Log in
X

Company Name

POLIS

Phone Number

049 937 168

Company Place

Lipjan

Trainer për Buxhetim Komunal (Sektorin e Arsimit) (1), Praktikant/e (2)

Trainer për Buxhetim Komunal (Sektorin e Arsimit) (1), Praktikant/e (2)

Information

Publish Date

12.03.2018

End Date

19.03.2018

Categories

| Të tjera...

Job Places

Lipjan

Job Description

KONKURS PËR PUNË

POLIS është organizatë joqeveritare, jo fitimprurëse dhe e paanëshme, e cila përmes programeve të saj sektoriale synon të jetësoj qeverisjen e mirë lokale, duke ndikuar në rritje të transparencës gjatë politikbërjes dhe vendimmarrjes publike, ushtrim ndikimi tek institucionet publike për llogaridhënie efektive, dhe synon vendosjen e rolit qytetarë në pozitën e hisedarit në vendimmarrje duke rritur mbikëqyrjen qytetare në implementim të politikave dhe ekzekutim të buxhetit publik.

POLIS në kuadër të Programit për Qeverisje Lokale (DemoPOLIS) kërkon të angazhoj:

Një (1) Trainer për Buxhetim Komunal (Sektorin e Arsimit) dhe

Dy (2) Praktikant/e (me pagesë) me orarë të plotë

 

Detyrat dhe përgjegjësistë për Pozitën Trainer për Buxhetim Komunal (Sektorin e Arsimit):

  • Zhvillon një modul trajnimi për Drejtorët (Menaxhmentin) për procesin e planifikimit dhe ekzekutimit të buxhetit të shkollave
  • Përgatitë përmbajtjen dhe strukturën e trajnimit
  • Ofron njohuri për proceset e përgatitjes së buxheti komunal, dedikuar për menaxhmentin e shkollave dhe DKA-së
  • Ofron asistencë teknike për menaxhmentin e shkollave për planifikimin e buxhetit përmes (PCF, BDMS)
  • Ofron këshilla dhe praktika për menaxhmentin e shkollave për menaxhimin efektiv financiar dhe raportimin financiar
  • Mbanë trajnim për Drejtorët (Menaxhmentin) e Shkollave të Mesme (të Ulët dhe Lartë) dhe Fillore
  • Mbanë dy – tre (2-3) ditë trajnimi për menaxhmentin e shkollave të Komunës së Lipjanit dhe Shtimes
  • Mbanë kontakte të vazhdueshme dhe koordinim me zyrtarët e POLIS

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Njohuri në fushën e financave publike në Kosovë
  • Përvojë pune në financa publike, me preferim në buxhetimin komunal dhe financat lokale
  • Përvojë në organizim, zhvillim dhe mbajtje të trajnimeve në fushën e financave publike

Kualifikimet e kërkuara:

  • Nivel universitar (Baçelor) në fushën e ekonomisë, financave, administratës publike dhe të ngjashme
  • Preferohet të e njoh gjuhën angleze
  • Dëshmi të përvojës në organizimi dhe zhvillim të trajnimeve në fushën e buxhetimit dhe përgatitjes së raporteve financiare

Detyrat dhe përgjegjësistë për Pozitën Praktikant:

  • Punon ngusht me Menaxherin e Projektit dhe Zyrtarët e Monitorimit/Hulumtimit
  • Ndihmon punën e Menaxherit të Projektit dhe zyrtarëve për qeverisje lokale
  • Ndihmonë zyrtarët në monitorimin e seancave të kuvendit dhe komiteteve në Lipjan dhe Shtime
  • Ndihmonë zyrtarët në përgatitje të raporteve të monitorimit
  • Ndihmon punën e zyrtarëve gjatë organizimit të tryezave të diskutimit
  • Ndihmon punën e zyrtarëve në organizim të takimeve publike me qytetarë
  • Ndihmon akivitetet e avokimit, analizës së politikave dhe analizës së buxhetit
  • Kryen detyra tjera që i caktohen nga Drejtori Ekzekutiv

Shkathtësitë dhe kualifikimet e kërkuara për Pozitën Praktikant:

  • Diplomë Baçelor në Shkenca Politike, Administratë Publike, Juridik, Sociologji, Ekonomik etj. (studime Master preferohet)
  • Përvojë punë në monitorim të institucioneve publike dhe në organizata të shoqërisë civile do të konsiderohet një avantazh
  • Shkallë e lartë e shkathtësive të hulumtimit, komunikimit me shkrim dhe me gojë, duke përfshirë aftësi analitike dhe shkathtësi të mira të prezantimit
  • Njohuri të mira të procesit të politikave dhe avokimit;
  • Përvojë pune me projekte, organizim të konferencave/tryezave, takime me komunitet në teren
  • Njohuri të thella të zhvillimeve politike dhe ekonomike në Kosovë, në veçanti njohuri të sistemit të qeverisjes lokale dhe legjislacionit lokal duke përfshirë fushat specifike si financat lokale dhe prokurimi publik
  • Gatishmëri për të punuar në frymë ekipore, mënyrë fleksibile, të pavarur dhe pa mbikëqyrje dhe jashte orarit
  • Njohuri të gjuhës angleze, (gjuha serbe do të jetë një avantazh)
  • Aftësi në përdorim të programit Microsoft Office
  • Te posedoj Patent shofer (kategorin B)

Afati i fundi për aplikim është: 19 Mars 2018, ora 16:00

Ju lutemi që CV-në tuaj, Letrën Motivuese, Letër Rekomandime dhe dëshmi mbi përvojën e punës (trajnimeve, publikimeve etj.) nga Ju, të dërgoni përmes postës elektronike në polis.ngo@hotmail.com

POLIS inkurajon kandidatet femra për të aplikuar.

Vërejtje: vetëm aplikantët e përzgjedhur në listë të ngushtë do të ftohen për intervistim

Për informata shtesë kontaktoni në 049 937 171.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook