Job
  • Kompani: Islamic Relief Kosova
  • Lokacioni i punës: Prishtinë
  • Publikuar: 16-09-2022
  • Data e përfundimit: 30-09-2022
  • Kategori: OJQ

Trajner/e i/e Rrobaqepesise

ISLAMIC RELIEF KOSOVA

Location: Pristina

Reference no.: IR/RKS/17-2022

Islamic Relief Worldwide është një organizatë e pavarur humanitare dhe zhvillimore, e cila shërben përmes humanizmit për më shumë se 38 vjet. Me një prezencë aktive në mbi 40 vende, organizata përpiqet që ta bëj botën një vend më të mirë dhe më të drejtë për ata që janë prekur nga varfëria, konfliktet dhe fatkeqësitë natyrore.

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave përmes trajnimit profesional në rrobaqepësi”, implementuar nga Islamic Relief Kosova, kërkohet trajnere profesionale në fushën e rrobaqepësisë.

Përgjegjësitë e punës për Trajnerin/en i/e Rrobaqepësisë:

  • Hartimi i vlerësimit para-trajnimit për të vlerësuar pjesëmarrësit
  • Përgatitja e kursit të trajnimit bazuar në rezultatet e vlerësimit me koordinim të ngushtë me qendrën
  • Prezantime të përvojës dhe demonstrime të punës praktike
  • Krijimi dhe mbajtja e marrëdhënieve bashkëpunuese dhe efektive të punës me të tjerët
  • Ndjekja e vazhdueshme e zhvillimit të aftësive të përfituesve në fushën e rrobaqepësisë
  • Ndarja e vajzave dhe grave sipas moshës dhe niveleve të njohurive të tyre.
  • Koordinimi i ngushtë me koordinatorin e projektit
  • Mësimdhënia e femrave përfituese, parimet bazë të rrobaqepësisë (bazik dhe te avancuar)
  • Përgatitja e planeve të punës dhe organizimi i tyre në përputhje me nevojat e trajnimeve dhe të kursantëve
  • Prezantimi i mjeteve të rrobaqepësisë ndaj përfitueseve, mënyrën e përdorimit dhe trajtimin e tyre.
  • Mësimi i kursantëve për të marrë matje të sakta dhe për të përdorur metodat inovative dhe profesionale
  • Paraqitja e raporteve në pikën qendrore, duke përfshirë fletët e pjesëmarrjes dhe rekomandimet
  • Edukimi i femrave përfituese se si të bëjnë dizajne dhe ideojnë linja të veshjeve
  • Te krijon plan veprimi pas trajnimit për të ndihmuar pjesëmarrësit të praktikojnë aftësitë dhe njohuritë
  • Dorëzimi dhe pranimi i raportit përfundimtar të trajnimit përveç fletëve të rregullta të frekuentimit.

Kualifikimet:

  • Të paktën 3-5 vite përvojë pune relevante
  • Kualifikime teknike apo certifikatë në fushën e rrobaqepësisë industriale
  • Aftësi të mira organizative, vëmendje ndaj hollësive dhe aftësi për ta menaxhuar kohën në mënyrë efektive
  • Aftësi të mira të komunikimit dhe për të bashkëpunuar me të tjerë.

Specifikat personale:

  • Të jetë person energjik
  • Të jetë inovator, bashkëpunues dhe të ketë aftësi menaxheriale
  • Të ketë përvojë në fushën e rrobaqepësisë si dhe njohuri mbi bartjen e përvojës dhe informacioneve tek kandidatet mbi metodat e avancuara të rrobaqepësisë
  • Është thelbësore që kandidatja e cila synon këtë pozitë të ketë mirëkuptim dhe pëlqim mbi vlerat e Islamic Relief, parimet, angazhimet, vizionin dhe vlerat thelbësore.

Si të aplikoni?

Nëse jeni i besueshëm, keni motiv dhe jeni i prirur për shërbime, keni maturi, i përkushtoheni punës si një profesionist, me një përkushtim të veçantë ndaj besimeve dhe vlerave të IRW-së siç janë sinqeriteti, përsosmëria, dhembshuria, drejtësia sociale dhe kujdestaria, atëherë aplikoni duke plotësuar formularin tonë të aplikimit KETU dhe dërgojeni në email adresën: hr@ir-rks.org

Në subjektin e emailit ju lutem shënoni emrin, mbiemrin dhe pozitën për të cilën aplikoni.

Shembull: Emri & Mbiemri – Trajner/e i/e Rrobaqepësisë

Procedura e Aplikimit

Aplikantët të cilët posedojnë kualifikimet dhe cilësitë e lartpërmendura mund të aplikojnë nga data 16.09.2022 deri më 30.09.2022, në orën 16:00.

Ju lutem dërgoni aplikacionet deri me afatin e cekur, aplikacionet e dërguara më vonë nuk do të merren parasysh

Dorëzimi i këtij aplikacioni nuk përfaqëson asnjë përgjegjësi për organizatën të asnjë lloji dhe organizata ka të drejtë të vendosë standarde siç e sheh të përshtatshme për vendin e punës sipas informacionit të disponueshëm për të gjithë aplikantët dhe të përzgjedhë kandidatët që do të marrin pjesë në një intervistë pune nga radhët e aplikantëve në përputhje me këto standarde.