Termat e Referencës: Fasilitues/e (Ekspert/e), kompanie ose konsulenti individual për të fasilituar 7 fokus grupe për bizneset agro-rurale ose fermat e udhëhequra nga gratë si dhe për fasilitimin e punëtorisë
Projekti: ‘Grate rurale dhe fuqizimi i tyre socio-ekonomik ne periudhen e post-pandemise’
Zbatuar nga: Rrjeti i Organizatave per Zhvillim Rural te Kosoves – RROZHRK
Mbështetur nga: Fondi i Grave të Kosovës, me financim nga Zyra e Bashkimit Europian ne Kosove.
HISTORIKU
Organizata “Rrjeti i Organizatave per Zhvillim Rural te Kosoves – RROZHRK” është themeluar në vitin 2013, e cila parimisht e ka në fokus primar sektorin e zhvillimit rural dhe me të gjitha aspektet tjera që kontribojnë në zhvillim të qëndrueshëm rural përfshirë ekspertize në promovim, adresim, rrjetëzim avokim dhe lobim për politikat agro-rurale, socio-ekonomike, gjinore, mjedisore dhe me aspektet tjera që i kontribojnë sektorit dhe komunitetit rural. Njëra nga komponentet kryesore të strategjisë së RROZHRK-së është barazia ginore në kontekst rural. Që pothuajse 3 vite në mënyrë proaktive adresojmë nevojat, problemet e grave nga/në zonat rurale në mbarë Kosovën. Në këtë kontekst përmes trajnimeve, punëtorive dhe aktiviteteve avokuese kemi mbështetur angazhimet socio-ekonomike të grave rurale në forma të ndryshme.
QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT
Projekti ”Gratë rurale dhe fuqizimi i tyre socio-ekonomik në periudhën e post-pandemise’’ i mbështetur nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe financuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosove ka për qëllim Fuqizimin socio-ekonomik të grave rurale përmes ndërgjegjësimit institucional mbi sfidat dhe pasojat që situatat emergjente sjellin dhe masat parandaluese e mbështetëse, si dhe informimit të grave mbi mundësitë e mbështetjës institucionale.
Projekti synon të trajtoj dimenzionin e fuqizimit ekonomik të grave përkatësisht grave nga zonat rurale që është kategori që ka fokus strategjik nga ana e RROZHRK-së.
Sfidat që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe social në Kosovë kanë pasur ndikim tek të gjithë shoqeria sidomos me implikimet dhe pasojat e shkaktuara nga pandemia Covid-19.
Një nga kategoritë më të atakuara nga kriza socio-ekonomike post-pandemisë, janë pikërisht gratë me theks të vecantë gratë që jetojnë dhe gravitojnë në zona rurale.
Humbja e vendeve të punës, mungesa e qasjes në pronë e toke bujqësore, dhuna me bazë gjinore dhe problemet tjera të natyrës socio-ekonomike janë vështirësi e sfida të cilat i kanë shoqëruar dhe shoqërojnë gratë nga zonat rurale anembanë vendit.
Pra, projekt propozimi ynë synon qe të adresoj aspektin e fuqizimit ekonomik të grave nga zonat rurale si aspekt i goditur rëndë nga pasojat e pandemisë Covid-19.
Për zbatimin e këtij projekti RROZHRK kërkon të punësoj një Fasilitues/e, i/e cili/a do jetë pergjegjës/e për ofrimin e njohurive dhe shkathësive në punëtoritë si dhe për fasilitimin e 7 fokus grupeve. Fasilituesi/ja do jetë pergjegjës/e për përgaditjen e raporteve specifike për punetoritë si dhe për të gjitha fokus grupet.
PËRGJEGJËSITË
Fasilituesi/ja do të angazhohet 15 ditë pune për gjate 6 muajve të projektit dhe do jetë pergjegjës/e për ofrimin e njohurive dhe shkathësive në punëtoritë si dhe për fasilitimin e 7 fokus grupeve. Fasilituesi-ja do jetë pergjegjës/e për përgaditjen e raporteve specifike për punetoritë si dhe për të gjitha fokus gurpet. Fasilituesi/ja i/e përzgjedhur do të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me stafin e projektit . Pala e përzgjedhur do të jetë gjithashtu përgjegjëse t'i raportojë menaxherit të projektit verbalisht ose me shkrim në varësi të kërkesave.
DETYRAT
- Disa nga përgjegjësitë për të cilat do të angazhohet Fasilituesi/ja përfshijnë:Mbështetja dhe fasilitimi i 7 fokus grupeve për bizneset agro-rurale – fermat e udhëhequra nga gratë;
- Mbështetja dhe fasilitimi i një punëtorie dyditore për identifikimin e pasojave, sfidave dhe demeve të shkaktuara si pasojë e pandemisë COVID-19 me të cilat gratë e përfshira në aktivitete bujqësore janë përballur dhe finalizimin e përmbledhjes së politikave;
- Fasilituesi/ja do të punojë në bashkëpunim të ngushtë me menaxherin e projektit dhe me stafin ekzekutiv të RROZHRK-së;
- Përgatitja e një raport përmbledhës për mbarëvajtjen, zhvillimin dhe konkluzionet e dy aktiviteteve
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT E FASILITUESIT/ËS
- Fasilituesi/ja e përzgjedhur duhet të demonstrojë në ofertën e tij/saj që posedon, të paktën: Diplomë universitare në ekonomi, juridik, bujqësi ose formim tjetër arsimor të aplikueshëm.
- Të paktën 3 vite përvojë në detyra të ngjashme.
- Përvojë në mbështetje dhe punë me OSHC ose organizata – struktura me anëtarësi;
- Njohuri të mira për sektorin e zhvillimit rural në Kosovë.
- Përvoja në punën me komunitetin ndërkombëtar të donatorëve do të konsiderohet si një aset.
- Përvoja e mëparshme në punë me RROZHRK do të konsiderohet si një aset i fortë;
- Njohuri të gjuhës shqipe dhe angleze.
Ofruesi i kontraktuar i konsulencës do të jetë i detyruar të kryejë kompetencat e mëposhtme:
- Demonstron integritet duke aplikuar vlerat dhe parimet etike të RROZHRK-së.
- Të demonstrojnë kompetencë profesionale dhe të ndërgjegjshme dhe efikase në përmbushjen e angazhimeve.
- Respektimi i afateve dhe arritja e rezultateve.
- Shfaq ndjeshmërinë dhe përshtatshmërinë kulturore, gjinore, etnike, fetare dhe moshore
AFATET KOHORE
Shpallja e pozitës 02.08.2023
Afati i fundit për aplikimet 20.08.2023
Zgjedhja e Fasilituesit/ës 21.08.2023
Nënshkrimi i kontratës dhe takimi informativ 23.08.2023
Drafti i parë i dorëzimit të materialit Mbetet të konfirmohet
Materiali final (Mbetet të konfirmohet)
Mbajtja e fokus grupeve dhe punëtorive (Mbetet te konfirmohet)
Raporti përfundimtar (Mbetet te konfirmohet)
KOHËZGJATJA
Fasilituesi/ja do të angazhohet 15 ditë pune për gjate 6 muajve të projektit për periudhën kohore Gusht-Janar 2o24. Data indikative për fillimin e zbatimit të detyrave është 26 Gushti 2023.
DORËZIMI I OFERTAVE
Aplikimi duhet të përfshijë dokumentet e mëposhtme:
- Për kompanitë: Dokumentacioni i biznesit (certifikata e regjistrimit) dhe CV e konsulentit/es të propozuar dhe Oferta Financiare
- Për konsulentët individualë: CV-në
- Letrën e motivimit që shpjegon kualifikimet dhe kapacitetet për realizimin e këtyre detyrave;
- Metodologji e shkurtër lidhur me realizimin e fokus grupeve dhe punëtorive
- Informatat e kontaktit për të paktën dy tri referenca; dhe
- Oferta financiare duhet të ofrohet në Euro, pa TVSH.
- Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen deri më 2o gusht 2023, në orën 17:00 në e-mail [email protected] (cc në [email protected]) duke shkruar në subjekt “Fasilitues/e (Ekspert/e) për të fasilituar 7 fokus grupe për bizneset agro-rurale ose fermat e udhëhequra nga gratë si dhe për fasilitimin e punëtorisë”.
Vetëm kandidatët/tet e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë. në adresën: rr. UCK, p.n. 21000 Rahovec, Kosove.
VLERËSIMI I OFERTAVE
Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh dhe nuk do t'i nënshtrohen vlerësimit të mëtejshëm. Ofertat do të vlerësohen nga një Komision prej tre personave. Vlerësimi i ofertave do të bazohet në "parimin më të mirë të vlerës për paranë" duke përdorur një metodë të ponderimit të pikëve për të vlerësuar kombinimin e kualifikimit të aplikantëve (70%) dhe propozimit financiar (30%).