business

Asistente Administrative & Financiare

  • star Publikuar: 31-03-2023
  • star Skadon: 03-04-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Portal Pune
Kategoritë Administratë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 13448

PortalPune.com daton që nga 01.05.2008, është krijuar duke parë kërkesat e shumta për informim të shpejt të punëkërkuesve për të gjitha vendet e lira të punës, si dhe këshillimin e punëkërkuesve për zhvillim të karrierës, njoftimin e punëdhënësve me punëkërkues të kualifikuar, gjithmonë duke shërbyer si urë lidhëse në mes të punëkërkuesëve dhe punëdhënësve.

Me zgjerimin e kompanisë normalisht që është shtuar edhe nevoja për rekrutim shtesë të stafit

Për të na ndihmuar të arrijmë misionin tonë, ne i'u ftojmë t'i bashkangjiteni ekipit tonë si Asistente Administrative & Financiare

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Pranimi i telefonatave dhe drejtimi i tyre në mënyrë efikase;
  • Përgjegjës/e për kryerjen e detyrave të ndryshme administrative;
  • Përgatit dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korespodencen, raportet dhe shkresat tjera,
  • Ruan dhe mirëmban dokumentet, dosjet e zyrës të kopjeve fizike dhe elektronike,
  • Pranimi, kontrollimi dhe sistemimi i dokumentacionit kontabël;
  • Regjistrimi kontabël i dokumentacionit të pranuar në softuerin e kontabilitetit sikurse janë faturat e blerjes faturat e shpenzimeve sipas kategorive, regjistrat e pagave;
  • Përgatit raportet ditore për të hyrat e realizuara nga shitja me të gatshme dhe harmonizon të njëjtat me raportet e bankës;
  • Menaxhimin e llogarive te arkëtueshme;
  • Menaxhimin e llogarive te pagueshme;
  • Përgatit dhe analizon harmonizimet e transaksioneve bankare;

Kualifikimet e nevojshme:

  • Student/e në Fakultetin Ekonomik, Financa Kontabilitet.
  • Të ketë përvojë pune në Kontabilitet apo Financa.
  • Aftësi të mira në përdorimin e MS Office (Veqanerisht në Excel)
  • Njohuri për programin financiar Quickbooks apo të ngjashëm
  • Aftësi të shkëlqyera kompjuterike
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative
  • Vetëiniciativë, ambicie, besnikëri dhe konfidencialitet.

Cfarë ne ofrojmë:

  • Pjesë e një kulture dinamike pune
  • Rritja e vazhdueshme nënkupton ekzistencën e shumë mundësive për zhvillim
  • Atmosferë pune pozitive, dinamike dhe motivuese
  • Mundësi për formim profesional dhe arsimor

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në e-mail: [email protected]

Ju lutemi që në subject ta cekni pozitën për të cilën aplikoni!