business

Vende te lira pune

  • star Publikuar: 24-04-2023
  • star Skadon: 30-04-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Financa
Numri i pozitave 10
Vendi i punës Pejë, Deçan, Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Prizren, Rahovec
Shikime 16449

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim të pozitave si në vijim:

  1. Një (1) Analist-eKreditor-e për degën në Gjilan
  2. Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Pejë
  3. Një (1) Zyrtar-e për kredi të këqija dhe kolektimpër disa degë, me lokacion në Ferizaj
  4. Një (1) Zyrtar-epër kredi të këqija dhe kolektim për disa degë, me lokacionnë Pejë
  5. Një (1) Arkatar-edhe zyrtar-e për regjistrim për degën Gjakovë dheper zevendesime ne deget Deçan, Rahovec me seli ne Xerxe dhe Prizren, me kohë të caktuar (zevendesim):

Analist-eKreditor-e (pozita 1 & 2) Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditorepermes kontaktit me klient,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrorepër aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorinmikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk eshte kusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh MicrosoftOffice,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil,kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Zyrtar-e për kredi të këqija dhe kolektim (pozita 3 & 4)

Përgjegjësitë :

  • Aktivitete lidhur me menaxhimindhe mbledhjen e kredive të këqija,
  • Merr pjesë në mbledhjete komitetit të delikuencës dhe mbeshtet stafin në percaktimin e metodologjisë për menaxhimin dhe mbledhjene kredive të këqija,
  • Verifikon të dhënat e klientëve në vonesë,
  • Viziton klientëtnë vonesë apo menaxhon vizitat tek klientët përmes personitpërgjegjës të degës,
  • Negocion me klientin për kthimin e borxheve të kaluara afati dhe përcjellënë mënyrë të vazhdueshme kthimin e kredive,
  • Mbeshtet procesinpër arketimin e kredisë përmes procedurës gjyqësoreapo përmbaruesve privatë,
  • Mbështet procesine konfiskimit dhe shitjës së kolateralit,
  • Kryen pune qe nderlidhenme kthimin e kredive aktive joperformuese dhe kontaktimi me telefon i klienteve.
  • Punë të tjera të ndërlidhura me pozitën.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi apo juridik,
  • Minimumi nje (1) vit përvojë pune në pozitë të ngjajshmenë institucione financiare,
  • Shkathtësi të mira në negocim, në hartim të dokumenteve me shkrim dhe shkathtësi të mira analitike.
  • Tëjetë komunikativ, dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter(Microsoft Office),
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Patent shofer (kategoria B)

Arkatar-e dhe zyrtar-epër regjistrim (pozita5) Përgjegjësitë:

  • Prezanton produktet e KRK tek klientet.
  • Regjistron te gjitha te dhenat lidhur me procesine kredidhenies ne dege.
  • Pranon pagesat e klientevedhe shperndane kredite e aprovuara.
  • Regjistron transaksionet në programin adekuat dhe siguron që të dhënat e llogarive të klientëve në programtë jenë të sakta.
  • Verifikon dhe sistemon dosjet e kredive te shperndara.
  • Siguron shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve me qëllim të krijimit të një ambienti të hapur dhe miqësor.
  • Raporton në zyrën qëndrorepër aktivitetin kreditor.
  • Punë të tjera të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
  • Përvojë paraprakenë punë të ngjajshme (e preferueshme),
  • Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
  • Njohuri te ndonje programite kontabilitetit apo programi per futjen e te dhenave (e preferueshme),
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil,kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 24.04.2023deri me dt. 30.04.2023. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnëvetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruesetë kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabartatë punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.