Mësimdhënës për profilet Ndërtimtari: Instalues Elektrik, Instalues i Ujësjellësit dhe Kanalizimit dhe Instalues i Ngrohjes dhe Klimatizimit, Metalpunues/Saldator
Information
- Publish Date
06.03.2017
- End Date
30.03.2017
- Contact Person
Al Trade Holding
- Categories
Arsim & Edukim
- Job Places
Prishtinë
Job Description
Institucioni Privat Arsimor “Bau Academy” bën hapjen e Shkollës së Mesme të Lartë Profesionale në Prishtinë, sipas kritereve të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ Nr. 05/2015.
Bau Academy është pjesë e Grupit “Al Trade Holding”, e cila ka në pronësinë e saj edhe kompanitë: Al Trade, Bau Market, Bau Block, Bau Energy dhe Bau Real Estate.
Me këtë rast, shpall konkurs për vende të lira pune për pozitat:
1. Mësimdhënës për profilin “Ndërtimtari”
a. Kualifikimet e kërkuara:
I. Mr.Sc. i ndërtimtarisë/arkitekturës
II. Inxh. i diplomuar i ndërtimtarisë/arkitekturës
2. Mësimdhënës për profilin “Instalues Elektrik”
a. Kualifikimet e kërkuara:
I. Mr.Sc. i elektroteknikës dhe elektronikës; Inxh. i dipl. i elektroteknikës dhe elektronikës
II. Mr.Sc. i elektroteknikës-elektronikës industriale; Inxh. i dipl. i elektroteknikes-elektronikës industriale
III. Mr.Sc i makinerisë; Inxh. i dipl. i makinerisë
IV. Mr.Sc. i ekonomisë; Ekonomist i diplomuar
3. Mësimdhënës për profilet “Instalues i Ujësjellësit dhe Kanalizimit dhe Instalues i Ngrohjes dhe Klimatizimit”
a. Kualifikimet e kërkuara:
I. Mr. Sc. i makinerisë; Inxh. i dipl. i makinerisë
II. Mr. Sc. i ndërtimtarisë; Inxh. i dipl. i ndërtimtarisë
III. Mr. Sc. i elektroteknikës dhe elektronikës; Inxh. i dipl. i elektroteknikës dhe elektronikës
IV. Mr. Sc. i ekonomisë; Ekonomist i diplomuar
V. Mr. Sc. i inxhinierisë mekanike
4. Mësimdhënës për profilet “Metalpunues/Saldator”
a. Kualifikimet e kërkuara:
I. Mr. Sc. i makinerisë; Inxh. i dipl. i makinerisë
II. Mr. Sc. i elektroteknikës dhe elektronikës; Inxh. i dipl. i elektroteknikës dhe elektronikës
III. Mr. Sc. i ekonomisë; ekonomist i diplomuar
Detyrat dhe përgjegjësitë e të punësuarit:
- Merr pjesë aktivisht në zhvillimin dhe planifikimin institucional të programit përkatës për të cilin angazhohet;
- Njihet në detaje me rregulloret e Shkollës dhe i aplikon ato gjatë organizimit dhe mbajtjes së mësimit;
- Ndërmerr iniciativë për përditësimin e programit mësimor profesional, si për literaturën teorike ashtu edhe për pjesën e moduleve praktike;
- Njihet në detaje me programin e Shkollës, syllabusëve dhe kurseve të ofruara nga Shkolla;
- Zhvillon planin dhe orarin e mbajtjes së mësimit, në varësi të grupeve;
- Menaxhon dhe mbikëqyrë arritjen e standardeve sipas kërkesave të Shkollës;
- Përgatitë raporte të rregullta lidhur me realizimin e mësimit.
- Për vendin e lirë të punës kërkohet kualifikim përkatës profesional, sipas Udhëzimit
- Administrativ Nr. 05/2015 – normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional, përkatësisht:
- Dëshminë e kualifikimit shkollor;
- Dëshminë mbi përvojën e punës;
- Referenca dhe Rekomandime;
- Trajnime profesionale;
- Kopjen e letërnjoftimit;
Dosjet e pakompletuara dhe që nuk janë në përputhje me UA 05/2015, nuk shqyrtohen.
Njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e përgjithshme për vendin e punës:
- Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
- Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës;
- Njohja e gjuhës Angleze (dëshmitë e ofruara janë përparësi);
- Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe vlerësuese
- Shkathtësi kompjuterike në aplikim të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
- Njohuri të mira mbi ligjet në fushën përkatëse;
- Aftësi për të punuar në ambientet e punës në grup.
Ju lutemi që CV-të dhe dokumentet e bashkangjitura t’i dërgoni në e-mail adresën: hr@altradeholding.eu .
Afati për aplikim do të jetë deri më datën: 30/03/2017.
Te rubrika “Subject” të ceket emri, mbiemri dhe profili mësimor për të cilin aplikoni.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Aplikimet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë, nuk do të merren në vlerësim.
Expired