business

Analist/e Kreditor (2), Arkatar/e (1)

  • star Publikuar: 20-12-2023
  • star Skadon: 03-01-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Bankë
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Prizren, Gjakovë, Pejë
Shikime 1539

Konkurs për vende pune

Institucioni Financiar Jo Bankar “Lesna” sh.a. fton të gjithë të interesuarit të cilët janë të motivuar në arritjen e rezultateve në fushën e kredisë që të aplikojnë për pozitën në vijim.

Pozita 1 : Analist/e Kreditor – Prizren, Gjakovë

Pozita 2 : Arkatar/e - Pejë

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën 1

  • Të identifikojë klientët potencial për kredi përmes promovimit të ofertës kreditore;
  • Të kryen analizën financiare dhe bënë vlerësimin e kapacitetit financiar të klientëve;
  • Të monitorojë trendet dhe zhvillimet e tregut;
  • Të mbledh, analizojë dhe verifikojë informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
  • Të ndërtojë portfolio dhe bazën e klientëve;
  • Te vlerësojë riskun e kredisë;
  • Të përgatitë prezantimin përpara Komitetit Kreditor;
  • Të menaxhojë në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët e biznesit;
  • Të menaxhojë me sukses ciklin e ripagesave mujore të kredive të aprovuara;
  • Të ndërtojë relacione afatgjate dhe profesionale me klientë;
  • Të prezantojë Institucionin në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e tij;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas nevojave në Departament të Kredive dhe në Institucion;

Kualifikimet

  • Diplomë universiteti në ekonomi ose drejtime të tjera;
  • Përvojë e punës në Institucione Financiare;
  • Njohuri mbi ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij;
  • Njohuri të përgjithshme të sistemit bankar;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Njohja e gjuhës angleze përparësi;
  • Aftësi të forta analitike dhe organizative;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të punës në ekip;

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën 2

  • Prezanton produktet e IFJB Lesna tek klientët.
  • Regjistron te gjitha te dhënat lidhur me procesin e kredidhënies në degë.
  • Pranon pagesat e klientëve dhe shpërndanë kreditë e aprovuara.
  • Regjistron transaksionet në sistem dhe siguron që të dhënat e llogarive të klientëve në program të jenë të sakta.
  • Verifikon dhe sistemon dosjet e kredive të shpërndara.
  • Siguron shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve me qëllim të krijimit të një ambienti të hapur dhe miqësor.
  • Kryen edhe punë të tjera sipas nevojave të degës.
  • Raporton tek Menaxheri i Degës për punët dhe aktivitetet ditore.
  • Punë të tjera të ndërlidhura me kredi-dhënien dhe arkën.

Kualifikimet

  • Diplomë universiteti në ekonomi ose drejtime të tjera;
  • Përvojë e punës në Institucione Financiare (e preferueshme);
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Njohuri mbi përdorimin e programeve të Microsoft Office.


Si të aplikoni?

Aplikimi në Institucionin Financiar Jo Bankar “Lesna” sh.a. bëhet përmes postës elektronike, duke dërguar CV-në tuaj, dokumentet mbi kualifikimet si dhe një letër motivuese, në e-mail: [email protected] , duke cekur në subjekt titullin e pozitës për të cilën aplikoni. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë.

Afati i fundit për aplikim: 03/01/2024