Job
  • Kompani: LAMBARIO
  • Lokacioni i punës: Prishtinë
  • Publikuar: 30-08-2022
  • Data e përfundimit: 29-09-2022
  • Kategori: Dyqan dhe Shitje

Menaxher të shitjes

Kompania Lambario , e cila është lidere në fushën e ndriqimit, e cila ka degën qëndrore në Prizren në një ambient shumë të këndshëm pune,  kërkon të punësoj një:

  • Menaxher të shitjes.

Nese jeni punëtor dhe I përkushtuar,Lambario është një vend ideal për të ngritur karrierën në një nivel tjetër:

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të kontribojë në hartimin e strategjisë së shitjes për kompaninë
  • Përgjigjet telefonave, emaileve dhe mesazheve
  • Menaxhon funksionet e faqes së internetit dhe platformat e mediave sociale sipas nevojës
  • Te bashkëpunoj afër me departamentin e marketingut që të promovojë shitjet me ndihmën e skemave të përshtatshme të reklamimit dhe promovimit
  • Rritja e shitjeve të produkteve dhe zgjerimi i tregut
  • Gjetja e klienteve te rinje potencial, dhe lidhja e kontratave te bashkepunimit
  • Mirëmbajtja e marëdhënjeve të mira me klientët aktual
  • Kalkulimi i targeteve të arritura dhe aplikimi i bonuseve për forcën shitëse
  • Raportimet rutinore tek bordi mbi rezulatet e shitjeve
  • Detyra të tjera siç mund t'i caktohen nga mbikëqyrësi

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Diploma universitare
  • Gjuha angleze dhe serbokroate në nivel të avancuar
  • Të ketë përvojë pune minimum 3 vite në pozita menaxhim dhe udhëheqje
  • Shkathtësi në menaxhimin e kohës, caktimin e prioritetëve ditore-javore;
  • Aftësi ndërpersonale për të menaxhuar stafin dhe për të punuar si pjesë e një ekipi në zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi në transmetim dhe delegim të detyrave;
  • Shkathtësi komunikuese, negociuese dhe paraqitje profesionale;
  • Njohuri të avancuara të programeve kompjuterike (excel dhe programe tjera)
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe prezantimi

Kompania ofron:

  • Pagë mbi mesatare
  • Orari i punës: E Hëne - E Premte nga 08:00 - 16:00
  • Kontratë pune sipas ligjit të punës.

Të gjitha CV-të bashkë me dokumentet përciellëse të dërgohen në emailin: administration@lambario.com.

Suksese!