04/2018

Prishtinë 12/04/2018

Expired

Advertising
Advertising
Facebook