Log in
X

Company Name

Studio Përmbarimore “Pacta Sunt Servanda”

Phone Number

049/ 70 30 20 - 044/89 32 31

Company Place

Gjilan

ZYRTAR/E LIGJOR/E (2), PRAKTIKANT/E (3)

ZYRTAR/E LIGJOR/E (2), PRAKTIKANT/E (3)

Information

Publish Date

10.02.2018

End Date

28.02.2018

Contact Person

Valon Kastrati

Categories

Jurista

Job Places

Gjilan

Job Description

K O N K U R S

Studio Përmbarimore “Pacta Sunt Servanda” , me seli në Gjilan, Rr. “Adem Jashari”, Nr. 79, me Përmbarues Privat Sefer Sh. Arifi,  i emëruar për territorin e Gjykatës Themelore në Gjilan.
Studio Përmbarimore “Pacta Sunt Servanda” ofron mundёsi pёr zhvillim personal dhe tё karrierёs pёr individёt me ambicie, profesionalizёm dhe pёrkushtim pёr standarde tё larta tё performancёs.

Ne kёrkojmё profesionist tё kualifikuar pёr pozitat, si nё vijim:

ZYRTAR/E LIGJOR/E (2 pozita) dhe

PRAKTIKANT/E (3 pozita)

Detyrat e Punës për Zyrtar/e Ligjor/e:

-  Kontrollimi i shkresave të lëndëve të paraqitura nga kreditorët;

-  Përfaqësimi në gjykatat dhe institucionet tjera kompetente;

-  Pregaditja e lëndëve për ndërmarrjen e veprimeve përmbarimore jashtë zyrës;

-  Asistimi në përmbarime në teren, përfshirë procesin e regjistrimit dhe sekuestrimit të pengut të luajtshëm sipas dispozitave ligjore;

-  Organizimi i daljes në teren me Zyrtarin Përmbarimor;

-  Mbajtja e kalendarit për daljet në teren;

-  Përcjellja e afateve pas veprimeve të ndërmarra në terren rreth daljeve në vazhdim;

-  Monitorimi i lëndëve në procedurë përmbarimore;

-  Pregaditja e lëndëve lidhur me prapësim/ankesë për Gjykatat kompetente në Kosovë;

-  Përpilimi i akteve që dalin në kuadër të punës;

-  Komunikimi me palët në procedurë përmbarimore;

-  Dorëzimi i shkresave në terren sipas nevojës;

-  Plotësimi i fletëdorëzimeve për shkresat që dalin gjatë punës;

-  Interpretimi i Ligjit të Procedurës Përmbarimore dhe Ligjeve tjera të aplikueshme në Republikën e Kosovës;

-  Kryen punë dhe detyra tjera sipas kërkesës së Përmbaruesit dhe Menaxherit;

-  I raporton direkt Përmbaruesit privat;

Kualifikimet e kërkuara:

-  Të ketë të përfunduar fakultetin juridik;

-  Aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme;

-  Nivel të lartë profesional dhe integritet personal;

-  Shkathtësi të avancuara komunikuese dhe për diskutim;

-  Aftësi që t’i përshtatet dinamikës dhe mënyrës së punës;

-  I gatshëm që të punoj si pjesë e ekipit;

-  I gatshëm të punoj nën presion të punës;

-  Njohuri në Microsoft Office (word, excel, outlook etj.);

-  Preferohet njohja e gjuhëve të huaja;

-  Të ketë gatishmëri të punoj edhe jashtë orarit të punës sipas nevojës;

Detyrat e Punës për Praktikant/e:

-  Pregaditja e lëndëve për ndërmarrjen e veprimeve përmbarimore jashtë zyrës;

-  Asistimi në përmbarime në teren, përfshirë procesin e regjistrimit dhe sekuestrimit të pengut të luajtshëm sipas dispozitave ligjore;

-  Organizimi i daljes në teren me Zyrtarin Përmbarimor;

-  Mbajtja e kalendarit për daljet në teren;

-  Përcjellja e afateve pas veprimeve të ndërmarra në terren rreth daljeve në vazhdim;

-  Monitorimi i lëndëve në procedure përmbarimore;

-  Pregaditja e lëndëve lidhur me prapësim/ankesë për Gjykatat kompetente në Kosovë;

-  Përpilimi i akteve që dalin në kuadër të punës;

-  Komunikimi me palët në procedure përmbarimore;

-  Dorëzimi i shkresave në terren sipas nevojës;

-  Plotësimi i fletëdorëzimeve për shkresat që dalin gjatë punës;

-  Kryen punë dhe detyra tjera sipas kërkesës së Zyrtarit të Lartë Ligjor;

-  I raporton direkt Zyrtarit të Lartë Ligjor;

Kualifikimet e kërkuara:

-  Preferohet fakulteti juridik ose Absolvent i fakultetit juridik;

-  Aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme;

-  Nivel të lartë profesional dhe integritet personal;

-  Preferohet përvojë pune (nuk është e domosdoshme);

-  Shkathtësi të avancuara komunikuese dhe për diskutim;

-  Aftësi që t’i përshtatet dinamikës dhe mënyrës së punës;

-  I gatshëm që të punoj si pjesë e ekipit;

-  I gatshëm të punoj nën presion të punës;

-  Të ketë gatishmëri të punoj edhe jashtë orarit të punës sipas nevojës;

-  Njohuri në Microsoft Office (word, excel, outlook);

-  Preferohet njohja e gjuhëve të huaja;

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e cila duhet ti ketë të bashkangjitura dokumentet për përgaditjen profesionale, një letër motivimi si dhe një fotografi te kandidatit.

Dokumentet e kërkuara duhet të dërgohen në e-mail adresën: kastrati.a.valon@gmail.com ose dorëzimin e kopjës fizike në zyrën e Studios Përmbarimore “Pacta Sunt Servanda”, Gjilan.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet sipas përshkrimit të pozitës ftohen në intervistë.

Konkursi është i hapur deri më datë: 28.02.2018, ora: 24:00.

Advertising
Advertising
Facebook