ZYRTAR PËR PROJEKTE
Information
- Publish Date
16.03.2017
- End Date
24.03.2017
- Categories
Ekonomi
- Job Places
Prishtinë
Job Description
KONKURS
ZYRTAR PËR PROJEKTE
D&D Business Support Center, kërkon kandidatë të motivuar për pozitën: Zyrtar për Projekte
KUALIFIKIMET MINIMALE
- Të paktën diplomë universitare në fushën e biznesit ose ekonomisë,
- Përvojë pune në implementim apo menaxhim të projekteve apo në fushën e shërbimeve për biznese apo administrim biznesi si: marketing, biznes plane, financa, kontabilitet, hulumtime, analiza, apo të ngjashme,
- Njohuri dhe shkathtësi në menaxhim dhe koordinim të aktiviteteve përgjatë implementimit të projekteve,
- Shkathtësi planifikimi dhe organizimi,
- Aftësi në përpilim të shkresave, raporteve, propozimeve, ofertave dhe të dokumenteve të ngjashme,
- Aftësi dhe shkathtësi komunikimi,
- Njohja e gjuhës angleze e domosdoshme,
- Njohuri dhe shkathtësi të avancuara në përdorimin e kompjuterit (paketës Ms Office),
- I gatshëm për punë ekipore dhe në raste të veçanta jashtë orarit të punës.
DETYRAT KRYESORE
- Merr pjesë në mënyre direkte ofrimin e shërbimeve të konsulencës për klient,
- Koordinimi i aktiviteteve gjatë implementimit të projekteve,
- Përcjell dhe monitoron implementimin e projekteve,
- Përpilon raporte periodike lidhur me progresin dhe performancën në implementim të projekteve,
- Hulumtime dhe analizë e të dhënave që shërbejnë si bazë për nevoja të produkteve të ndryshme të konsulencës për biznes dhe/apo për nevoja të tjera përgjatë implementimit të projekteve të ndryshme,
- Përpilimi i dokumenteve administrative, shkresave, raporteve dhe propozimeve/ofertave,
- Shërbime marketingu dhe reklamimi për produktet dhe shërbimet për kompaninë por edhe shërbime të tilla klientët,
- Menaxhimi i portofoleve të klientëve të organizatës dhe krijon/mirëmban bazën e të dhënave për klientët e organizatës,
- Punë tjera që ndërlidhen me aktivitet ditore të zyrës.
D&D BSC ofron mundësi ngritje në karrierë dhe pagë konkurruese për kandidatët e suksesshëm.
Aplikimi mund të bëhet përmes dërgimit të CV-së dhe një letër motivimi, në E-mail adresën: info@dd-bsc.com
Afati i fundit për aplikim është datë 24/Mars/2017, ora 16:00!
Expired
Advertising
Latest Jobs
Advertising
Facebook
Latest Jobs