Job
  • Kompani: Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina
  • Adresa: Rr. "George Bush", Nr.31

Për Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina

Universiteti i Prishtinës është një institucion i arsimit të lartë, i njohur globalisht për profesionalizëm, integritet, mësimdhënie cilësore dhe hulumtim. Në harmonizim me nevojat e ekonomisë dhe të tregut, do të vendosë dhe mirëmbajë standarde të cilësisë, duke përkrahur mobilitetin dhe zhvillimin e karrierave akademike për personelin dhe studentët, duke e rritur numrin e partnerëve dhe duke iu bashkuar rrjetit të edukimit të lartë evropian.

Misioni

Misioni i UP-së bazohet në zhvillimin akademik, hulumtimet shkencore, artistike dhe sigurimin e arsimit të lartë përmes programeve me interes strategjik dhe zhvillimor të Republikës së Kosovës. Universiteti mundëson mobilitetin e programeve, studentëve dhe stafit akademik në vazhdimësi, me qëllim të arritjes së nivelit ndërkombëtar dhe konkurrencës në treg.

Misioni i universitetit bazohet në aspiratat e qytetarëve të vendit përmes sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, zhvillimin akademik, shkencor, artistik apo edhe disiplinave me interes kombëtar për Republikën e Kosovës.

Universiteti është institucion publik autonom i arsimit të lartë, që zhvillon arsimin akademik, kërkime shkencore, krijimtari artistike, këshillime profesionale dhe fusha të tjera të veprimtarive akademike.

Universiteti ka këto qëllime:

•    Të veprojë si qendër institucionale dhe udhëheqëse për avancimin e dijes, ideve kreative dhe shkencës në sistemin e arsimit të lartë të Kosovës;
•    Të luajë rolin udhëheqës në zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës;
•    Të ndihmojë në procesin e promovimit të demokracisë qytetare;
•    Të synojë të krijojë dhe të mbështesë standardet më të larta në fushën e mësimdhënies dhe mësimnxënies, kërkimeve shkencore dhe krijimtarisë artistike;
•    T’i shfrytëzojë burimet e veta në mënyrë sa më efikase;
•    Të bashkëpunojë maksimalisht dhe të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e arsimit të lartë në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar;
•    Te promovojë dhe të zbatojë standardet evropiane për zhvillim të qëndrueshëm;
•    Të integrohet plotësisht në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë, në Zonën Evropiane të Kërkimeve Shkencore si dhe të ndërmarrë hapa adekuatë reformues të nevojshëm për arritjen e këtij misioni;
•    Të orientohet drejt inovacionit dhe ekselencës në kërkimin shkencor.

Pozitat e biznesit

Titull Statusi
Nuk është gjetë asgjë