Organizata është themeluar me qëllim të rritjes, promovimit dhe zhvillimit të qytetarisë aktive, përmes ofrimit të mundësive për ngritjen e kapaciteteve të qytetarisë aktive në shoqërinë kosovare. Adresimin e çështjeve me të cilat sfidohet pozita e shoqërisë kosovare në proceset e zhvillimit demokratik, ngritja e vetëdijës edukativo-arsimore, shoqërore, etnike, kulturore tek shoqëria në përg...
Organizata është themeluar me qëllim të rritjes, promovimit dhe zhvillimit të qytetarisë aktive, përmes ofrimit të mundësive për ngritjen e kapaciteteve të qytetarisë aktive në shoqërinë kosovare. Adresimin e çështjeve me të cilat sfidohet pozita e shoqërisë kosovare në proceset e zhvillimit demokratik, ngritja e vetëdijës edukativo-arsimore, shoqërore, etnike, kulturore tek shoqëria në përgjithësi dhe rritjen e vetëdijës për vullnetarizëm.
Për t’i përmbushur qëllimet e saj, organizata do të ndërmarrë, por nuk do të kufizohet vetëm në këto lloje të aktiviteteve:
Organizimin e trajnimeve dhe debateve në lidhje me zhvillimin e qytetarisë aktive;
Aktivitetet tona do të fokusohen në krijimin e hulumtimeve dhe analizave për zbardhjen/gjetjen e fenomeneve negative që e preukopojnë shoqërinë;
Promovimi i edukimit, kulturës, paqes si dhe krijimi i mirëkuptimit dhe tolerancës në koncept të adoptimit të të mirave shoqërore duke përfshirë ato të vendeve dhe shteteve tjera;
Ngritja e vetëdijës për të shprehur lirshëm pakënaqësitë përmes avokimit rreth çështjeve që i preukupojnë;
Këshillim për projekt-propozime;
Angazhimi në punë vullnetare në çështje të ndryshme si barazia gjinore, të drejtat e të rinjëve, të drejtat e njeriut, mbrotja e ambientit, të drejtat e komuniteteve të ndryshme etj.