Log in
X

Company Name

Ministria e Administratës Publike

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Drejtor i Përgjithshëm në Shërbimin Korrektues të Kosovës / Ministria e Drejtësisë

Drejtor i Përgjithshëm në Shërbimin Korrektues të Kosovës / Ministria e Drejtësisë

Information

Publish Date

27.12.2017

End Date

10.01.2018

Categories

Ministri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në bazë të Nenit 15 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Nenit 8 të Rregullores Nr. 06/2010 për Procedurat e Emërimit në Pozita të Larta Drejtuese në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ministria e Administratës Publike shpall konkurs për këtë vend pune:

Titulli i vendit të punës:
I. Drejtor i Përgjithshëm në:
Shërbimin Korrektues të Kosovës / Ministria e Drejtësisë (1).
Paga mujore: 1.126.13 € bruto.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Siguron këshilla të politikave për Ministrin; siguron që vendimet e politikave dhe masat tjera të Shërbimit Korrektues të zbatohen në mënyrë efikase dhe efektive; siguron që masat zbatuese të Shërbimit Korrektues të monitorohen rregullisht dhe që të merren masa korrigjuese në rast të pengesave; menaxhon nëpunësit civil dhe punonjësit tjerë të Shërbimit Korrektues; menaxhon financat dhe burimet e tjera të Shërbimit Korrektues; menaxhon rrjedhën e informacionit në Shërbimit Korrektues dhe koordinon raportet e Shërbimit Korrektues me organet e tjera vartëse administrative etj.
- Përshkrimin e plotë të detyrave dhe përgjegjësive të punës për ketë pozitë mund të gjeni në linkun http://map.rks-gov.net/getattachment/2c956b17-b2ba-459f-8131-c240e190cfe3/.aspx

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, të mos jetë anëtarë i ndonjë partie politike; të ketë reputacion moral dhe profesional, dhe të mos jetë i dënuar për vepër penale.

Procedurat e konkurrimit:
- Konkurrimi për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm është e hapur dhe kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë nëpunësit civilë në pozita të larta drejtuese, pozita
drejtuese ose në pozita të barasvlershme në institucionet e administratës publike apo në kompanitë publike ose private.

Shkollimi i kërkuar:
- Diplomë universitare (minimum 4 vjeçare pas shkollës së mesme) apo të avancuar, e preferuar në fushat që ndërlidhen me punën e Shërbimit Korrektues.

Aftësitë, përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:
- Duhet të kenë shkathtësi në përcaktimin dhe arritjen e objektivave strategjike të institucionit; aftësi të larta organizative dhe drejtuese; aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe negocimit; aftësi të dëshmuara për analizën e gjendjes dhe ofrimin e opsioneve; standarde të larta të integritetit; ndershmërisë dhe drejtësisë; njohuri bazike në programet e kompjuterit.
- Të ketë 8 vite përvojë pune profesionale prej të cilave së paku pesë (5) vite përvojë pune në pozita udhëheqëse.
- Njohja e gjuhëve të huaja ka përparësi në rast të vlerësimit të barabartë të kandidatëve.
- Njoftohen aplikantët se pjesë e vlerësimit të përzgjedhjes do të jenë kriteret e hollësishme të paraqitura në përshkrimin e vendit të punës.

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:
- Përzgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm bëhet në pajtim me Ligjin nr. 04/L-149 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren Nr. 06/2010 për Procedurat e Emërimit në Pozita të Larta Drejtuese në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

Kohëzgjatja e emërimit:
- Mandati për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm është pesë (5) vjet me mundësi rizgjedhje.

Data e mbylljes së konkursit:
- Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit.

Paraqitja e kërkesave:
- Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Ministrinë e Administratës Publike, Zyra e Personelit, dhoma nr. 320, kati III , ndërtesa e Pallatit të Shtypit, Prishtinë, ose nëpërmjet adresës elektronike në linkun: http://map.ks-gov.net. Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, të diplomuarit në universitetet jashtë vendit t’ia bashkëngjisin dëshminë e nostrifikimit të diplomës; dëshminë përkatëse për përvojën e punës; dëshminë se nuk është në hetime apo i dënuar për vepër penale dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme, që kërkohen për vendin e punës.
- Aplikuesit duhet të paraqesin: 1) një CV; dhe 2) një letër motivim me shpjegime të qarta dhe shembuj nga përvoja profesionale që tregojnë se si përvoja dhe aftësitë e tyre përputhen me kërkesat e vendit të punës.

“Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e Shërbimit Civil të administratës publike qendrore dhe
lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3, të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.
- Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara do të refuzohen.
- Në rast të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë duhet t’i sjellin për verifikim dokumentet origjinale.

Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni në tel: 038-20030185, prej orës 8:00 – 16:00.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook