Log in
X

Company Name

Akademia e Kosovës për Siguri Publike

Phone Number

028 570 008 Ext 233

Company Place

Vushtrri

Për zgjedhjen/rizgjedhjen e personelit akademik në Fakultetin e Sigurisë Publike

Për zgjedhjen/rizgjedhjen e personelit akademik në Fakultetin e Sigurisë Publike

Information

Publish Date

11.02.2018

End Date

23.02.2018

Categories

Arsim & Edukim

Job Places

Vushtrri

Job Description

Në mbështetje të nenit 14 te Ligjit Nr.04/L-053 për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, nenit 14 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.07/2017 për Rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, nenin 26 të Ligjit Nr.04/L-037 mbi Arsimin e Lartë në Kosovë, si dhe dispozitat e Rregullores (QRK) Nr. 26/2013 për Arsimin e lartë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike:

Akademia e Kosovës për Siguri Publike Shpall

KONKURS

Për zgjedhjen/rizgjedhjen e personelit akademik në Fakultetin e Sigurisë Publike
1. Një mësimdhënës për lëndët:
Menaxhimi emergjent dhe terrorizmi; 
Operacionet humanitare në fatkeqësitë ndërkombëtare;
Menaxhimi i krizave;
Siguria e brendshme dhe menaxhimi emergjente.

2. Një mësimdhënës për lëndët:
Metodologjia e hulumtuese shkencore; Shoqëria dhe mirëqenia sociale; Puna sociale; Trajtimi dhe programet e rehabilitimit; Politika sociale;

3. Një mësimdhënës për lëndët:
Institucionet globale dhe tregtia ndërkombëtare;
Organizimi i doganave;
E drejta Biznesore;
Shpeditimi dhe shpedicioni;
E drejta administrative me procedurë administrative.

4. Një mësimdhënës për lëndët:
E drejtë penale - pjesa e përgjithshme;
E drejtë e procedurës penale,  Drejtësia për të mitur;
E drejta penale ndërkombëtare;
E drejta penale - pjesa e posaçme.

5. Një mësimdhënës për lëndët:
Kriminologji;
Penologji;
Krimi dhe ndëshkimi;
Viktimologji.

6. Një mësimdhënës për lëndët:
Taktika dhe metodika kriminalistike;
Hetimi i krimit,
Parandalimi i krimit;
Krimi i Organizuar.

7. Një mësimdhënës për lëndët:
Psikologjia e Përgjithshme;
Psikologjia e stresit;
Stresi dhe incidentet kritike në zbatimin e ligjit,
Teknikat e këshillimit psikologjik;

Personeli akademik do të angazhohet për mësimdhënie akademike, kërkime shkencore - mësimore, mësimdhënie në trajnime si dhe në zhvillimin e kurikulave.
Zgjedhja/rizgjedhja e personelit akademik do të behet në pajtim me dispozitat e Rregullores Nr. 26/2013 për arsimin e lartë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Kandidatet që paraqiten në konkurs duhet të dorëzojnë:
- Kërkesën për aplikim;
- Një CV profesionale (modeli europass);
- Ekstraktin e lindjes (jo me e vjetër së 6 muaj) dhe kopjen e letërnjoftimit;
- Certifikatën që vërteton se kandidati nuk është i dënuar për vepër penale, siç është caktuar me ligjet në fuqi;
- Kopjen e diplomës, të studimeve themelore, master/magjistraturë dhe doktoratës (të noterizuara);
- Dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale;
- Dëshmi mbi përvojën e punës në mësimdhënie;
- Vendimin për nostrifikimin e diplomës (kandidatet që kanë mbaruar studimet jashtë vendit).
- Vendimin e zgjedhjes se fundit (kandidatet të cilët janë të punësuar në ndonjë institucion të arsimit të lartë në Kosovë);
- Si dhe informata tjera shtesë të cilat konsiderohen të rëndësishme për aplikantin.

Njohja e gjuhës angleze apo ndonjë gjuhe tjetër të huaj, është përparësi për konkuruesit.
Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në kopje fizike dhe elektronike:
- Në kopje fizike dokumentet dorëzohen në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike,
në Vushtrri, Ndërtesa e Administratës, Zyra e Personelit nr.01;
- Në kopje elektronike dokumentet dorëzohen të skanuara në emailin: rekrutimi.aksp@rks-gov.net
Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë
të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Adresa: Rr. Gjergj Kastrioti Skënderbeu - 42000 Vushtrri-Kosovë
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes në gazetë, respektivisht deri me datën 23.02.2018, në ora 16:00.
Aplikacionet e arritura pas afatit, si dhe ato të pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike, ofron kushte të përshtatshme për kërkime
dhe hulumtime shkencore me qëllim të arritjes së rezultateve konkurruese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Andaj inkurajohen të aplikojnë kandidat me thirrje shkencore PhD, në fushat e kërkuara.
Konkursin mund ta gjeni të publikuar edhe në faqen e internetit në këtë adresë: www.aksp-ks.net
Për informata me të hollësishme mund të kontaktoni Zyrën e Personelit, në numrin e tel: 028 590 070 Ext 210 ose 211, prej orës 08:00 - 1600.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook