Job
  • Kompani: Komuna e Deçanit
  • Adresa: Deçan

Për Komuna e Deçanit

HISTORIKU

          Deçani apo Ulëza e dikurshme është vend i banuar, që nga kohërat e lashta. Territori i sotëm i Deçanit ishte i banuar nga fiset Ilire, gjegjësisht fisi Dardan. Kosova në kohët e lashta quhej Dardani. Gjurmët e autoktonisë dhe pranisë së dardanëve në trevën e Komunës së Deçanit, sikurse edhe në trevat e tjera të Kosovës janë etnografike, kulturore, historike, toponimike, topografike, arkeologjike dhe antropologjike. Të gjithë pushtuesit e këtyre trevave vendosen sistemin e tyre administrativo-territorial, të cilin përshtateshin sipas interesave të veta, si: romakët, bizantinët, osmanët, austro-hungarezët, serbët, malazezët etj. Kjo trevë në kohën e sundimit osman ishte në kuadër të Sanxhakut të Dukagjinit me qendër në Pejë. Shënimet e para të shkruara në të cilat përmendet Deçani dhe disa fshatra të tij, janë mjaft të vjetra, ato datojnë që nga gjysma e parë e shek. XIV. Këto dokumente quhen “krisobula”.

         Në këto dokumente Deçani përmendet në krisobulën shek. XIV. Në këtë periudhë, Manastirit të Deçanit i kanë takuar 40 fshatra me 2432 shtëpi. Kisha e manastirit të Deçanit është vepra më e madhe, që ruan elemente nga ndërtimtaria shqiptaro-dalmate, e ardhur nga bregdeti. Të dhënat e burimeve historike të shekujve XV dhe XVI, duke dëshmuar se këto troje kishin shumicën dërmuese popullsi shqiptare. Treva e Deçanit, sikurse edhe tërë Kosova, ishte nën sundimin osman. Vlen të theksohet rezistenca e këtij popullit në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX mbështetjen që i ka dhënë kësaj rezistence këtë e dëshmon edhe lidhja e Besës Kombëtare të Verrat e Llukës, në Llukë të Epërme, në mars të vitit 1910.

          Në fillim të Luftës së Parë Botërore, kah fundi i vitit 1915, në këto treva u vu administrata austro-hungareze, e cila zgjati deri në vitin 1918, më largimin e tyre u vendos pushteti serbo-malazez. Deçani në atë kohë ishte në kuadër të Rrethit të Pejës dhe atë Gjakovës. Më ndryshimet administrative, territoriale në vitin 1929, trevat e Komunës së Deçanit ishte në kuadër të Banovinës së Zetës (Malit të Zi).  Në kohën e Luftës së Dytë Botërore, treva e Deçanit ishte në kuadër të zonës italiane, deri në vitin 1943, e pas kapitullimit italian ishte nën sundimin gjerman. Komuna e Deçanit formohet si Komunë në vitin 1963 me ndryshimet kushtetuese dhe quhet Kuvendi i Komunës së Deçanit. Në vitin 1989 u bë suprimimi i organeve të Kuvendit të Komunës së Deçanit u vendos administrimi i dhunshëm serb. Mirëpo edhe Deçani sikur të gjitha komunat tjera funksionoi si organ paralel në kuadër të Republikë së Kosovës. Pas përfundimit të luftës së armatosur më pushtetin serb, në vitin 1999 në Kosovë u vendos Administrata e Kombeve të Bashkuara dhe më pas u bë konstituimi i organeve komunale. Komuna e Deçanit u krijua, si njësi territoriale – administrative, sipas dispozitave të Rregullores për Vetëqeverisje Lokale të Kosovës më nr. 2000/45.

          Vendbanimet në të kaluarën kryesisht kanë qenë fshatrat me kulla të cilat janë ndërtuar, në radhë të parë, për të banuar në to, së dyti për t’u mbrojtur nga sulmet e armikut. Karakteristikë për rrethinat e Deçanit janë edhe vendbanimet që ndërtohen gjatë stinës së verës, në bjeshkët e këtyre anëve të ashtuquajtur tëbanat (stane). Këto janë vendbanime sezonale që shfrytëzohen për kullotje banim, në periudhën e verës, kur mbarështohet bagëtia, si veprimtari dhe ekzistencë, në bjeshkët e kësaj treve.

          Aktualisht komuna e Deçanit ka 37 fshatra: Baballoq, Beleg, Belle, Carrabreg i Epërm, Carrabreg i Ulët, Dashinoc, Drenoc, Dubovik, Dubravë, Gllogjan, Gramaçel, Hulaj, Irzniq, Isniq, Kodrali, Lëbushë, Lumbardh, Lloqan, Llukë e Epërme, Llukë e Ulët, Maznik, Papiq, Pobërxhë, Pozhar, Prapaqan, Prekolluk, Prilep, Rastavicë, Ratish i Epërm, Ratish i Ulët, Sllup, Strellc i Epërm, Strellc i Ulët, Shaptej, Voksh, Vranoc i Vogël

          Karakteristikat klimatike te Deçanit janë te njëjta, pothuajse ne tere territorin e Rrafshit te Dukagjinit.

          Deçani ka klime kontinentale me ndikim te asaj mesdhetare. Gjate vitit ne Deçan ka 1.975 ore me diell. Viset e ulëta te Deçanit karakterizohen me temperatura relativisht te larta, me vlere mesatare vjetore mbi 110C, me muajt me te nxehte gushtin dhe korrikun 21,70 C dhe 21,680 C dhe me muajt me te ftohte, janarin me -0,5 0 C. Ne klime ndikon shume afërsia “Bjeshkëve te Nemuna” dhe rrymat e tjera te ajrit, qe ne viset e ulëta karakterizohet me vera te nxehta dhe te thata dhe me dimra relativisht te ftohte dhe me lagështi.

          Lagështia mesatare e ajrit gjate vitit është 70,2 %, ne te cilën rast rritja është dukshëm me e madhe prej verës kah dimri për 17,5 %, se sa zvogëlimi prej dimrit ne drejtim te verës.

          Ne ketë rajon vranësirat mesatare vjetore janë 58 %, gjate se cilës frekuenca e ditëve te kthjellëta është 60,5 (16,6%) ne vit, ndërsa e ditëve te vrerta 119,3 dite (32,6 %). Zgjatja mesatare vjetore e zënies se diellit për shkak te ndikimeve orografike është me e vogël se sa mesatarja për Kosovën dhe është 1.972 ore nga e cila ne korrik 293, 6 ore ose 72,1 % diell ne vit. Sasitë e te reshurave janë nder me te mëdha te Kosove. Ne viset e ulëta është 724,6 mm, ne viset malore sasitë mesatare te reshurave arrin me tepër se 1.300 mm.

Pozitat e biznesit

Titull Statusi
Nuk është gjetë asgjë