Për Aldex Qeramika
Kompania Aldex Group është themeluar në fund të viteve të ’80-ta, si Kompani e re në treg ka filluar me disa lëmi të tregisë si në veshmbathje, teknikë të bardhë, material ndërtimor etj.
Në hapat e parë të saj ka filluar me 5 punëtorë në dy pika të shitjes. Kompania Aldex për një periudhë të shkurtër kohorë filloi të profilizohej si kompani lider në tegun e Kosovës për distribuimin e produkteve nga qeramika, porcelani, graniti, elementeve sanitare si dhe produkteve tjera përcjellëse.është themeluar nga Z.Ali Çeku në vitet e 90-ta. Në fillim numëronte 5 puntorë dhe 2 pika të shitjes. Në vitet e para Kompania Aldex bënte Tregtimin e produkteve të ndryshem dhe atë me pakic dhe shumicë si . Produkte Ushqimore dhe Veshëmbathje . Teknike e Bardhë . Material Ndërtimor, etj
Aldex Group qysh në gjysmën parë të vitit ’90-të filloi importimin e pordukteve nga Italia, Greqia dhe Spanja, pavarësisht pengesave të kohës së regjimit. Kompania Aldex Group gjatë viteve ’94-’95 zgjëroi aktivitetin duke shtuar edhe një pikë të shitjes dhe duke furnizuar bashkëpunëtorët e qyteteve të tjera me material ndërtimor si në Prizren, Gjakovë, Klinë dhe Istog.
Bazuar në indeksin e shitjes, Kompania Aldex Group në vitet ’96-’97 arriti të zotëroj – furnizoj mbi 70% të tregut të rrafshit të Dukagjinit me produkte të qeramikës, porcelanit, granitit dhe sanitarisë.
Pas një pune shumë të madhe dhe një përkushtimi Aldex Group arriti të hapë sallonin ekskluziv të qeramikës në Pejë me 600m², që për kohën ishte një arritje e kënaqshme.
Në vitin 2006 Aldex Group zgjëroi aktivitetin e biznesit dhe filloi bashkëpunimin dhe furnizimin me shumicë të disa pikave të shitjes edhe në qytete të tjera të Kosovës si në Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Podujevë etj.
Në vitin 2007 Kompania Aldex Group hapi edhe Sallonin e dytë shumë Eksluziv me një sipërfaqe mbi 800m², me një stil të ri të dizajnit dhe të ekspozimit modern.
Sot Aldex Group disponon me 3 sallone shumë ekskluzive, duke e hapur rrjetin e shitjes së mallit me shumicë në të gjithë teritorin e Kosovës.
Falë vendosmërisë për suksese të pronarit dhe të 35 puntorëve, sot Aldex Group është më afër klientëve më afër bashkëpunëtorëve, duke përcjellur trendet e kohës dhe njëherit duke përmbushur kërkesat e mundëshme të klientëve.
Pozitat e biznesit
Punëtor në Depo
- Publikuar: 14-07-2022
- Skadon: 23-07-2022