Çfarë duhet të bëni kur bëni një gabim në punë?
Të gjithë bëjmë gabime, dhe ndonjëherë ato gabime ndodhin në punë. Kur bëni një gabim në punë, ai mund të rrezikojë një marrëdhënie me një klient, të shkaktojë një problem ligjor ose të rrezikojë shëndetin ose sigurinë e njerëzve. Pasojat në fund do të vinë tek ju.
Këtu janë disa hapa që duhet të ndërmerrni kur bëni një gabim në punë dhe dëshironi dhe përpiqeni ta korrigjoni atë.
ME RËNDËSI
- Kur bëni një gabim në punë, pranojeni dhe paraqiteni sa më shpejt një zgjidhje te shefit juaj.
- Përqendrohuni në rolin tuaj për përmirësim të gabimit - fajësimi i të tjerëve nuk do të rregullojë asgjë.
- Nëse mund ta rregulloni gabimin në kohën tuaj atëherë bëjeni këtë, por mos bëni asgjë që mund të ketë ndikim financiar apo diçka të ngjashme pa u konsultuar me shefin tuaj.
Pranoni gabimin tuaj
Sapo të zbuloni se diçka shkoi keq, tregojini menjëherë shefit tuaj. Mos u mundoni të fshihni gabimin tuaj. Nëse e bëni këtë, mund të përfundoni duke u dukur shumë më keq, dhe të tjerët madje mund t'ju akuzojnë për një mbulim gabimi. Të qenit i hapur për këtë do të ju paqraqesë profesional, një tipar që shumica e punëdhënësve e vlerësojnë shumë.
SHËNIM: Nëse bëni një gabim të parëndësishëm që nuk do të prekë askënd tjetër, atëherë mund të mos keni nevojë të njoftoni askënd. E njëjta gjë vlenë edhe për gabimet që mund t'i korrigjoni shpejt.
Disa gabime mund të jenë aq të rënda sa t'ju kushtojë me punën tuaj. Edhe nëse keni frikë se mund të pushoheni nga puna, duhet ta njoftoni shefin tuaj për gabimin përpara se të përkeqësohet situata. Të qenit proaktiv dhe i ndershëm mund t'ju ndihmojë të mbani punën tuaj, megjithëse nuk është e garantuar.
Paraqisni shefit tuaj një plan si do të korigjoni gabimin
Do t'ju duhet të krijoni një plan për të korrigjuar gabimin tuaj dhe t'ia paraqisni atë shefit tuaj. Shpresojmë se do të jeni në gjendje të bëni diçka përpara se t'i afroheni, por mos humbisni kohë nëse nuk mundeni. Sigurojeni atë se po punoni për një zgjidhje të gabimit.
Pasi të dini se çfarë duhet të bëni, paraqiteni atë. Jini shumë të qartë për atë që mendoni se duhet të bëni dhe çfarë prisni të jenë rezultatet. Tregojini shefit tuaj sa kohë do të duhet për të zbatuar dhe çdo kosto të lidhur. Ndërsa të bësh një gabim nuk është kurrë një gjë e mire por edhe as fundi i botës, mos e humbisni mundësinë për të demonstruar aftësitë tuaja për zgjidhjen e problemeve.
KËSHILLA: Sigurohuni që të keni gati një "Plan B", në rast se shefi juaj nuk e pranon "Planin A".
Mos i drejto gishtin askujt tjetër
Në një mjedis të orientuar në punë ekipore, ka një shans të mirë që njerëzit e tjerë të jenë gjithashtu përgjegjës për gabimin. Ndërsa njerëzit janë të ngazëllyer për të marrë meritat për sukseset, ata ngurrojnë të pranojnë gabimet. Nëse mundeni, bëjini të gjithë që t'i tregojn shefit tuaj se diçka ka shkuar keq port ë ja thonë të vërtetën.
Fatkeqësisht, mund të mos jeni në gjendje ta bëni këtë. Do të ketë disa njerëz që thonë "nuk është faji im". Nuk do t'ju ndihmojë të flasë me shefin, edhe nëse ata ndajnë përgjegjësinë për gabimin. Në fund, shpresojmë se çdo person do të mbahet përgjegjës për veprimet e tij ose të saj.
Kërkoni falje, por mos e demoralizoni vetën
Ka një ndryshim të madh midis marrjes së përgjegjësisë dhe goditjes së vetes. Pranojeni gabimin tuaj, por mos e qortoni veten që e keni bërë atë, veçanërisht në publik. Nëse vazhdoni të tërhiqni vëmendjen ndaj gabimit tuaj, kjo është ajo që do të mbetet në mendjet e njerëzve.
Ju dëshironi që shefi juaj të fokusohet në veprimet tuaja pasi keni bërë gabimin, jo në faktin se ai ka ndodhur në radhë të parë. Mburrja se si i rregulluat gjërat jo vetëm që do të tërheqë vëmendjen ndaj gabimit tuaj, por mund të ngrejë dyshime se keni bërë një gabim.
Nëse është e mundur, korrigjoni gabimin në kohën tuaj
Nëse ju duhet të punoni jashtë orarit për të përmirësuar gabimin dhe nuk paguheni për këtë, atëherë mund të qëndroni vonë dhe të kaloni orën e drekës në tavolinën tuaj për aq kohë sa duhet për të korrigjuar gabimin tuaj. Sigurisht që nuk dëshironi nxisni më shumë telashe duke i detyruar t'ju paguajnë ekstra, kështu që merrni lejen e shefit tuaj nëse ju duhet të punoni më shumë orë në kompani.
A mund të pushohem nga puna për gabime në punë?
Në varësi të gabimit që bëni në punë, mund të pushoheni për këtë. Punëdhënësi juaj mund t'ju pushojë nga puna nëse gabimi ka një ndikim serioz dhe negativ në biznes.