Log in
X

Company Name

KONAK INVESTMENTS

Phone Number

038526660

Company Place

Prishtinë

ASISTENT/E ADMINISTRATIV-E

ASISTENT/E ADMINISTRATIV-E

Information

Publish Date

13.02.2018

End Date

20.02.2018

Categories

Administratë

Job Places

Prishtinë

Job Description

ASISTENT/E ADMINISTRATIV-E

PËRSHKRIMI I PUNËS:

Konak është duke kërkuar një kandidat/e të përshtatshme për pozitën “Asistent/e Administrativ-e ”. Kandidati/ja duhet të jetë i/e gatshme dhe të ketë eksperiencë të mjaftueshme për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e pozicionit si në vijim;

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Ndihmesë në të gjitha aspektet e menaxhimit administrativ, mirëmbajtje e listës telefonike dhe kontaketeve të stafit, bashkëpunimi me punonjësit e logjistikës, etj.;
  • Koordinimi mes departamenteve dhe njësive të operimit në zgjidhjen e problemeve operacionale dhe administrative, pra përgjegjëse për komunikimin e brendshëm;
  • Programimi dhe koordinimi i takimeve, intervistave, eventeve dhe aktiviteteve të tjera të ngjashme dhe mundësimi i materialeve të brendshme mbështetëse;
  • Përgaditja e korespondencës së biznesit (nëpërmjet përdorimit të microsoft office, word, excel, access, outlook, etj.);
  • Organizimi, mirëmbajtja e dosjeve, të dhënave dhe protokollimi i dokumentave;
  • Mirëmbajtja dhe kontrollimi i arkivimit të dokumentacioneve në server;
  • Kontrolli dhe sigurimi i mjaftueshmërisë së materialeve të zyres;
  • Pritja e telefonatave dhe transferimi i thirrjeve tek personat përkatës;
  • Pritja e vizitorëve dhe ndihma ndaj pjesës tjetër të stafit në organizimin e kërkesave të tyre;
  • Përdorimi i pajisjeve të zyrës të tilla si printera, fotokopje etj.;
  • Raportimi i saktë dhe periodik tek eprorët;
  • Respekton etikën dhe rregullat e caktuara të brandit dhe mishëron kulturën e kompanisë;
  • Mbron vlerat e organizatës duke i mbajtur informacionet konfidenciale;
  • Zbaton detyra të tjera që i caktohen;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë në fushën përkatëse;

Eksperiencë Pune: Preferohen kandidat/e me përvojë pune në këtë fushë;

AFTËSITË:

  • I/E aftë për të punuar në mënyrë metodike, me saktësi dhe kujdes;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi me gojë dhe me shkrim;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe aftësi të menaxhimit të kohës;
  • Aftësi bashkëpunuese dhe të punës në grup;
  • Njohuri të mira të gjuhës turke dhe angleze (në të folur dhe në të shkruar);
  • Shkathtësi kompjuterike (Microsoft Office);
  • Aftësi për të përdorur iniciativën personale por gjithashtu të dijë se cilat çështje duhet të referohen te supervizori;                            

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe cv) në adresën: info@konak.investments 
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Shkurt 2018

JU MIRËPRESIM! 

 

Advertising
Advertising
Facebook