Job
  • Kompani: Terre des hommes
  • Lokacioni i punës: Prishtinë
  • Publikuar: 22-09-2022
  • Data e përfundimit: 06-10-2022
  • Kategori: Këshillim

Ekspert lokal për plotësim/ndryshimin e Rregullores së Komisionit të Pavarur të Mediavepër Mbrojtjen e Fëmjëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audio dhe Audiovizuele

Thirrje për Konsulencë

Ekspert lokal për plotësim/ndryshimin e Rregullores së Komisionit të Pavarur të Mediavepër Mbrojtjen e Fëmjëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audio dhe Audiovizuele

Terre des hommes Foundation Misioni në Kosovë bën Thirrje për konsulencë për ekspert lokal për mbështjetjen e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) për plotësim/ndryshimin e Rregullorës për Mbrojtjene Fëmjëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audio dhe Audiovizuele.

INFORMATË E PËRGJITHSHME:

Terre des hommes (në tekstin e mëtejmë: Tdh), Misioni në Kosovë është një organizatë jo- fitimprurëse që ka funksionuar për më shumë se 20 vite në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve, duke udhëhequr krijimin dhe forcimin e një sistemi kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë. Fusha e ekspertizës së Tdh ka të bëjë me ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm dhe familjarët e tyre dhe anëtarët ekomunitetit, për të fuqizuar institucionet lokale, regjionale, qeveritare, dhe aktorët kyç përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe trajnimit në vendin e punës, për të zhvilluar dhe zbatuar struktura, politika, standarde dhe procedura të ndjeshme ndaj fëmijëve.

INFORMACIONE RRETH PROJEKTIT:

Terre des homes në Kosovë është duke zbatuar projektin (2020-2023), "Rrjeti i i Sigurtë për Mbrojtjen e Fëmijëve (faza4)” i cili mbështetet nga Fondacioni Medicor.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit:

Terre des hommes përmes projektit "Rrjeti i Sigurtë për Mbrojtjen e Fëmijëve (faza 4)" synontë arrijë zhvillimin e një sistemi plotësisht funksional të mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të sigurojë që fëmijët në Kosovë të mbrohen më mirë nga abuzimi, neglizhimi dhe shfrytëzimi përmes ndërtimit të sistemit efektiv të mbrojtjes së fëmijëve. Terre des hommes Kosova gjatë viteve të zbatimit të projektit ka një rol vendimtar për të luajtur nëfunksionalizimin e ligjit për mbrojtjen e fëmijëve - i cili siguron bazat e përfshirjes sociale dhe konsolidon sistemin e përgjithshëm të mbrojtjes së fëmijëve në vend. Prandaj, përmes projektit Tdh Kosova synon të luajë një rol të rëndësishëm në avokim dhe duke ofruar mbështetje për këtë reformë të rëndësishme duke siguruar që shërbimet për fëmijët të jenëpjesë integrale e saj.

Objektivat specifike të këtij projekti janë:

  1. Ministritë relevante dhe shoqëria civile kanë një plan të qartë dhe të dakorduar mbi zbatimindhe monitorimin hap pashapi të ligjit për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë.
  2. Qasja multi-sektoriale është e përfshirë në bazën ligjore dhe në praktikat e punës në të gjith sektorët dhe brenda të gjitha organeve përkatëse publike të mandatuara për mbrojtjen e fëmijëve.
  3. Institucionet përgjegjëse për ofrimin e zhvillimit të vazhdueshëm profesional janë të afta për të ofruar zhvillimin e vazhdueshëm profesional përmes burimeve të reja të mësimit në programet e tyre mësimore.
  4. Sistemi i mbrojtjes së fëmijëve përdor instrumente dhe mekanizma efektivë/funksional të monitorimit dhe llogaridhënies.

OBJEKTIVI I SHЁRBIMIT:

Terre des hommes misioni në Kosovë (Tdh) do të kontraktojë një ekspert lokal i cili posedon kapacitete profesionale dhe teknike në mbështetjen e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) për plotësim/ndryshimin e Rregullores për Mbrojtjen e Fëmjëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audio dhe Audiovizuele.

Qëllimi i shërbimit ka të bëjë me ofrimin e ekspertizës në përcaktimin e standardeve dhe kritereve të përmabjteve programore në raport me zhvillimin psikik dhe emocionaltë fëmijeve dhe te miturve. Ekspertiza duhet të ofrohet në veçanti në elaborimin, sqarimin dhe përcaktimin e përkufizimeve dhe kategorizimeve të programave bazuar në të dhëna profesionale e shkencore nga fusha e sociologjisë dhe ajo e psikologjisë, si dhe në praktikat e mira rajonale dhe ndërkombëtare që sigurojnë mbrojtje efektive të fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme, gjithnjë bazuar në interesin më të mirë të fëmijës.Në fokus duhet të jetë përcaktimi i përmbajtjeve qofshinato të formatit video apo audio, të cilat ndikojnënegativisht në zhvillimin fizik, mental apo moral të tyre. Për me tepër, ekspertiza duhet të bazohet në zbërthimin e detajuar dhe kodifikimin e qartë të apsekteve të cilat ndërlidhen me mbrojtjen e identitetit dhe respektimin e dinjitetit të fëmijëve në programet mediale audio dhe audiovizuele, sipas praktikave dhe standarteve me të mira evropiane në fushën e mbrojtjes së fëmijëvedhe të miturve nga përmbajtjet e dëmshme programore .

Me anë të plotësim/ndryshimit të rregullorës, ofruesit e shërbimeve mediale do t’i kenë me të qarta, përgjegjësitë dhe kushtet e transmetimit të përcaktuara në rregullore dhe në anën tjetër fëmijët do të jenë më të mbrojtur nga përmbajtjet programatike të cilat klasifikohen si të dëmshme për zhvillimin dhe mirëqenien e tyre.

PËRSHKRIMI I PUNËS:

Funksione thelbësore të ekspertit

  • Të kryejë detyrat e tyre në lidhje me kartën e Tdh-sëdhe Politikën e Tdh-së për Mbrojtjen e Fëmijëve.
  • Të siguroj mbrojtjen moraletë emrit të Tdh-së dhe e mbrojnëatë në të gjitha rrethanat dhe interesat e organizatës.
  • Të drejtojnë aktivitetet dhe angazhimet e tij/saj pavarësisht nga bindjet politike, racore apo fetare.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Eksperti/ekspertët do të kenë përgjegjësitë në vijim:

  • Përpilon një metodologji të strukturuar të punës.
  • Analizon kornizën ligjorevendore dhe ndërkombetare në mbrojtjen e fëmijës nga programet audio dhe audiovizuele.
  • Kryen një analizë studimi me praktikat e mira në mbrojtjen e fëmijëve nga programet e dëmshme audio dhe audiovizule.
  • Të plotësojë në mënyrë më të detajuar dhe të qartë kategorizimin e programeve sipas grupmoshave të fëmijëve duke u bazuar në qasjen psikologjike dhe sociale, e cila mbështetet nga të dhënat empirike.
  • Analizon draft-rregulloren për mbrojtjen e fëmjëve dhe të miturve lidhur me përmbajtjet e kategarizuar sipas moshës dhe vlerëson nëse përmbajta e kategorizuar korospondon me moshëne propozuar
  • Punon në mënyrë të pavarur, inicon dhe merr pjesë në takime me profesionistë që i paraprijnë finalizimit të rregullores.
  • Dorëzon draftin e parë të plotësim/ndryshimit të rregullores, draftete rishikuara dhe drafin final.
  • Udhëheq punëtoritë mbi prezantimin e plotësim/ndryshimit të rregullorës.
  • Merr parasysh komentet dhe propozimet nga Tdh-ja dhe KPM-ja.
  • Respektimin e afatevedhe planit fillestar të punës.
  • Njofton dhe raportonlidhur me punën e realizuar tek Tdh-ja dhe KMP-ja.

KOHA:

Detyra është paraparë të kryhet brenda 10 ditëve të punës, nga muaji tetor deri më së largu në nëntor 2022.

AktivitetiDitët
Të përgatitet dhe dërgohet metodologjia dhe skica/outline e udhëzuesit.1
Të analizohen, studiohen të dhënat nga fusha e sociologjisë dhe psikologjisë, si dhe praktikat e mira në mbrojtjen e fëmijëve nga programet e dëmshme audio dhe audiovizuele.3
Të punojë në draftimin/plotësim/ndryshimin e përmbajtjes së rregullores.2
Të udhëhiqet punëtoria për të adresuar komentet e grupit punues.2
Të reflektohen komentet e grupit punues.1
Të dorëzohet drafti i rishikuar dhe i finalizuar.1
Gjithsej10

Afatet mund të ndryshohen në varësi të zhvillimeve. Datat mund të ndryshojnë pas një marrëveshjeje të ndërsjellë midis Ekspertit/Grupit të eskpertëve dhe Terre de hommes.

KRITERET E PËRZGJEDHJES:

  • Diplomë universitare shkencat sociale, psikologji ose fusha të tjeratë ngjajshme.
  • Të ketë përvoje në draftimin e rregulloreve apo akteve të ndryshme ligjore, me theks të veçant përvojë në hartimin e akteve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të miturve.
  • Njohuri të thellatë legjislacionit të mbrojtjes së fëmijëve dhe ofrimit të shërbimeve.
  • Njohuri të punës dhe mandatit të Komisionit të Pavurur të Mediave të Kosovës.
  • Aftësi të shkëlqyeshme në udhëheqje, komunikim dhe organizim.
  • Aftësi të shkëlqyeshme në të shkruarit në gjuhënshqipe dhe angleze.

Si të aplikoni:

Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëmtë aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në kos.application@tdh.ch

  • CV professionale.
  • Një letër të interesimit.
  • Metodologjinë e punës.
  • Ofertën neto financiare.

Ju lutemi shkruani "Ekspert lokal për plotësim/ndryshimin e Rregullorës për Mbrojtjen e Fëmjëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audio dhe Audiovizuele” emrin dhe mbiemrin në subjekt.

Ju lutemi vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.

Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve:

Të zotohetpër të respektuar Menaxhimin e Rrezikut të Tdh-së duke përfshirë: Kodin Global të Mirësjelljes, Politikatpër mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual(PSEA) ( "Politika e tolerancës zero që ndalon të gjithë stafin (përfshirë vullnetarët), si dhe partnerët e Tdh-së, nga kryerja e akteve të abuzimit ose shfrytëzimit seksual dhe përcakton se çdo shkelje do të ndëshkohet" Qasje që konsiston në ndëshkimin e ashpër të çdo personi me kontratë[11] me Tdh që ka kryer një ofendim seksual ndaj përfituesve ose anëtarëve të komuniteteve për shkak të natyrës së papranueshme të një akti të tillë, pavarësisht nëse kjo ka ndodhursi pjesë e aktiviteteve të tyre Tdh ose në një kontekst privat.

Zotimet për Mbrojtjene Fëmijëve, PolitikënAnti-Mashtrim/Korrupsion. Politikën e Sigurimit dhe Rregullorën e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave.

Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, Tdh nuk mund t'i përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutemi kini parasysh se vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Call for Consultancy

Local Expert for revising/amending the regulation of the Independent Media Commission for the protection of children and minors in audio and audiovisual media services

Terre des hommes Foundation in Kosovo is seeking a local expert to support the Independent Media Comission (IMC) for revising/amending the regulation of the Independent Media Commission for the protection of children and minors in audio and audiovisual media services.

BACKGROUND INFORMATION:

Terre des hommes Mission in Kosovo is a non-profit making organization that has been operating for over 20 years in the field of child rights and child protection, leading the establishment and strengthening of a national child protection system in Kosovo. Tdh areas of expertise range from direct psycho-social interventions with vulnerable children and their family and community members, to empowerment of local, regional and national level governmental institutions and key stakeholders through capacity-building and on-the-job training in order to develop and implement proper child-sensitive structures, policies, standards and procedures.

GENERAL INFORMATION ABOUTTHE PROJECT:

Terre des hommes in Kosovo is implementing the project (2020-2023) “Child Protection Safety Net (phase IV), which is supported by the Medicor Foundaiton.

The overall project goal:

Terre des hommes through the project “Child Protection Safety Net (phase IV), aims to achieve thd devleopment of a fully functional child protection system in Kosovo. The overall goal of the project is to ensure that children in Kosovo are better protected from abuse, neglect, and exploitation by building an effective child protection system. Terre des hommes Kosovo during the implementation has a decisive role to play in the operationalization of the child protection law – which provides the basics of social inclusion and consolidates the overall child protection system in the country. Therefore, through the project, Tdh in Kosovo aims to play an important role in advocacy and providing support for this important reform and ensuring that child services are an integral part of it.

Specific objectives of the project are:

  1. Multi sectorial approach is embedded in the legal basis and work practices throughout sectors and within all relevant public bodies mandated for child protection.
  2. Institutions responsbile for providing continous professional development are capable of proviing continous professiona ldevelopment through new learning resources in the porgrams and their teaching.
  3. The child protection system uses effective/functional instruments and mechanisms for monitoring and accountability.

OBJECTIVE OF THE SERVICE:

Terre des hommes mission (Tdh) in Kosovo will contract a local expert who possesses professional and technical capacities to support the Independent Media Commission (IMC) for revising/amending the regulation for the protection of children and minors in audiovisual and audio media services.

The purpose of the service is to provide expertise in determine the standards and criteria of program content relation to the psycho-social and emotional development of children and minors Expertise should be provided in particular in the elaboration, clarification and determination of program definitions and categorizations based on professional and scientific data from the fields of sociology and psychology, as well as regional and international good practices that ensure effective protection of children from harmful content, always based on the best interest of the child. The focus should be on determining the contents, whether in video or audio format, which negatively affect their psyhical, mental or moral development. Moreover, the expertise should be based on the detailed breakdown and clear codification of the aspects related to the protection of the identity and respect for the dignity of children in audio and audiovisual media programs, according to the best European practicesand standards in the field of protection children and minors from harmful program content.

Through the revision/amendment of the regulation, media service providers will have clearer responsibilities and broadcast conditions defined in the regulation, and on the other hand, children will be better protected from program content that is classified as harmful to their development and well-being.

JOB DESCRIPTION:

Essential Functions of the Expert

  • To conduct their duties in respect to the Tdh charter and the Tdh Child Protection Policy.
  • To provide the moral protection of the Tdh name in all circumstances and interests of the organization.
  • Direct its activities and engagements regardless of political, racial or religious convictions.

Duties and Responsibilities:

The expert/experts will have the following responsibilities:

  • Compiles a structured working methdology
  • Analyses the local and international framework in protection of children from audio and audiovisual programs.
  • Conduct a study analysis of best practices in protecting children from harmful audio and audiovisual programs
  • To complete in a more detailed and clear way the categorization of programs according to the age groups of children based on the psychological and social approach, which is supported by empirical data.
  • Analyzes the draft regulation for the protection of children and minors regarding content categorized by age and evaluates whether the content categorized corresponds to the proposed age
  • Works independently, initiates and participates in meetings with professionals that precede the finalization of the regulation.
  • Submits the first draft of regulation additions/amendments, revised drafts, and the final draft.
  • Leads the workshops on the presentation of the addition/change of the regulation.
  • Takes into account comments and proposals from Tdh and ICM.
  • Respecting deadlines and the initial work plan.
  • Notifies and reports on the work carried out at Tdh and ICM.

TIMELINE:

The task is expected to be completed within 20 working days, from Octoberto November 2022, latest.

ActivityDays
Prepare and deliver the working methodology1
Analyze, and study data evidence from the field of sociology and psychology, as well as good practices in protecting children from harmful audio and audiovisual programs3
To draft/complete the revision/amendment of the regulation content.2
To conduct a workshop to address working groups comments.2
To reflect the comments of the working group.1
Submit the revised and finalized draft.1
Total10

Deadlines may change depending on developments, and upon mutual agreement betweenthe Expert and Terre des hommes.

SELECTION CRITERIA:

  • University degree in social sciences, psychology or other similar fields.
  • To have experience in drafting regulations or various legal acts, with special emphasis on experience in drafting acts that have to do with the protection of the rights of children and minors.
  • In-depth knowledge of child protection legislation and service delivery.
  • Knowledge of the work and mandate of the Independent Media Commission of Kosovo.
  • Excellent leadership, communication and organizational skills.
  • Excellent writing skills in Albanian and English.

How to apply:

All qualified applicants are strongly encouraged to apply and to submit the following documents to kos.application@tdh.ch:

  • Curriculum Vitae
  • Letter of interest
  • Work methodology
  • Net Financial offer

The application for this service will be open from 22.09.2022 to 06.10.2022 at 16:00.

Please write "Local expert for supplementing/amending the Regulation for the Protection of Children and Minors in Audio and Audiovisual Media Services" first and last name in the subject

Please note that applications received after the deadline will not be considered.

Child Safeguarding policy:

To commit to respect Tdh Risk Management Policies including Global Code of Conduct, Policy on the Protection from Sexual Exploitation and Abuse (PSEA)("Zero tolerance Policy that prohibits all staff (including volunteers), as well as Tdh partners, from committing acts of sexual abuse or exploitation and stipulates that any transgression will be punished" Approach consisting in severely punishing any person under contract[11] with Tdh who has committed a sexual offence against beneficiaries or members of the communities in view of the unacceptable nature of such an act, whether this occurred as part of their Tdh activities or in a private context.

Commitments towards Child Safeguarding, Anti-Fraud and Corruption Policy, Security and Safety Policy, and General Data Protection Regulation (GDPR).

Due to the high numbers of applications, Tdh is not in a position to respond to everyone individually. Please note that only short-listed candidates will be contacted.