RËNDËSIA E KRIJIMIT TË NJË SISTEMI TË SIGURISË DHE SHËNDETIT NË PUNË
Sistemet e sigurisë teknike në shoqëri e luajnë një rol të veçantë, e posaçërisht kur flitet për Siguri dhe Shëndet në Punë, andaj këtë shpesh e specifikojnë si një modul që mundëson zhvillimin e aftësive dhe kontrollin mbi sigurinë dhe shëndetin në punë, relevante për çdo profesion dhe për çdo fazë të punës.
Mos aplikimi i standardeve teknike dhe forma e shtrirjes së tyre krijon humbje të mëdha në shoqëri, në rend të parë nuk zhvillohet vetëdijesimi i punonjësve, dhe kjo e pamundëson target Zero Aksidente/Incidente dhe pamundëson pranimin dhe përcjelljen e punëtorit shëndoshë e mirë në familjaret e tyre, kjo vazhdon me humbje financiare dhe këto e prekin drejtpërdrejt imazhin e shoqërisë.
Aftësitë e transferueshme që zhvillohen përmes këtij sistemi do t’i ndihmojnë punëdhënësin dhe të punësuarit në veçanti të jenë të sigurt dhe të shëndetshëm gjatë gjithë punës së tyre. Përkufizimet mbi analizën dhe parandalimin e rrezikut në punë, paraqesin shumë situata të pasigurta mbi to, megjithatë ekzistojnë shumë “praktika të mira” që mund të aplikohen lehtësisht për parandalimin e aksidenteve.
Ne si shoqëri ekspertesh bazuar në kërkesat ligjore, kemi shtrirje mbi Kualifikimin e Personave Përgjegjës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, ofrojmë programet me të dhëna standarde të modernizuara dhe të përshtatshme në aplikimin profesional në ambientet të punës duke i respektuar dhe harmonizuar me praktika dhe ligje vendore dhe standardet evropiane, si dhe ISO standardet, konkretisht standardet të përcaktuara me ISO 45001.
Aplikimi i sistemeve bashkohore e në veçanti standardeve relevante prodhojë Ekspert të SSHP-së, edukojë inxhinierë të sigurisë dhe shëndetit në punë për nevojat e organizatave, Institucioneve, agjencioneve dhe industrisë përkatëse të profilizuar në përputhje me tendencat aktuale në vendet e zhvilluara. Për të përmbushur këtë detyrim, ekziston një nevojë e vazhdueshme për avancim të personelit të arsimuar, përfshirë inxhinierë të sigurisë dhe shëndetit në punë. Vendi jonë tashme ka nxirr akte ligjore që mundësojnë zhvillimin e eksperteve për mes qendrave trajnuese të cilat kanë ekipe shumë profesionale, duke operuar në terren bazuar në rregullat e përgjithshme dhe metodologjisë së hartimit të këtyre programeve me veprimtari kryesore Aktivitetet Profesionale Shkencore dhe Teknike, Aktivitetet organizative, Analizë dhe Vlerësimin e Rrezikut dhe Demit ku përfshijnë Sistemin e Menaxhimit të sigurisë në institucion dhe atë përshtatur në standarde bashkohorë.
Këto qendra kanë potencialet e veta në organizimin e trajnimeve dhe këshillimeve në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, të cilat orientojnë dhe përcaktojnë kushtet e sjelljes dhe ndihmojnë krijimin, përshtatjen dhe hartimin e raporteve dhe rregulloreve bazuar ne legjislacionit në fuqi të harmonizuar me direktivat evropianë në Republikën e Kosovës.
Përkufizimet mbi analizën dhe parandalimin e rrezikut në punë, paraqesin shumë situata të pasigurta mbi to, megjithatë ekzistojnë shumë “praktika të mira” që mund të aplikohen lehtësisht për parandalimin e aksidenteve, incidenteve dhe avarive . Për të garantuar një reduktim real të ekspozimit të punëtorëve dhe të te tjerëve (vizitorëve, kalimtarëve të rastësishëm), ndaj dëmit të mundshëm analiza e rrezikut duhet të marrë para sysh të gjitha rreziqet, situatat e pasigurta dhe të garantojë se reduktimi i një rreziku nuk nënkupton rritjen e një tjetri, andaj është e domosdoshme zhvillimi i programeve trajnuese për Siguri dhe Shëndet në Punë.
Vazhdon...