Log in
X

Company Name

Ndërmarrja Publike Banesore SH.A

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Mjeshtër për Ashensor

Mjeshtër për Ashensor

Information

Publish Date

27.02.2018

End Date

13.03.2018

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në bazë të dispozitave të nenit Nenit 8 të Ligjit të Punës, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A Prishtinë shpall:

K O N K U R S

Për zgjedhjen e  Mjeshtrit për Ashensor

           I.         Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Është përgjegjës për punët e caktuara nga Departamenti i Mirëmbajtjes në  mirëmbajtjen e ashensorëve .
  • Zbaton detyrat dhe aktivitetet operative të përcaktuara nga Udhëheqësi i Departamentit  të Mirëmbajtjes si dhe koordinon punët që lidhen me mirëmbajtjen e ashensorëve  ku NPB  ka marrëveshje për mirëmbajtjen e ashensorëve ekzistues, riparimin e ashensorëve si dhe vendosjen në funksion të ashensorëve të rinj.  
  • Përgaditë dhe vendos në funksion  ashensorët që janë jashtë funksionit si dhe për çdo intervenim plotëson të dhënat nëformën e NPB-së rreth mos funksionimit të ashensorit dhe vendos shënimet në raport për pjesët e vendosura gjatë riparimit të ashensorëve.
  • Mban përgjegjësi për materialin e shpenzuar si dhe shpenzimet e materialit i shënon në dëshmitë përkatëse sipas dokumentacionit të NPB-së për punët e mirëmbajtjes së ashensorëve.

         II.         Kualifikimi dhe kushtet tjera të veçanta:

  • Shkolla e mesme profesionale dhe certifikate profesionale në lëminë e kërkuar të natyrës së punës.
  • Bartësi i vendit të punës duhet të ketë së paku 2 vite përvojë pune relevante.
  • Kurse, certifikata të trajnimeve në lëmin e mirëmbajtjes së ashensorëve .
  • Aftësi të mira në punë ekipore
  • Duhet të jetë në gjendje për të identifikuar dhe riparuar  defektet me korrektësi.

      III.         Procedura e Konkurimit

Kandidati për Mjeshtër për Ashensor duhet t’i dorëzoi këto dëshmi:

  • CV-në;
  • Dëshminë e Kualifikimit Profesional dhe të përvojës së punës dhe
  • Kopjen e Lejës së Njoftimit                                     

Konkursi është i hapur nga data 27.02.2018 – 13.03.2018 .

Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në këtë adresë: Ndërmarrja Publike Banesore - SHA në Prishtinë, Bulevardi ”Bill Clinton”, p.nr., Prishtinë ose përmes e-mailes zyrtare: burimet.njerezore@npbanesore.com (të ceket pozita për të cilën aplikon në titull të emailit).

Dokumentet e pakompletuara si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit nuk do të shqyrtohen.

Kandidatët  të cilët konkurojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin e telefonit kontaktues, si dhe email adresën.Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook