Kompani
Mercom Company
Kategoritë
Ndërtimtari, Inxhinieri, Arkitekt
Numri i pozitave
3
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
1716
MERCOM COMPANY
2X Inxhinier i Ndërtimtarisë / Arkitekturës
1X Teknik i Ndërtimit
Inxhinier i Ndërtimtarisë / Arkitekturës
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mbikqyrja në vazhdimësi e ecurisë të projektit dhe aktiviteteve ndërtimore në punishte;
- Të kontrollojë detaje dhe elemente të fushës së tij rreth realizimit të projekteve;
- Të përgatisë metodologjinë e punës në bazë të nevojës në terren;
- Të përcjellë dhe të kujdeset për shëndetin dhe sigurinë në punë;
- Kontribon në mbikqyrjen teknike të objekteve në ndërtim e sipër;
- Të përgatisë dhe të mbajë librin ndërtimor;
- Të përgatiës raporte javore dhe mujore.
Kualifikimet:
- Të ketë mbaruar fakultetin e ndërtimtarisë/arkitekturës;
- Të ketë së paku 3 vite përvojë pune në fushën e ndërtimeve;
- Të ketë së paku 3 vite përvojë pune në:
- Fushën e projektimit,
- Zhvillimit të projektve dhe
- Mbikqyrjes teknike
- Shkathtësi të mira në përdorimin e MS Office dhe softverëve profesional;
- Njohja e gjuhës angleze (e domosdoshme);
- Të ketë aftësi negociuese dhe komunikuese;
- Të jetë në gjendje të punojë në grup;
- Të jetë në gjendje të punoj nën presion;
- Të posedoj Patent shofer (Kategoria B) e domosdoshme.
Teknik i Ndërtimit
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- E bën mbikqyrjen teknike të punëve ndërtimore në punishte dhe i verifikon punët e kryera;
- Mbajtja e evidences për furnizimin me material dhe punimet e kryera;
- Bën matje të ndryshme në terren.
Kualifikimet:
- Të ketë përvojë pune në mbikqyrje të punimeve minimum 3 vite;
- Të jetë fleksibil dhe i aftë për punë nën presion;
- Të jetë në gjendje të punojë në grup;
- Të posedoj Patent shofer (Kategoria B) e domosdoshme.
Mënyra Aplikimit:
Aplikimi bëhet duke dërguar CV-në tuaj dhe dokumentacionin tjetër në lidhje me kualifikimin dhe përvojën e punës, në e-mail adresën: [email protected]
Në subjekt shenoni pozitën për të cilën aplikoni.