Log in
X

Company Name

BUÇAJ sh.p.k.

Phone Number

+381 (0)38 606 300, +381 (0)38 606 400

Company Place

Prishtinë

Merchandiser, Mbikqyrës i Promocioneve, Promotore

Merchandiser, Mbikqyrës i Promocioneve, Promotore

Information

Publish Date

07.02.2018

End Date

28.02.2018

Categories

Të tjera...

Job Places

Të gjitha qytetet

Job Description

Korporata Buçajshpall konkurs për pozitata:

Merchandiser për regjionin e Pejës , Mbikqyrës i Promocioneve , Promotore për të gjitha regjionet.

Merchandiser për regjionin e Pejës

Përgjegjësitë për pozitën

  • Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionimit dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të Korporatës në pikën apo planin e caktuar;
  • Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve të brendit në treg;
  • Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve të brendit përkatës brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuara në plan;
  • Kërkon mundësit për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve jashtë raftit;
  • Siguroj pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të POSM të përkohshëm/përhershëm dhe të negocioj pozitat kryesore dhe ekskluzive për POSM;
  • Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitësve me pakicë, mban freskinë e produkteve kryesore duke aplikuar rotacion strikt, kodimit dhe i përmbahet standardeve të temperaturës;
  • Kontrollon freskinë dhe implementon principin “First In First Out” (i pari hyn i pari del nga rafti).

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme - preferohet të kenë diplomë universitare;
  • E preferuar 1 vit përvojë pune në shitje/merchandising;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të aftë të punojnë në ekip dhe të pavarur.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi të punës ekipore dhe fleksibilitet; 
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të punës nën presion.
  • Të posedojë aftësi të mira ndërpersonale;

 

Mbikqyrës i Promocioneve

Përgjegjësitë dhe detyrat :

  • Bën mbikëqyrjen e promocioneve;
  • Përgjegjës për  mbarëvajtje para / gjatë / pas promocionit;
  • Përcjellja e aktiviteteve të konkurrencës;
  • Siguron mbështetje administrative dhe logjistike ekipit të cilin e mbikqyrë;
  • Kontrollon / mban evidencë pë punonjnësit dhe performancën e tyre;
  • Raportimi javor tek menaxheri i marketingut.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët preferohet të kenë diplomë universitare;
  • Të posedoj patent shofer;
  • Kandidatët duhet të kenë përvojë pune në fushën e promocionit dhe marketingut;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera komunikimi me konsumatorë;
  • Të jenë të aftë të punojnë me mbikëqyrje minimale dhe në punë ekipore;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Të posedojë aftësi të mira ndërpersonale;

 

Promotore për të gjitha regjionet e Kosovës

Përshkrimi i punës: 

  • Prezantimi i produkteve gjatë aktiviteteve të promocionit;
  • Të informoj konsumatorët rreth fushatës së promocionit;
  • Të njoftoj konsumatorët për produktet, kualitetin, çmimin, etj.;
  • Pjesëmarrja në promovime të produkteve; 

Kualifikimet e kërkuara:      

  • Kandidatet duhet të jenë mbi moshën 18 vjeçare;
  • Kandidatet duhet të kenë të kryer së paku shkollën e mesme;
  • Përvojë punë në fushën e promocionit apo shitjes është përparësi;
  • Të jenë të afta të punojnë me mbikëqyrje minimale;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera komunikimi me konsumatorë;

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke plotësuar aplikacionin e korporatës Buçaj dhe ta dërgojnë përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.com. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 07Shkurt 2018 deri më28 Shkurt 2018.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook