Log in
X

Company Name

Zyra e Kryeministrit

Phone Number

038/ 20014400

Company Place

Prishtinë

Zyrtarë i lartë për koordinim të politikave

Zyrtarë i lartë për koordinim të politikave

Information

Publish Date

11.02.2018

End Date

20.02.2018

Categories

| Qeveri

Job Places

Prishtinë

Job Description

ZYRA E KRYEMINISTRIT shpallë të lirë këtë vend të punës:
      
I. Një (1) Zyrtarë i lartë për koordinim të politikave
Numri i referencës: ZKM-SKQ-010
Koeficienti: 8
    
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Sekretariatit Koordinues të Qeverisë/ Udhëheqësit të Divizionit për koordinim te politikave   kryen detyrat dhe përgjegjësitë si vijojnë:
1.Merr pjesë aktive dhe ndihmon procesin e krijimit të politikave qeveritare në bashkëpunim të ngushtë me ministritë brenda fushës së përgjegjësive të tij/saj, si dhe institucionet tjera relevante në këtë proces;
2.Në raport me përgjegjësitë e ministrisë/ministrive brenda fushës së përgjegjësive të tij/saj bën shqyrtimin profesional të propozimeve të politikave dhe çfarëdo materiali tjetër para shqyrtimit të tyre për miratim në mbledhjen e Qeverisë, për të siguruar nëse ato janë në përputhje me politikat qeveritare, së janë respektuar procedurat e Rregullores së Punës së Qeverisë dhe për të siguruar  analizë të plotë dhe  cilësore;
3.Gjatë shqyrtimit bën identifikimin e çështjeve në të cilat duhet të bëhen  përpjekje për zgjidhjen e kundërthënieve mes ministrive.
4.Në bashkëpunim të ngushtë me  ministritë brenda fushës së përgjegjësive të tij/saj koordinon planifikimin dhe monitoron  zbatimin e planeve vjetore të punës së ministrive dhe vendimeve të Qeverisë që obligojnë ato ministri ne përmbushjen e detyrave të caktuara; merr pjesë dhe ndihmon ne përgatitjen e Raportit  Vjetor të punës së Qeverisë;
5.Themelon marrëdhënie të afërta pune me ministritë të cilët janë përgjegjësi e tij/saj për t’u informuar  për zhvillimet dhe iniciativat nëpër ministri, e të cilat do të mund të kenë nevojë për shqyrtim në Mbledhjet e Qeverisë dhe/apo të Trupave Qeveritare, si dhe në mbledhjen e Këshillit të Sekretarëve të Përgjithshëm;
6.Bashkërendon dhe ndihmon në përgatitjen e mbledhjeve të Këshillit të Sekretarëve të Përgjithshëm;
7.Kryeson ose  merr pjesë nëpër mbledhjet ndërministrore dhe do të përfaqësojë ZKM me qëllim të arritjes së koordinimit adekuat të politikave qeveritare;
8.Ofron analizë dhe këshilla për çështjet te ndryshme te politikave qeveritare për Sekretarin e Përgjithshëm përmes Drejtorit të SKQ-së dhe, sipas kërkesës zhvillon dhe përgatit për diskutim këto çështje. përfshirë edhe shqyrtimin e materialit të përgatitur nga ministritë;
9.Në bashkëpunim me këshilltarët politikë dhe zyrat e tjera i kontribuon ushtrimeve në të menduarit strategjik me qëllim të identifikimit dhe përqendrimit të veçantë në implikacionet e politikave qeveritare;
10.Menaxhon  korrespondencën ministrore në raport me përgjegjësitë e ministrisë/ministrive brenda fushës së përgjegjësive të tij/saj;
11.Kryen detyra të tjera, sipas kërkesës së udhëheqësit te divizionit / drejtorit të SKQ-së.

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:
-Diplomë universitare në lëmit  sociale, ekonomike, drejtësi, administratë publike, shkenca politike, administratë  biznesi;
-Përvojë pune së paku tri (3) vite në  lëmi të ngjashme;
-Njohja e gjuhës shqipe dhe/ose serbe, njohja e gjuhëve të huaja si angleze etj është përparësi  
-Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, Word, Excel, interneti, databaza etj.
-Shkathtësi komunikimi, organizimi, punë nën presion dhe afate të shkurtra, iniciativë etj;

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Zyra e Kryeministrit ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet  nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë  për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  ne organet e shërbimit civil siç specifikohet  në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149  për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.
Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten  dokumentet përcjellëse  si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshminë e përvojës se punës, dy referenca.
Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e  ndërtesës së  Qeverisë së Republikës së Kosovës (rruga Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen : http://www.kryeministri-ks.net/; http://www.kryeministri-ks.net/zck/.
Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati i IV, zyra nr. 406.
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.
Për  shkak të  numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.
Kohëzgjatja e emërimit sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese një (1) vjeçare.
Afati i konkurrimit është deri me datë  20 /02 /2018, deri në orën 16:00.
Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit të  konkurrimit nuk do të pranohen.

Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 14 818 dhe 038 200 14 817.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook