business

Logoped/e, Fizioterapeut/e

  • star Publikuar: 02-06-2023
  • star Skadon: 11-06-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani POLIS
Kategoritë Kujdesi Shendetësor
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Lipjan
Shikime 28927

SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE

TERMAT E REFERENCËS

POLIS është organizatë joqeveritare, jo fitimprurëse dhe e paanëshme, e cila përmes programeve të saj sektoriale synon të jetësoj qeverisjen e mirë lokale, duke ndikuar në rritje të transparencës gjatë politikbërjes dhe vendimmarrjes publike, ushtrim ndikimi tek institucionet publike për llogaridhënie efektive, si dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve duke ndikuar në politikat lokale si dhe në ofrimin e shërbimeve sociale për kategoritë e cenueshme në kuadër Qendrës SMILE.

Në kuadër të organizatës POLIS është e themeluar edhe Qendra për Shëbime Fizioterapeutike, Psiko-sociale dhe Kujdes Ditor SMILE.

Qendra SMILE është duke implementuar zbatimin e projektit “Mirëqenia e fëmijëve me aftësi të kufizuar, është obligim i përbashkët!”, i financuar nga Ministria e Drejtëisë, për të ofruar shërbime sociale profesionale për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Në kuadër të këtij projekti, për të përmbushur qëllimin e projektit dhe misionin e organizatës është duke kërkuar të punësoj:

1 (një) Logoped/e dhe 1 (një) Fizioterapeut/e

  1. Përshkrim i Pozitës Logoped/e

Logopedi/ja do të jetë përgjegjës/e për ofrimin e shërbimit të logopedisë për fëmijët me aftësi të kufizuara, të punojë me menaxhmentin dhe kolegët, në pajtim me legjislacionin vendor në mbrojtjen e fëmijëve dhe politikat e procedurat e organizatës, në krijimin e një mjedisi ku do të ndihmohen fëmijët të cilët vizitojnë qendrën e kujdesit ditor, që të jenë në gjendje për t’i zhvilluar shkathtësitë për jetesë të pavarur dhe për të ndërvepruar në mjedise shoqërore.

  1. Detyrat dhe përgjegjësitë
    • Diplomë universitare, në logopedi (e obligueshme);
  • Të Identifikojnë vështirësitë dhe çrregullimet e të folurit dhe komunikimit
  • Të vlerësojë shkakun dhe natyrën e problemit, për shembull, problemet e lindura (të tilla si qiellza e çarë) ose çrregullimet e fituara pas një goditje ose lëndimi
  • Të krijojë dhe të jepë një program të përshtatshëm trajtimi, duke punuar në baza një-në-një ose në grupe,
  • Të tregoj fleksibilitet në përshtatjen e parimeve të terapisë së sjelljes dhe sjelljes verbale (ABA dhe VB) me teknikat logopedike;
  • Të bëj vlerësimin e fëmijëve përmes instrumenteve adekuate;
  • Të përpiloj planet individuale në fushën e komunikimit receptiv dhe ekspresiv;
  • Të mbaj konsulta të rregullta me prindërit për nevojat e fëmijëve të tyre sa i përket fushës së komunikimit;
  • Të mbaj seanca individuale me rastet kur identifikohet nevoja për ndërhyrje të logopedit;
  • Të bashkëpunoj me të gjithë akterët e përfshirë në Planin Individual të Punës;
  • Të mbaj shënime sistematike për progresin e fëmijës;
  • Të përpiloj raporte të progresit të fëmijës në fushën e komunikimit;
  • Të kujdeset për mirëmbajtjen e mjeteve pedagogjike;
  • Të ketë gatishmëri për të reaguar shpejtë në situata emergjente;
  • Ndihmon në zhvillimin dhe zbatimin e programeve individuale për të vlerësuar nevojat me theks të veçantë për shërbime logopedike, si dhe progresin e fëmijëve;
  • Ndërton marrëdhënie konstruktive me fëmijët, ndërvepron me ta dhe sipas nevojave individuale vendos pritje sfiduese, por të realizueshme;
  • Promovon vetë-respektin, pavarësinë dhe ndërveprimin social;

1.2. Kualifikimet dhe përvoja:

  • Licencë nga Ministria e Shëndetësisë (jo e obligueshme);
  • Përvojë paraprake pune në pozita të ngjashme (përparësi kanë kandidatët me përvojë në fushën e aftësisë së kufizuar);
  • Qasje gjithëpërfshirëse ndaj aftësisë së kufizuar;
  • Shkathtësi të mira ndër-personale dhe punës ekipore;
  • Të jetë i familjarizuar me qasjen multi-diciplinare;
  • Aftësi të mira në hartimin e planeve dhe raporteve të punës;
  • Qasje pozitive në zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi për të punuar nën presion të kohës dhe për t’i respektuar afatet kohore;

Një (1) Fizioterapeut/e

  1. Përshkrim i Pozitës Fizioterapeut/e

Fizioterapeuti/ja do të jetë përgjegjës/e për ofrimin e shërbimit të fizioterapisë për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke përfshirë vlerësimin e nevojave të fëmijëve, hartimine planeve të punës sipasqasjes multi- diciplinare; realizimin e seancave individuale dhe hartimin e raporteve të punës që dëshmojnë progresin e arritur të fëmijëve. Ai/ajo do të ofroj mbështetje drejt avancimit dhe ruajtjes së zhvillimit fizik, përmes mirëmbajtjes fizike dhe pavarësimit në shkatësitë ditore personale. Vendi i punës është në Lipjan.

  1. . Detyrat dhe përgjegjësitë
    • Vlerëson nevojat dhe përcakton masat dhe veprimet për përmirësimin e parametrave fizike e psikik të fëmijëve me nevoja të veçanta;
    • Shërbimet për ndihmën motorike që synojnë përvetësimin e qëndrimit vertikal, ecjen e hershme, lëvizshmëri të gjymtyrëve të poshtme/sipërme, shkathtësi të lëvizjes dhe rritjen e volumit respirator;
    • Zhvillimin dhe progresin në ecje dhe sigurimin e qëndrueshmërisë vertebrale të fëmijëve me nevoja të veçanta;
    • Zhvillimin e sistemit motorik të fëmijës;
    • Zhvillimin e fëmijës për të realizuar sjellje tipike në përputhje me rregullat dhe nivelin e zhvillimit të fëmijës;
    • Realizimin e zhvillimit psikomotorik të fëmijës nëpërmjet shërbimeve që ofrohen nga specialistët dhe kujdestarët;
    • Shërbimet ushtrimore në sallën e fizioterapisë synojnë tensionimin e muskujve të dëmtuar për të rritur ndjeshmërinë e nervave lëvizore, përmes seancave ushtrimore;
    • Punë të tjera në kuadër të aktiviteteve të projektit.
  2. . Kualifikimet dhe përvoja:
    • Diplomë universitare, në Fizioterapi (e obligueshme);
    • Licencë nga Ministria e Shëndetësisë (jo e obligueshme);
    • Përvojë paraprake pune në pozita të ngjashme (përparësi kanë kandidatët me përvojë në fushën e aftësisë së kufizuar);
    • Qasje gjithëpërfshirëse ndaj aftësisë së kufizuar;
    • Shkathtësi të mira ndër-personale dhe punës ekipore;
    • Të jetë i familjarizuar me qasjen multi-diciplinare;
    • Aftësi të mira në hartimin e planeve dhe raporteve të punës;
    • Qasje pozitive në zgjidhjen e problemeve;
    • Aftësi për të punuar nën presion të kohës dhe për t’i respektuar afatet kohore;

DOKUMENTET PËR APLIKIM:

  • Curriculum Vitae (CV);
  • Letër e motivimit që argumenton përshtatshmërinë e kandidatit me pozitën e hapur;
  • Referencë nga punëdhënësi/bashkëpunëtorët e mëparshëm;
  • Kopjen e diplomës së nivelit më të lartë të edukimit;
  • Çertifikatën që dëshmon se kandidati nuk është nën hetime (në rast të përzgjedhjes)

PERIUDHA E FILLIMIT TË PUNËS:

  • Angazhimi i Logopedit/es pritet të filloj nga data 20.06.2023.
  • Angazhimi i Fizioterapetit/es pritet të filloj nga data 01.07.2023.

Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë CV-në, letrën e motivimit, kopjen e diplomës; dhe referencat në: [email protected]

Ju lutemi që ta cekni në titull Pozitën për të cilën aplikoni:

Do të kontaktohen vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë.

Afati për aplikim: 11 Qershor 2023, deri në orën 23:59.