Kompani
KEDS Energy
Kategoritë
Burime Njerëzore
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
36129
Roli: Specialist i lartë i Burimeve Njerëzore
Departamenti: Burime Njerëzore
Data e mbylljes: 2023-02-19
Data e postimit: 2023-02-10
Lloji i punës: Orarë i plotë
Niveli i eksperiencës: Niveli i ri
Numri i pozitave të lira: 1
Bazuar në skemën aktuale organizative dhe nevojën për plotësimin e vendeve të lira në Divizionet e KEDS-it, Departamenti i Burimeve Njerëzore, në2023-02-10shpall vendë të lirë pune për këtë pozicion:
Specialist i lartë i Burimeve Njerëzore
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhon dhe zbaton saktë ndryshime komplekse të sistemit/aplikacionit të Burimeve Njerëzore;
- Asiston dhe implementon strategji, iniciativa, politika dhe procedurat të BNj në përputhje me strategjinë e përgjithshme të kompanisë;
- Menaxhon planin dhe procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes se kandidatëve për punësim duke siguruar respektimin e plotë të procedurave të brendshme të rekrutimit;
- Ofron këshilla për të punësuarit dhe Menaxhementin në lidhje me çështje të BNj;
- Monitoron proceset e menaxhimit dhe vlerësimit të performancës;
- Rishikon periodikisht procedurat dhe politikat e BNj për të qenë të përditësuar me tregun dhe zhvillimet ligjore;
- Siguron administrim të plotë, kualitativ dhe konfidencial me dosjet e personelit;
- Harton dhe përgatit raporte, vlerësime, prezantime në përputhshmëri me formatet e kërkuara.
Kërkesat dhe kualifikimet:
- Kualifikim Universitar, Bachelor në: Burime Njerëzore, Ekonomi, Juridik, Psikologji apo fusha të ngjajshme;
- Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë në fushën e Burimeve Njerëzore;
- Aftësi te shkëlqyera komunikuese dhe prezantuese;
- Aftësi të shkëlqyera të punës në grup dhe fleksibilitet në marrëdhëniet njerëzore;
- Aftësi shumë të mira të menaxhimit, koordinimit, organizimit dhe planifikimit;
- Të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze dhe të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike;
- Të ketë eksperiencë në sistemet e informacionit të BNj.
Si të aplikoni?
- Ju mund të aplikoni përmes njërës nga dy mënyrat e mëposhtme :
- Të plotësoni aplikimin tuaj online në butonin: Apliko Online;
- Të dërgoni aplikimin tuaj përmes email adresës sonë: [email protected] duke specifikuar në titull pozitën për të cilën aplikoni dhe duke bashkëngjitur dokumentet e mëposhtme:
- - CV-në;
- - Diplomën e kualifikimit;
- - Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
- - Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;
- - Certifikata të trajnimeve të ndjekura;
Shënime të rëndësishme :
- KEDS ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha gjinitë: meshkuj dhe femra dhe nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
- Aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të pranohen dhe aplikimet me defekte do të refuzohen.
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.