Log in
X

Company Name

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Zyrtar për Pensione në Zyrën e Pensioneve (1), Zyrtar për Mbrojtjen e Viktimave (2), Zyrtar Ligjor (1)

Zyrtar për Pensione në Zyrën e Pensioneve (1), Zyrtar për Mbrojtjen e Viktimave (2), Zyrtar Ligjor (1)

Information

Publish Date

26.12.2017

End Date

05.01.2018

Categories

Ministri

Job Places

Lipjan | Obiliq | Prishtinë

Job Description

Bazuar në nenin 18 të Ligjit Nr. 03/L - 149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, dhe në Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, shpall:

K  O  N  K  U  R  S   

Titulli i vendit të punës: Zyrtar për Pensione në Zyrën e Pensioneve - Obiliq
Referenca: RN00002556
Kategoria funksionele: Niveli profesional
Koeficienti: 6.5
Orari i punës: I plotë, 40 orë në javë
Akt Emërimi: Sipas Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës
I përgjigjet: Udhëheqësit të Zyrës së Pensioneve - Prishtinë
Vendi: Obiliq

Qëllimi i vendit të punës:
Zbatimi i të gjitha procedurave administrative të bazuara në dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me skemat pensionale.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
1.Kontrollon kërkesat e regjistruara nga nëpunësi i pensioneve dhe beneficioneve për pension dhe për të njëjtat i përgatit vendimet dhe i vendos në pagesë nëpërmes sistemit integrues informativ;
2.Angazhohet në përgatitjen e formularit M-4, bën ekzaminimin e stazhit të punës nëpër ndërmarrjet përkatëse në bazë të kërkesave të palëve për pension;
3.Angazhohet në hulumtimin e gjetjes së rasteve të vdekjes me ekipet mobile në terren;
4.Bën sistemimin dhe arkivimin e dokumentacionit – dosjeve në hapësirat përkatëse;
5.Përgatit të gjitha raportet e nevojshme nga fushëveprimi i zyrtarit të pensioneve dhe beneficioneve;
6.Punon punë administrative në kuadër të skemave pensionale;
7.Informon udhëheqësin e Zyrës së Pensioneve;
8.Kryen punë tjera të parapara me ligj dhe me kërkesë të Drejtorit të Qendrës Rajonale të Administratës Pensionale.

Kualifikimi, përvoja e punës, aftësitë dhe shkathtësitë e tjera:
•Diplomë universitare në shkenca ekonomike ose juridike, pa përvojë pune;
•Aftësi të mira komunikative;
•Aftësi për punë në ekip;
•Të ketë aftësi të larta për marrëdhënie ndërnjerëzore, aftësi organizative dhe orientime për të realizuar rezultate të mira;
•Njohja e punës me kompjuter në word dhe excel është domosdoshme.

Titulli i vendit të punës: Zyrtar për Mbrojtjen e Viktimave (dy pozita)
Referenca: RN00002557
Kategoria funksionele: Niveli profesional
Koeficienti: 6.5
Orari i punës: I plotë, 40 orë në javë
Akt Emërimi: Sipas Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës
I përgjigjet: Udhëheqësit të Strehimores për Mbrojtjen e Viktimave
Vendi: Lipjan

Qëllimi i vendit të punës:
Mbrojtja e drejtpërdrejtë e viktimave, duke filluar nga akomodimi deri te re-integrimi. Punon në identifikimin e nevojave të viktimave të trafikimit dhe organizon punë ri-socializuese. Bashkëpunon me zyrtaren e lartë dhe Udhëheqësen e Strehimores.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
1.Punon ngushtë me viktimën përfituese të strehimit;
2.Harton raporte profesionale që lidhen me viktima;
3.Bashkëpunon me zyrtarë që ndërlidhen me mbrojtjen dhe trajtimin e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore;
4.Ofron shërbime psiko-sociale të ushqimit, veshmbathjes dhe farmaceutike për viktimat e strehuara;
5.Ofron këshillime fillestare dhe asiston në pranimin e shërbimeve eventuale mjekësore e psikologjike;
6.Ofron për viktimën këshillimet dhe informacionet me interes për të, që ndërlidhën me të drejtat sipas ligjeve në fuqi;
7.Mirëmban të dhënat e viktimave të strehuara në kuadër të strehimores;
8.Ndihmon në përgatitjen e planit vjetor të punës për strehimoren;
9.Përgatit raporte javore, tremujore e vjetore për punën e strehimores;
10.Siguron respektimin e kodit etik për zyrtarë të shërbimeve sociale;
11.Obligohet për ruajtjen e konfidencialitetit për viktima;
12.Kryen detyra tjera të kërkuara nga udhëheqësja e strehimores.

Kualifikimi, përvoja e punës, aftësitë dhe shkathtësitë e tjera:
•Diplomë universitare në Shkenca Sociale, Juridik, Ekonomik dhe Administratë Publike;
•Dy vite përvojë pune profesionale;
•Njohuri në fushën e mbrojtës së të drejtave të njeriut, me theks të veçantë në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore;
•Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, për të dhënë udhëzime dhe për të përcjellë informata tek të tjerët;
•Njohuri të plotë dhe përvojë të ligjeve dhe procedurave përkatëse;
•Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
•Gatishmëri për punë me ndërrime (orarin e ditës, pasdites dhe natës).

Titulli i vendit të punës: Zyrtar Ligjor
Referenca: RN00002559
Departamenti: Departamenti Ligjor
Divizioni: Divizioni për Shqyrtimin e Parashtresave dhe Ankesave
Kategoria funksionele: Niveli profesional
Koeficienti: 7  
Orari i punës: I plotë, 40 orë në javë
Akt Emërimi: Sipas Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës
I përgjigjet: Udhëheqësit të Divizionit për Shqyrtimin e Parashtresave dhe Ankesave
Vendi: Prishtinë

Qëllimi i vendit të punës:
Ofrimi i shërbimeve dhe këshillave profesionale në fushën e hartimit të politikave dhe legjislacionit nga fushëveprimi i institucionit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
1.Harton akte normative si dhe akte të tjera juridike të cilat dalin nga fushëveprimtaria e institucionit, në bazë të procedurave të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi;
2.Siguron përputhshmërinë e projektligjeve dhe akteve tjera nënligjore me legjislacionin në fuqi në Kosovë;
3.Kujdeset që përmbajtja dhe forma e aktit normativ të jetë sa më e saktë si nga aspekti gjuhësor ashtu edhe ai teknik, si dhe të jenë identike në të tri gjuhët zyrtare;
4.Bën hulumtime dhe analiza të informatave në temat e caktuara nga mbikëqyrësi dhe identifikon opsionet ose çështjet për shqyrtim;
5.Sipas kërkesës dhe sipas udhëzimeve të nivelit më të lartë jep opinione ligjore si dhe bën hartimin e projektmarrëveshjeve, projektvendimeve dhe projektakteve të tjera;
6.Bashkëpunon dhe komunikon me njësitë e tjera brenda dhe jashtë institucionit për aktivitetet që ndërlidhen me fushën e legjislacionit;
7.Kryen edhe punë të tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
    
Kualifikimi, përvoja e punës, aftësitë dhe shkathtësitë e tjera:
•Diplomë universitare në Juridik;
•Dy vite përvojë pune profesionale;
•Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën e legjislacionit dhe hartimin e akteve ligjore;
•Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
•Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe koordinim eventual të personelit në nivel administrativ;
•Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
•Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).

Titulli i vendit të punës: Zyrtar Ligjor
Referenca: RN00002559
Departamenti: Departamenti për Familje të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës
Divizioni: Divizioni i Skemave për Kategoritë e Luftës
Kategoria funksionele: Niveli profesional
Koeficienti: 7  
Orari i punës: I plotë, 40 orë në javë
Akt Emërimi: Sipas Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës
I përgjigjet: Udhëheqësit të Divizionit të Skemave për Kategoritë e Luftës
Vendi: Prishtinë

Qëllimi i vendit të punës:
Ndihmon Departamentin në arritjen e qëllimit për punë të suksesshme lidhur me implementimin e ligjit mbi vlerat e luftës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
1.Pranon lëndët në bazë të ankesave nga sektori i regjistrimit;
2.Pranon lëndët në bazë të ankesave nga sektori i komisionit mjekësor;
3.Kontrollon dokumentet përkatëse;
4.Shqyrton lëndët në përputhje me ligjet e aprovuara;
5.Konstaton dhe vendos lidhur me njohjen apo refuzimin e lëndës;
6.Nxjerr vendime për shkallën e dytë;
7.Pajis lëndët me vendime përkatëse;
8.Merr vendime sipas aktgjykimeve të Gjykatës;
9.Kujdeset që gjatë marrjes së vendimit të zbatohen dhe respektohen kriteret e përcaktuara me ligj;
10.Kryen dhe detyra tjera në bazë të kërkesave nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejt.

Kualifikimi, përvoja e punës, aftësitë dhe shkathtësitë e tjera:
•Diplomë universitare në Juridik;
•Dy vite përvojë pune profesionale;
•Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën e legjislacionit dhe hartimin e akteve ligjore;
•Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
•Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe koordinimin eventual të personelit në nivel administrativ;
•Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
•Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).

Konkursi mbetet i hapur deri më 05.01.2018.

Formularët për aplikim merren në Divizionin për Burime Njerëzore/MPMS katin përdhesë dhe të plotësuara dorëzohen, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00. Adresa: Objekti i ri afër sheshit “Zahir Pajaziti“.
Aplikacionet e dërguara me postë të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën ditën e fundit të afatit për aplikim do të konsiderohen të vlefshme nëse arrijnë brenda katër (4) ditësh.
Aplikacionit i bashkangjiten kopje të dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën e punës dhe dokumente tjera të  nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilën konkurrojnë kandidatët.
Aplikacionet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.
Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për verifikim para komisionit intervistues.
Kandidatët që hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim në afat ligjor nga Zyra e Personelit.

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femrore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook