Log in
X

Company Name

Albaqeramika

Phone Number

+386 49 54 80 80

Company Place

Prizren

Menaxher i sallonit

Menaxher i sallonit

Information

Publish Date

07.02.2018

End Date

07.03.2018

Categories

Menaxher | Shitje

Job Places

Gjakovë | Prizren | Rahovec | Suharekë

Job Description

Albaqeramika është në kërkim të një personi që do ta menaxhojë sallonin e shitjes në Prizren.

Pozita: Menaxher i sallonit

Qyteti: Prizren

Disa nga përgjegjësitë:

  • Koordinon dhe drejton punën në sallon në baza ditore.
  • Mbikëqyr planifikimin, krijimin dhe ekspozimin e ambienteve në sallon duke zbatuar planet dhe strategjitë e shitjes së produkteve.
  • Ka nën kontroll furnizimin me mallrat për veprimtari të kompanisë me sasi dhe cilësi të kërkuar.
  • Rregullisht komunikon me partnerë afarist dhe është përgjegjës për ndërtimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve cilësore me klientët.
  • Këshillon stafin për një paraqitje dhe relacion profesional me klientin.
  • I raporton në baza të rregullta menaxhmentit të kompanisë.

Menaxheri i sallonit tonë duhet të ketë aftësi të shkëlqyeshme udhëheqëse, organizative, komunikimi dhe aftësi negocimi.

Të jetë fleksibil, i vetë-motivuar dhe i gatshëm për bashkëpunim me stafin e kompanisë, partnerët dhe konsumatorët. Aftësi për të motivuar personelin lidhur me misionin dhe objektivat e kompanisë.

Të ketë aftësi për të punuar nën presion dhe të menaxhojë me situata të vështira.

Kandidatët duhet të kenë përvojë në menaxhim, ndërkohë që edukimi universitar dhe njohja e gjuhëve të huaja do të jenë përparësi.

Kandidadatët duhet të kenë patent shoferin në kategorinë B.

Të interesuarit mund ta dërgojnë CV në hr@albaqeramika.com

Website: www.albaqeramika.com

Advertising
Advertising
Facebook