Job

Arkëtare/Recepsioniste

Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK) është Institucion i suksesshëm Mikrofinanciar që vepron në tërë Kosovën. Nëse dëshironi të jeni pjesë e një instuticioni me integritet që vendos theks te veçantë në kujdesin ndaj klienit, dhe nëse plotësoni kriteret e pozitës së përshkruar më poshtë, ftoheni që të aplikoni për:

VENDE TË HAPURA PUNE

Pozita:                                 Arkëtare/Recepsioniste

Lokacioni:                           Prizren, Xërxë dhe Ferizaj

Kohëzgjatja:                        Kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi 

Data e fillimit:                      Menjëherë

Detyrat:

  • Të kryej rregullisht funksionet e arkëtares në lidhje me pagesat e klientëve;
  • Të plotësojë fletëpagesat bankare dhe të përgatis raportetditore të keshitpër barazim;
  • T’u jap informacione të sakta klientëve, qoftë personalisht apo në telefon, në lidhje me shumën e pagesës;
  • Të pranojë të gjitha thirrjet telefonike dhe të gjithë vizitorët në mënyrë profesionale, të shpejtë, me saktësi, dhe me sjelljetë këndshme;
  • T’i vlerësoj thirrjet/kërkesat dhe t’i drejtoj ato, apo të shënoj porositë dhe t’i përcjellë në mënyrë profesionale, të shpejtë, dhe me saktësi;

Kualifikimet:

  • Edukimi universitar;
  • Shkathtësi komunikuese;
  • Njohuri të punës me programe kompjuterike;
  • Aftësi që të punojë si pjesë e ekipit;

Të interesuarat duhet të plotësojnë Aplikacionin për Punë te cilin mund ta shkarkoni nga web faqja zyrtare: www.afkonline.org.

Aplikacionin e plotesuar e dergoni ne e-mail adresen: recruitment.hr@afkonline.org . Ne titull duhet te shkruhet pozita e punes dhe vendi.

Së bashku me aplikacion gjithashtu dorëzoni edhe një Letër Motivimi. AFK-ja mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet Kosovare.

Afati i fundit për aplikim është 27 Shtator 2022. Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen për testim me shkrim.