Log in
X

Company Name

N.T Liridoni

Phone Number

+381 38 600 501

Company Place

Prishtinë

Agjent Shitje, Merchandaiser

Agjent Shitje, Merchandaiser

Information

Publish Date

08.02.2018

End Date

16.02.2018

Categories

Shitje

Job Places

Pejë | Prishtinë

Job Description

N.T Liridoni shpall konkurs per pozitën: (1) Agjent Shitje- Prishtinë

     Detyrat kryesore:

  • Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë;
  • Zbaton planin e parashikuar të shitjes;
  • Analizon prezencën e produkteve ne treg, përcjellë konkurrencën;
  • Realizon të gjitha komunikimet me klientë;
  • Raporton në baza ditore në Departamentin e Shitjes;
  • Të jetë në gjendje për të maksimizuar produktivitetin dhe efikasitetin, si dhe arritjen e objektivave të caktuara;
  • Realizon detyra të tjera sipas kërkesës së Departamentit të Shitjes.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të ketë diplomë universitare (e preferushme);
  • Të ketë minimalisht 1 vit eksperiencë pune në të njëjtin profil pune në industrinë ushqimore;
  • Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
  • Aftësi të shkëlqyer  komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshme të punojë në presion, dhe me orar fleksibil.

CV-të tuaja mund t’i dërgoni në këtë adresë: hr@liridoni-kos.com , të ceket në Cv pozita dhe vendi për të cilën aplikoni.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 16.02.2018. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

N.T Liridoni shpallë konkurs për pozitën: (1)Merchandaiser- Pejë

Detyrat kryesore:

  • Përgjegjës për ekspozimin dominues të produkteve të caktuara, dukshmërinë maksimale, hapësirën e produkteve në rafte, mbajtjen e kontakteve të rregullta me blerësit, mbajtjen e kontakteve me klientë, analizimin e tregut, etj;
  • Përgjegjës për kontrollimin e stokut, dhe datat e skadimit të produkteve;
  • Monitoron dhe mirëmban çmimet, mban freskinë e produkteve, duke aplikuar rotacion strikt dhe I përmbahet standardeve të temperaturës.
  • Të arrijë ekspozim dominues për produktet e brendit duke maksimizuar dukshmërinë dhe hapësirën e produkteve në rafte;
  • Të stimuloj vëmendjen e konsumatorëve për produktet e brendit, brenda territorit të definuar përmes pozicionimit të përshtatshëm dhe ekspozimit të produkteve;
  • Në kërkim të vazhdueshëm të rasteve për të zgjeruar ekspozimin e produkteve të brendit përkatës;
  • Zhvillimi i vazhdueshëm i aftësive personale dhe teknikave të prezantimit;
  • Krijon raporte profesionale me punëtorët në pikat e shitjes;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme. Diploma universitare në fushën e Marketingut është përparësi;
  • E preferuar 1 vit përvojë pune në shitje/merchandising në industrinë ushqimore;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të ketë njohuri bazë të brendeve të kompanisë;
  • Të ketë imazh profesional, dhe sjellje korrekte;
  • Të jetë i/e gatshme të punojë në presion, dhe me orar fleksibil, varësisht nga sezona.
  • Kandidatet e gjinisë femërore kanë përparësi.

CV-të tuaja mund t’i dorëzoni në këtë adresë: hr@liridoni-kos.com, të ceket ne Cv pozita dhe vendi për të cilin aplikoni.

Konkursi do jetë i hapur deri më datën 16.02.2018 Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook