Log in
X

Company Name

Best Western Hotel Galla

Phone Number

049 382 300

Company Place

Lipjan

Menaxher/e Hoteli, Shef/e Kuzhine, Kuzhinier/e (2), Ndihmes Kuzhinier/e (2), Shankist/e (3), Kamarier/e (6), Ndihmes Kamarier/e (4), Pozita Recepsionist/e (4), Sherbyes/e e dhomave (3)

Menaxher/e Hoteli, Shef/e Kuzhine, Kuzhinier/e (2), Ndihmes Kuzhinier/e (2), Shankist/e (3), Kamarier/e (6), Ndihmes Kamarier/e (4), Pozita Recepsionist/e (4), Sherbyes/e e dhomave (3)

Information

Publish Date

10.02.2018

End Date

24.02.2018

Categories

Hoteleri

Job Places

Lipjan

Job Description

Titulli i pozitës: Menaxher/e gjeneral/e

Departamenti: Hoteli

Raporton te: Drejtori

Funksioni:

Menaxheri/ja gjeneral/e është përgjegjës/e të ofroj rezultate të larta, të cilat kontribuojnë dhe i atribuohen misionit dhe suksesit të përgjithshëm të hotelit, duke përmbushur objektivat e përformancës së hotelit që fokusohen në ofrimin e kënaqësisë së klientëve, si dhe të ardhurat.

Përgjegjësitë dhe detyrat:                

  • Koordinimi, drejtimi dhe menaxhimi i operacioneve ditore të hotelit
  • Nxit dhe ndihmon stafin të punojnë bashkë dhe të japin më shumë nga vetja e tyre, duke i trajnuar dhe udhëhequr në mënyrë që të arrijnë specializim më të lartë në fushat përkatëse.
  • Promovon në mënyrë të vazhdueshme hotelin si dhe krijon marrëdhënie me kompanitë e fluturimeve, agjencionet, komunitetin lokal, bizneset, dhe klient të ndryshëm, për qëllime profesionale dhe kontraktuese.
  • Vepron si ambasador i kompanisë.
  • Mban takime me ekipin menaxherial për të rritur të ardhurat dhe shërbimin ndaj klientit.
  • Sigurohet që objektivat dhe misioni i hotelit të përmbushen dhe operacionet e ekzekutuara të jenë në parim me misionin dhe vizionin e hotelit.
  • Sigurohet që secili punëtor të kryej mirë punën për të cilën është përgjegjës
  • Përgatit një raport financiar mujor që shqyrtohet nga drejtori në fund të çdo muaji.
  • Merr pjesë në vendimmarrjen për punësimin dhe shkarkim të punëtoreve
  • Përgjigjet kërkesave dhe procedurave legale dhe administrative të hotelit.
  • Merr pjesë në takime zyrtare dhe jozyrtare sipas kërkesës së drejtorit.
  • Performon detyra tjera në bazë të kërkesës së drejtorit        

Njohuritë dhe aftësitë e kërkuara: 

  • Preciz/e, i/e organizuar dhe i/e shkathtë në punë
  • Multifunksional/e dhe i/e aftë për të punuar në mënyrë efektive nën presion.
  • Shpejtësi në vendimmarrje
  • Pozitiv/e dhe motivues/e
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me klientët
  • Fleksibilitet në orar, sidomos gjatë fillimit
  • Njohje e mirë e Microsoft Office dhe kompjuterit në tërësi

Kualifikimet:                                    

  • Minimum 4 vite përvojë pune si menaxher hoteli, në hotel që ofron shërbim të plotë.
  • Përvojë pune në zingjir hoteli apo Best Western është e preferueshme.
  • Diplomë bachelor ose master në ndonjërën nga këto drejtime: industri e hotelerisë, shërbimit, menaxhim, administrim biznesi, apo ndonjë drejtim tjetër lidhur me këto.
  • Gjuha angleze e domosdoshme; çfarëdo gjuhe tjetër shtesë është e dëshirueshme
  • Çfarëdolloj trajnimi në këtë fushë është më se i dëshiruar

Rroga: E negociueshme

----------------------------------------

Titulli i pozitës: Shef/e kuzhine

Departamenti: Kuzhina

Raporton te: Drejtori

Funksioni:                                         

Shefi/ja e kuzhinës është përgjegjës/e te menaxhoj kuzhinën në tërësi, duke filluar nga organizimi i kuzhinierëve dhe ndihmës kuzhinierëve deri te përzgjedhja e menysë dhe përgatitja e pjatave të një cilësie të lart. Gjithashtu, ky person mban çdo evidencë në kuzhinë dhe raporton drejtorin në lidhje me kuzhinën.

Përgjegjësitë dhe detyrat:                

  • Përgatit menynë
  • Përgatisë vaktet dhe ushqimet ditore në bazë të menysë
  • Mbikëqyr përgatitjen dhe shërbimin e gjithë ushqimit
  • Sigurohet që ushqimi është përgatitur në cilësi dhe standarde të larta; në rast te kundërt është i gatshëm të ndërhyj
  • Sigurohet që vaktet të përgatiten dhe shërbehen në kohë të shkurtër dhe në sasi të caktuar
  • Mbikëqyr dhe kontrollon nivelin e stokut në kuzhinë, si dhe porositë e stokut
  • Sigurohet që dëmet dhe humbjet të jenë minimale nga monitorimi i kujdesshëm i metodave të përgatitjes së ushqimit
  • Mëson stafin aftësi të cilat u duhen të përformojnë për të arritur standardet e kërkuara
  • Delegon detyrat gjithë stafit të kuzhinës në mënyrë efikase
  • Mbikëqyr dhe monitoron punën e gjithë stafit të kuzhinës
  • Siguron që higjiena të jetë maksimale në kuzhinë
  • Mbikëqyr dhe raporton shpenzimet e kuzhinës

Njohuritë dhe aftësitë e kërkuara: 

  • Preciz/e, i/e shkathët dhe i/e shpejtë
  • I/e besueshëm/e
  • I/e vëmendshëm/e ndaj detajeve, kreativ/e, dhe improvizues/e
  • Pozitiv/e dhe motivues/e
  • Aftësi të mira organizative dhe multifunksional/e
  • Fleksibilitet në orar të punës, sidomos në fillim
  • Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme

Kualifikimet:                                    

  • Minimum 4 vite përvojë pune si shef kuzhine hoteli apo restoranti
  • Shkollim profesional për kuzhinë
  • Përvoja në kuzhinat ndërkombëtare e dëshirueshme
  • Çfarëdolloj trajnimi në këtë fushë është më se i dëshiruar

Rroga: E negociueshme

-------------------------------

Titulli i pozitës: Kuzhinier/e

Departamenti: Kuzhina

Raporton te: Shefi/ja e kuzhinës

Funksioni:

Kuzhinieri/ja është përgjegjës/e për ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë në ushqim, dhe përmbushjen e kërkesave të klientëve në formë të porosive, duke ju përgjigjur strukturës së formuar nga shefi/ja kryesor/e i/e kuzhinës.

Përgjegjësitë dhe detyrat:                

  • Përgatit ushqim sipas porosive dhe menysë
  • Bën porosi te shefi kryesor për ingredientët që i nevojiten
  • Njeh mirë menynë dhe ingredientët me të cilat punon
  • Ofron ushqim dhe shërbim të cilësisë së lartë dhe sasisë së caktuar
  • Pastron rrëmujën dhe hapësirën e tij/saj në kuzhinë, dhe nëse i kërkohet nga shefi/ja pastron edhe hapësira tjetra
  • Mban pastër hapësirën dhe mjetet me të cilat punon
  • Merr përsipër kryerjen e ndonjë detyre shtesë sipas kërkesës së shefit/ës kryesor/e të kuzhinës
  • Raporton shefin/ën kryesor/e të kuzhinës për çfarëdo çështje

Njohuritë dhe aftësitë e kërkuara: 

  • Shkathtësi dhe shpejtësi në shërbim
  • Bashkëpunues me kolegët
  • Pozitivitet dhe durim
  • I/e organizuar dhe multifunksional/e
  • Fleksibilitet për të punuar në ndërrime
  • Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme

Kualifikimet:                                    

  • Minimum 3 vjet përvojë pune si kuzhinier hoteli apo restoranti
  • Minimum shkollën e mesme të përfunduar
  • Çfarëdolloj trajnimi në këtë fushë është më se i dëshiruar

Rroga: E kënaqshme në bazë të eksperiencës

----------------------------

Titulli i pozitës: Ndihmës/e kuzhinier/e

Departamenti: Kuzhina

Raporton te: Kuzhinieri

Funksioni:

Ndihmës/e kuzhinieri/e ka funksion ndihmës në kuzhinë, dhe vepron si dorë e tretë dhe katërt e kuzhinierit/ës, duke ndihmuar atë, dhe njëkohësisht duke mësuar mënyrën e punës në kuzhinë.

Përgjegjësitë dhe detyrat:                

  • Ndihmon kuzhinierin në përgatitjen e ushqimit
  • Pastron perimet, dhe ingredientët tjerë të specialiteteve
  • Pastron mjetet e nevojshme për punë
  • Përgatit sallata apo ndonjë pjate të lehtë, në bazë të kërkesës së kuzhinierit/ës dhe shefit/ës së kuzhinës
  • Pastron rrëmujën dhe hapësirën e tij/saj në kuzhinë, dhe nëse i kërkohet nga shefi/ja pastron edhe hapësira tjera
  • Merr përsipër kryerjen e ndonjë detyre shtesë sipas kërkesës së kuzhinierit/ës ose shefit/ës kryesor/e të kuzhinës
  • Vendos pjatat e ushqimit në karrocë, dhe bart karrocën deri tek dera e kuzhinës.

Njohuritë dhe aftësitë e kërkuara: 

  • Shkathtësi dhe shpejtësi
  • Kurioz/e dhe dëshirë për të mësuar
  • Bashkëpunues/e dhe dëgjues/e i/e mirë

Kualifikimet:                                    

  • Minimum 1 vjet përvojë pune në kuzhinë hoteli apo restoranti
  • Minimum shkollën e mesme të përfunduar
  • Çfarëdolloj trajnimi në këtë fushë është më se i dëshiruar

Rroga: E kënaqshme në bazë të eksperiencës

---------------------------

Titulli i pozitës: Shankist/e

Departamenti: Restoranti dhe Coffee House

Raporton te: Menaxheri/ja përkatës/e

Funksioni:

Shankisti/jaështë përgjegjës për zhvillimin e një ritmi efikas të punës që i mban kamarierët dhe klientët në shank dhe në salla të kënaqur në çdo kohë, dhe që mban shankun të pastër dhe në rregull.

Përgjegjësitë dhe detyrat:                

  • Përgatit dhe shërben kafenë dhe pijet
  • Sigurohet që kamarierit ti kryhet shërbimi sipas kërkesës së klientit në bazë të rregullores dhe standardeve të hotelit
  • -Përgatit pije jo alkoolike ose alkoolike për shank në Coffee House dhe restorant
  • Vlerëson nevojat dhe preferencat e klientëve dhe ofron rekomandime në bazë të tyre
  • -Përzien përbërësit për të përgatitur kokteje, dhe identifikon moshën e klientëve për të mos tejkaluar moshën e pirjes së lejuar me ligj
  • -Ofron menynë e shankut klientëve dhe merr porosinë e tyre
  • -Pastron gotat dhe hapësirën e shankut
  • -Bën rimbushjen e inventarit të shankut përmes menaxherit

Njohuritë dhe aftësitë e kërkuara: 

  • Shkathtësi dhe shpejtësi në përdorimin e aparatit të kafes dhe shërbim
  • Komunikim i mirë me klientët dhe bashkëpunues/e me kolegët
  • Pozitivitet dhe durim
  • I/e organizuar dhe multifunksional/e
  • Fleksibilitet për të punuar në ndërrime
  • Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme
  • Njohja e pjesës së shërbimit të klientëve në tavolinë (restorantit) e preferuar

Kualifikimet:                                   

  • Përvojë pune si shankist/e të paktën 2 vite
  • Minimum shkollën e mesme të kryer
  • Çfarëdolloj trajnimi në këtë fushë është më se i dëshiruar

Rroga: E kënaqshme në bazë të eksperiencës

--------------------------------

Titulli i pozitës: Kamarier/e

Departamenti: Restoranti dhe Coffee House

Raporton te: Menaxheri/ja përkatës/e

Funksioni:

Restoranti është një ndër pikat tona kyçe, që duhet të ofroj shërbim maksimal si për mysafiret e hotelit ashtu edhe për klientët tjerë. Kamarieri/ja duhet të jetë i/e shkathët dhe të shërbejë klientin me kënaqësi dhe durim.

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Përshëndet klientët dhe ju ofron menynë
  • Përgatit tavolinat si duhet
  • Informon klientët për specialitetet e ditës si dhe ofron informacion te     detajuar për ushqim nëse pyesin
  • Merr porosinë e saktë nga klientët, dhe e regjistron në sistem
  • Shërben ushqimin dhe pijet e porositura te klientët
  • Raporton ndonjë problem të mundshëm te menaxheri/ja
  • Në rast të kërkesave të veçanta komunikon me menaxherin/ën
  • Dërgon faturën te klientët dhe mbledh parat
  • Barazohet me menaxherin/ën

Njohuritë dhe aftësitë e kërkuara: 

  • Shkathtësi dhe shpejtësi në shërbim
  • Komunikim i mirë me klientët dhe bashkëpunues/e me kolegët
  • Pozitivitet dhe durim
  • I/e organizuar dhe multifunksional/e
  • Fleksibilitet për të punuar në ndërrime
  • Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme
  • Njohja e shankut e preferuar

Kualifikimet:                                   

  • Përvojë pune si kamerier/e të paktën 3 vite
  • Minimum shkollën e mesme të kryer
  • Çfarëdolloj trajnimi në këtë fushë është më se i dëshiruar

Rroga: E kënaqshme në bazë të eksperiencës

------------------------

Titulli i pozitës: Ndihmës/e kamarier/e

Departamenti: Restoranti dhe Coffee House

Raporton te: Kamerieri/ja

Funksioni:

Ndihmës/e kamarier/e ka funksion ndihmës në restorant, dhe vepron si dorë e tretë dhe katërt e kamarierit/es, duke ndihmuar atë, dhe njëkohësisht duke mësuar mënyrën e punës në restorant

Përgjegjësitë dhe detyrat:                

  • Përgatit tavolinat si duhet
  • Shërben ushqimin dhe pijet e porositura te klientët
  • Raporton ndonjë problem të mundshëm te kamarieri/ja
  • Pastron tavolinat e restorantin dhe Coffee House
  • Merr përsipër kryerjen e ndonjë detyre shtesë sipas kërkesës së kamerierit ose menaxherit të restorantit

Njohuritë dhe aftësitë e kërkuara: 

  • Shkathtësi dhe shpejtësi
  • Kurioz/e dhe dëshirë për të mësuar
  • Bashkëpunues/e dhe dëgjues/e i/e mirë
  • Njohja e gjuhës angleze është e dëshirueshme

Kualifikimet:                                    

  • Minimum 1 vjet përvojë pune si kamerier/e hoteli apo restoranti
  • Minimum shkollën e mesme të përfunduar
  • Çfarëdolloj trajnimi në këtë fushë është më se i dëshiruar

Rroga: E kënaqshme në bazë të eksperiencës

-----------------------------

Titulli i pozitës: Recepsionist/e

Departamenti: Recepsioni

Raporton te: Menaxheri/ja përkatës/e

Funksioni:

Recepsionisti/ja është përgjegjës/e e të ofruarit një mirëpritje miqësore dhe efektive për klientët, si pikë e parë referimi e klientit me hotel. Këtu hyn rezervimi i dhomës, përgjigjet ndaj pyetjeve të klientëve, si dhe adresimi i kërkesave të tyre.

Përgjegjësitë dhe detyrat:                

  • Përshëndet mysafirët në hotel, përcakton natyrën e biznesit dhe drejton klientin te personi/departamenti përkatës
  • Përgjigjet telefonatave, dhe drejton telefonatën te personi përkatës
  • Transferon telefonatat në voicemail kur personi i kërkuar nuk ndodhet
  • Adreson kërkesat shtesë apo komentet e klientit te menaxheri përkatës
  • Rezervon dhomat dhe sallën e konferencave
  • Asiston klientët në shërbimet e ofruara nga hoteli, duke përfshirë faksin, fotokopjen, dhe shërbimet të biznesit
  • Asiston klientët për shërbimet jashtë hotelit
  • Pranon dhe dërgon letrat postare klientëve
  • Pranon dhe dërgon faksin
  • Përgjigjet pyetjeve në lidhje me organizatën dhe hotelin, duke ju dhënë edhe kontakte të nevojshme

Njohuritë dhe aftësitë e kërkuara: 

  • Aftësi të mira komunikuese dhe dëgjues/e i/e vëmendshëm/e
  • Pozitiv/e, jo temperament/e dhe interaktiv me klientët
  • Njohja e disa gjuhëve është e preferueshme

Kualifikimet:                                    

  • Përvojë pune si recepsionist/e
  • Minimum diploma e shkollës së mesme
  • Gjuha angleze e domosdoshme
  • Çfarëdolloj trajnimi në këtë fushë është më se i dëshiruar

Rroga: E kënaqshme në bazë të eksperiencës

----------------------

Titulli i pozitës: Shërbyes/e e dhomave

Departamenti: Hoteli

Raporton te: Menaxheri/ja përkatës/e

Funksioni:

Shërbyesi/ja i/e dhomave ka funksion të pastroj dhe shërbej dhomat e hotelit, duke garantuar që klienti të ndihet rehat dhe mirë gjatë qëndrimit në hotel.

Përgjegjësitë dhe detyrat:                

  • Pastron dhomat, korridoret, banjat, dhe potencialisht hapësirat tjera të objektit
  • Vakumon/ pastron tepihët
  • Pastron pluhurin dhe i bënë me politurë dollapët, dhe pjesët e drurit
  • Zbraz koshat me mbeturina sa herë të jetë e nevojshme
  • Rregullon gjërat të cilat kanë lëvizur/janë zhvendosur
  • Zëvendëson produktet në banjë dhe produktet e mini barit
  • Pastron dhomën e klientit çdo ditë në mëngjese dhe kur kërkohet
  • Vendos rrobat që duhet të dërgohen në pastrim kimik në një vend
  • Siguron që shërbimet e pastrimit kimik për të gjithë klientët të jenë të kryera në bazë të kërkesës së tyre
  • Hekuros te gjitha materialet qe duhet te hekurosen
  • Dërgon peshqir shtesë, hekur ose ndonjë gjë tjetër në dhomë, në bazë të kërkesës së klientit.
  • Mbikëqyr/ kontrollon nivelin e stokut për pastrim dhe për dhoma të hotelit, dhe kërkon të bëhet porosi për stok nga menaxheri kur është e nevojshme.

Njohuritë dhe aftësitë e kërkuara: 

  • Shpejtësi dhe pastërti maksimale në punë
  • I/e besueshëm/e
  • I/e durueshëm/e dhe jo temperament/e

Kualifikimet:                                    

  • Përvojë pune si pastrues hoteli e dëshirueshme
  • Minimum shkolla e mesme e përfunduar
  • Çfarëdolloj trajnimi në këtë fushë është më se i dëshiruar

Rroga: E kënaqshme në bazë të eksperiencës

Menyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit duhet të mbushin paltoformën që gjendet me poshtë për aplikim.

Ndersa Menaxheri përveç CV-së dhe dokumenteve plotesuese, duhet të dergoj edhe një letër motivuese, kurse shefi vetëm CV-në dhe dokumentet.
 
Email: info@hotel-galla.com
Numri i telefonit kontaktues: 049 382 300.
 
Adresa e hotelit:
Aeroporti Nderkombetar i Prishtines "Adem Jashari," Vrella e Goleshit, Lipjan 10070 (terminali i vjeter i aeroportit Adem Jashari Sllatin-Prishtine).

Expired

Advertising
Advertising
Facebook