Log in
X

Company Name

Zyra Kombetare e Auditimit

Phone Number

038606004

Company Place

Prishtinë

Zyrtar i Lartë për Komunikim me Publikun

Zyrtar i Lartë për Komunikim me Publikun

Information

Publish Date

11.02.2018

End Date

14.02.2018

Categories

| Qeveri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në mbështetje të nenit 10 dhe 15 të Ligjit Nr. 05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, dispozitave të Rregullores Nr. 02/2017 për
Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën Kombëtare të Auditimit, Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Nr. 03/L – 149, nenit 4 dhe 15 të
Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Zyra Kombëtare e Auditimit me datën 30.01.2018 shpall:

KONKURS

për plotësimin e vendit të punës
Pozita: Zyrtar i Lartë për Komunikim me Publikun
Referenca: ZLKP/ZKA/01-01/18
Koeficienti: 8 (tetë)
Numri i pozitave: 1 (një)
Përgjegjësitë mbikëqyrëse: Jo
I përgjigjet: Udhëheqësit të Njësisë për Komunikim me Publikun dhe Përkthime
Vendi: Prishtinë

Përshkrimi i përgjithshëm i pozitës:
Hartimi, zhvillimi dhe zbatimi i strategjisë dhe planit të komunikimit për të informuar qytetarët, institucionet dhe komunitetin e biznesit për politikat, arritjet dhe aktivitetet e ZKA-së.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
1. Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave;
2. Në bashkëpunim me mbikëqyrësin harton, zhvillon dhe zbaton planin e komunikimit për të informuar qytetarët dhe institucionet për politikat, arritjet dhe aktivitetet e ZKA-së dhe siguron
redaktimin dhe përditësimin e tyre;
3. Harton dhe zhvillon politikat e fjalimeve dhe opinioneve për të gjitha temat e rëndësishme lidhur me aktivitet dhe shërbimet e e ZKA-së;
4. Përgatit kumtesa, informata, raporte dhe publikime tjera për publikun dhe pas miratimit të tyre nga mbikëqyrësi dhe menaxhmenti i ZKA-së dhe i shpërndan tek mediat e shkruara dhe
elektronike dhe i vendos ne faqen e internetit të ZKA-së;
5. Përcjell takimet, seminaret, konferencat e ndryshme, që organizohen nga ZKA dhe njësitë organizative të saj dhe përgatit informatën për këto ngjarje;
6. Përgatit përgjigjet për kërkesat e pranuara nga mediat e shkruara dhe elektronike lidhur me aktivitetet dhe shërbimet e ZKA-së;
7. Në bashkëpunim me mbikëqyrësin koordinon dhe përgatit konferenca për shtyp dhe takime tjera publike për menaxhmentin e lartë të ZKA-së;
8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kualifikimet minimale, përvoja e punës dhe aftësitë:
- Diplomë fakulteti në fushën e gazetarisë, komunikimit masiv ose në ndonjë fushë të përafërt;
- 3 vite përvojë pune profesionale në fushën e gazetarisë apo komunikimit masiv;
- Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave;
- Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit).

Procedura e Konkurrimit:
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të drejtave civile dhe politike, të kenë
përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësi fizike që kërkohen për pozitën përkatëse. Zyra Kombëtare e Auditimit mirëpret
aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, te të gjitha komuniteteve.
Rekrutimi dhe përzgjedhja do të bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës se Kosovës dhe Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin
Civil.

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve:
Forma e aplikacionit mund të merret në kopje fizike në recepcionin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës dhe mund të shkarkohet nga faqja e internetit e Zyrës
Kombëtare të Auditimit: http://www.zka-rks.org/
Aplikacioni, me të gjitha dokumentet, mund të dërgohet nëpërmjet e-mailit në adresën: rekrutimi@oagks.org, nëpërmjet shërbimit postar, apo të dorëzohet në kopje fizike në Zyrën
Kombëtare të Auditimit, në rrugën “Musine Kokalari” nr. 87, prej orës 08:00 – 16:00. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 038/606-004, ext:1025 dhe 038/606-
004, ext:1005.

Konkursi është i hapur deri më datën 14 shkurt 2018.

Shënim:
Aplikacionet e dërguara pas datës së fundit, nuk do të pranohen. Të gjitha kërkesat e pakompletuara do të refuzohen.
Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë
brenda 4 ditësh, aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e parapara me këtë konkurs do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor nga Divizioni për Burime Njerëzore.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook