Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Zyrtar/e për arkiv

Zyrtar/e për arkiv

Information

Publish Date

11.07.2017

End Date

24.07.2017

Categories

Ministri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L – 149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës neni 18, Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale shpallë :

K O N K U R S

Titulli i vendit të punës: Zyrtar/e për arkiv

Referenca: AK/140
Koeficienti: 6 (gjashtë)
Kategoria funksionele: Niveli teknik-administrativ
Akt Emërimi: Sipas Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës
I përgjigjet: Udhëheqësit të Zyrës së Pensioneve
Vendi: Prishtinë

Qëllimi i vendit të punës:
Zyrtari i arkivës është staf mbështetës i/e cili ndihmon stafin përgjegjës në kuptim të ruajtjes, protokolimit, sistemimit dhe arkivimit të materialeve arkivore me interes për Departamentin të Pensioneve(PD).

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
1. Pranimi i lëndëve për të gjitha skemat që i implementon DP në arkiv, kontrollimi i tyre regjistrimi dhe renditja e lëndëve sipas kodeve;
2. Vendosja dhe rreshtimi i lëndëve në arkiv sipas kodeve;
3. Pranimi dhe sistemimi në dosje i kërkesave për ndërrim të llogarive bankare,vendbanimeve, regjistrimi i tyre si dhe arkivimi. Pranimi i kërkesave për raste të vdekjes, regjistrimi dhe vendosja e tyre në lëndë si dhe sistemimi i dosjes te pasivet;
4. Pranimi i dosjeve të pensioneve kontributore me rexhister dhe vendosja e tyre në dosje të pensionit bazë me rritje;
5. Nxjerrja e lëndëve të PPAK-së dhe pregaditja për komision mjekësor të shkallës parë dhe
të dytë, e sipas padisë edhe përcjellja e lëndëve për Gjykatë Supreme;
6. Pranimi i lëndëve pas shqyrtimit të Komisionit Mjekësor të shkallës së parë dhe të dytë dhe vendosja e tyre në arkivë;
7. Pranimi i ankesave nga nëpunësi i pranimit, vendosja e tyre në lëndë dhe më pas hartimi i rexhistrit në mënyrë që të përcillen në sektorin e arkivës së DP-së për protokollim dhe procedim për komision mjekësor(shkallë të dytë);
8. Pranimi i çlajmërimeve për rastet e vdekjes nga nëpunësi i pranimit, regjistrimi dhe vendosja e tyre në lëndë dhe sistemimi i këtyre lëndëve ne pasivë;
9. Pranimi i vendimeve nga DP, regjistrimi dhe ndarja e tyre nëpër komuna.
10. Menxhimi i arkivës në mënyrë elektronike dhe përciellja e lëvizjes së lëndës;
11. Harton raporte ditore,javore mujore periodike dhe vjetore.
12. Skanimin e dokumentacionit në dosjet e skemave pensionale..

Kualifikimi, përvoja e punës, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:
-Shkolla e mesme;
-Përvojë pune 3 vjeçare;
-Të njoh punën me kompjuter;
-Të njohë gjuhët zyrtare që fliten në Kosovë;
-Të ketë gatishmëri për tu shërbyer të gjitha komuniteteve;

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor. Formularët për aplikim merren në divizionin e burimeve njerzore/MPMS dhe të plotësuara dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00, adresa: Objekti i ri afër sheshit „Zahir Pajaziti“ kati i dytë zyra nr.201, Prishtinë. Aplikacionet e dërguara me postë te cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën ditën e fundit të afatit për
aplikim do të konsiderohen të vlefshme nëse arrijnë brenda 4 (katër) ditësh. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

Aplikacionit i bashkangjiten kopje të dokumentacionit mbi kualifikimin, për përvojen e punës, dokumente tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilën konkurrojnë kandidatët.
Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për verifikim para komisionit intervistues.
Kandidatët që hyjnë në përzgjedhje të ngushtë,do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim në afat ligjor nga zyra e personelit.
Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundesi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femrore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook