business

Asistent/e i/e Financave

  • star Publikuar: 28-11-2024
  • star Skadon: 12-12-2024
Kompani Kujtesa
Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1052

“Kujtesa Net” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Preoc Km. 7 Magjistralja, Prishtine Ferizaj:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira të punës,

Asistent/e i/e Financave

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:

  • Regjistrimi kontabël i dokumentacionit të pranuar në softuerin e kontabilitetit sikurse janë faturat e blerjes dhe pagesave te pranuara
  • Barazimi i arkave të shitjes, agjentëve dhe distributorëve,
  • Barazimi i blerësve dhe furnitorëve sipas kartelave financiare
  • Organizimi dhe ruajtja e dokumentacionit financiar dhe administrativ ne menyre sistematike
  • Gjeneron dhe regjistron faturat e shitjes në sistem ndaj bizneseve sipas kontratave.
  • Përgatitje e raporteve dhe analizave sipas nevojave dhe kërkesave nga udhëheqësi i departamentit,
  • Punë të tjera profesionale të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të departamentit të Financave

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Diploma Bachelor (Financa & Kontabilitet)
  • Njohuri të mira mbi ligjet e tatimeve dhe procedurave tatimore në Kosovë
  • Njohuri të mira në përdorimin e programeve financiare dhe me theks të veçant Excel.
  • Të ketë minimalisht 1 vit eksperiencë në të njëjtin profil pune (përparësi)
  • Njohuri të Gjuhës Anglezë (jo e domosdoshme).

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente:

  • CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollorë të mesme apo universitarë;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
  • Certifikatat e trajnimeve eventuale;
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).

Aplikimi bëhet përmes email-it (postës elektronike), në: [email protected] .

Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 12.12.2024, Ora 16:00h.