Register
X









Log in
X

Company Name

K.S. Besa Security Sh.p.k.

Phone Number

+38649 481 577

Company Place

Prishtinë

Menaxher i Sigurimit (3), Teknik (montues) i Alarmeve dhe Kamerave (4), Ndihmës të teknikut / Praktikant (4), Operatorë të Licencuar të Qendrës së Kontrollit (3), Operatorë të Licencuar për TPG (4), Roje Fizike të Licencuar (20), Patrullist..

Menaxher i Sigurimit (3), Teknik (montues) i Alarmeve dhe Kamerave (4), Ndihmës të teknikut / Praktikant (4), Operatorë të Licencuar të Qendrës së Kontrollit (3), Operatorë të Licencuar për TPG (4), Roje Fizike të Licencuar (20), Patrullist..

Information

Publish Date

14.07.2017

End Date

27.07.2017

Contact Person

Jetmir Uka

Categories

Të tjera... | Marketing | Sigurim Fizik

Job Places

Të gjitha qytetet

Job Description

Nëse ju zotëroni aftësi të shkëlqyera organizative, aftësi për të frymëzuar dhe zhvilluar të tjerët, jeni të orientuar drejt arritjes së rezultateve dhe dëshironi të përmbushni potencialin tuaj, ne ju ofrojmë një mundësi unike, shansin që të jeni pjesë e Besa Security.

Kompania e Sigurimit “BESA SECURITY” shpallë:

KONKURS

Me mundësi punësimi të menjëhershëm për këto vende të punës:

  1. Menaxher i Sigurimit

         - Prishtinë (2 punëtorë)

         - Prizren    (1 punëtorë)

  1. Teknik (montues) i Alarmeve dhe Kamerave -  Prishtinë  (4 punëtorë)

  1. Ndihmës të teknikut/Praktikant – me pagesë – Prishtinë (4 punëtorë)

  1. Operatorë të Licencuar të Qendrës së Kontrollit – me përvojë - Prishtinë (3 punëtorë)

  1. Operatorë të Licencuar për TPG - Prishtinë (4 punëtorë)

 

  1. Roje Fizike të Licencuar - në tërë Kosovën (20 punëtorë)

 

  1. Patrullist me Veturë të Licencuar

             - Prishtinë  (6 punëtorë)

             - Prizren     (2 punëtorë)

            -  Gjakovë   (2 punëtorë)

            -  Pejë          (2 punëtorë)

            -  Ferizaj     (2 punëtorë)

  1. Teknik për Mirëmbajtje/Servisim të Bankomatëve (ATM) – Prishtinë (4 punëtorë)

  1.  Teknik për Mirëmbajtje/Servisim të maqinave të numërimit të parave – Prishtinë (3 punëtorë)


  2.   Agjent i Marketingut

              -  Prizren  (1 punëtorë)

              -  Ferizaj   (1 punëtorë)

              -  Gjakovë (1 punëtorë)


Përshkrim i Shkurtë i Vendit të Punës:
Menaxher i Sigurimit

  1. Menaxhimi i projekteve të sigurimit fizik
  2. Udhëheqja dhe mbikëqyrja e rojeve të caktuara për projekte të veçanta
  3. Komunikimi dhe takimet me klient
  4. Koordinon punët me njësitë e tjera dhe Qendrën e Kontrollit
  5. Përgatitë raportet periodike të punës

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara: Menaxher i Sigurimit

  • Shkollimi universitar: Shkenca të Sigurisë, Kriminalistikë, Jurist, Ekonomist.
  • Të ketë përvojë dhe njohuri në industrinë private të sigurisë
  • Njohuri të mira të ligjeve dhe rregulloreve në lidhje me shërbimet e sigurisë private
  • Të ketë përvojë në menaxhim
  • Të ketë aftësi të mira të planifikimit, analizës dhe komunikimit
  • Aftësi të mira në përdorimin e teknologjisë informative
  • Vlera të larta etike dhe profesionale
  • Njohja e Microsoft Office (Word, Excel, Power Point, etj.)
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze për nevoja të punës

Përshkrim i Shkurtë i Vendit të Punës: Teknik

  • Instalime të sistemeve të alarmit
  • Instalime të sistemeve të kamerave
  • Instalime të sistemeve të kontrollit të qasjes (Access Control)
  • Instalime të sistemeve përcjellëse GPS (gjurmimit)
  • Mirëmbajtja e pajisjeve të mbikëqyrjes elektronike
  • Instalim dhe servisim te pajisjeve të ndryshme të sigurisë

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara: Teknik

  • Shkollimi universitar i dëshiruar
  • Të ketë njohuri te mira te teknologjisë dhe pajisjeve elektronike te sigurisë
  • Të ketë përvojë dhe njohuri ne industrinë private të sigurisë
  • Të ketë aftësi te mira te komunikimit
  • Vlera te larta etike dhe profesionale


Përshkrim i Shkurtë i Vendit të Punës: Ndihmës Teknik/Praktikant

  • Asiston teknikun në Instalime të sistemeve të alarmit
  • Asiston teknikun në Instalime të sistemeve të kamerave
  • Asiston teknikun në Instalime të sistemeve të kontrollit të qasjes (Access Control)
  • Asiston teknikun në Instalime të sistemeve përcjellëse GPS (gjurmimit)
  • Asiston teknikun në Mirëmbajtjen e pajisjeve të mbikëqyrjes elektronike
  • Asiston teknikun në Instalim dhe servisim të pajisjeve të ndryshme të sigurisë


Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara: Ndihmës Teknik/Praktikant

  • Shkollimi universitar i dëshiruar – duke vijuar apo ka përfunduar
  • Të ketë njohuri bazike rreth teknologjisë dhe pajisjeve elektronike
  • Të ketë vlera të larta etike dhe profesionale

Përshkrim i Shkurtë i Vendit të Punës: Operatorë në Qendrën e Kontrollit

  • Bën mbikëqyrjen elektronike të pronës së siguruar
  • Zbatimin e Procedurave Standarde të Operimit të Qendrës së Kontrollit.
  • Mban komunikim efektiv dhe profesional me patrullat, rojet, klientët dhe organizata tjera
  • Koordinon dhe mbikëqyrë veprimet e patrullave, teknikëve, rojeve fizike, etj.
  • Në rastet e incidenteve apo situatave emergjente kujdeset për koordinim të punës në mes të njësive të kompanisë, shërbimeve të emergjencës dhe policisë.
  • Përgjegjës për kompletimin e raporteve informuese për stafin udhëheqës.
  • Sigurohet për kompletimin e të gjitha shënimeve dhe raporteve në përfundim të ndërrimit.


Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara: Operatorë në Qendrën e Kontrollit

  • Të ketë njohuri në industrinë private të sigurisë
  • Të posedoj licencë përkatëse
  • Shkathtësi te komunikimit dhe te përdorimit te pajisjeve komunikuese
  • Njohuri të mira të ligjeve dhe rregulloreve në lidhje me shërbimet e sigurisë private
  • Njohuri të mira të teknologjisë informative
  • I aftë dhe i gatshëm të punojë me orar të zgjatur
  • Vlera të larta etike dhe profesionale
  • Njohja e gjuhëve të huaja

 
Përshkrim i Shkurtë i Vendit të Punës: Operatorë të Licencuar për TPG

  • Përgjegjës për kryerjen e shërbimeve të TPG-së
  • Zbaton planet ditore të shërbimeve të TPG-së
  • Kujdeset për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e pajisjeve dhe mjeteve të punës
  • Përgjegjës për zbatimin e rregulloreve dhe procedurave të operimit dhe respekton rendin dhe disiplinën brenda njësisë së TPG-së
  • Përgjegjës për kompletimin e raporteve ditore, plotësimin e formularëve, shënimeve në ditar të punës, etj.
  • Kryen detyra të tjera të cilat kërkohen nga Menaxheri i Departamentit të Operativës

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara: Operatorë të Licencuar për TPG

  • Të posedoj licencë të TPG-së
  • Të ketë përvojë dhe njohuri në industrinë private të sigurisë
  • Njohuri të mira të ligjeve dhe rregulloreve në lidhje me shërbimet e sigurisë private
  • Të ketë aftësi të mira të komunikimit dhe menaxhimit të stresit
  • Vlera të larta etike dhe sjellje profesionale

 

Përshkrim i Shkurtë i Vendit të Punës: Roje Fizike

  • Kryen detyrat e sigurimit themelor
  • Kryen detyrat specifike sipas përshkrimit të detyrës të objekteve specifike
  • Kryen inspektime të objektit
  • Kryen detyra të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi

 

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara: Roje Fizike

  • Licenca përkatëse
  • Përvojë dhe njohuri në industrinë private të sigurisë
  • Të këtë aftësi të mira të shikimit dhe dëgjimit
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe me shkrim
  • Përgatitje dhe qëndrueshmëri fizike
  • Vlera të larta etike dhe profesionale
  • Njohja e gjuhëve të huaja e dëshiruar

 
Përshkrim i Shkurtë i Vendit të Punës: Patrullist

  • Përgjegjës për intervenim ne objektet e siguruara me sistem të alarmit të thyerjes, alarmit të zjarrit dhe kamera.
  • Përgjegjës për asistimin e rojeve në objektet e siguruara me roje fizike.
  • Në rast të thyerjes së objekteve të siguruara, incidenteve apo aksidenteve, patrulla shkon në vendin e ngjarjes
  • Kryen inspektime të rojeve
  • Përgjegjës për koordinim efikas me Qendrën e Kontrollit gjate intervenimit.
  • Përkujdeset për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e pajisjeve dhe mjeteve të punës.
  • Përgjegjës për kompletimin e raporteve ditore, plotësimin e formularëve, shënimeve në ditar të punës, etj.
  • Kryen detyra të tjera te cilat kërkohen nga Menaxheri i Patrullës


Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara: Patrullist

  • Përvojë dhe njohuri në industrinë private të sigurisë
  • Të këtë aftësi të mira të shikimit dhe dëgjimit
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe me shkrim
  • Përgatitje dhe qëndrueshmëri fizike
  • Vlera të larta etike dhe profesionale
  • Mosha 20 – 40 vjeç (e preferuar)
  • Leja e Vozitjes
  • Njohja e gjuhës angleze apo gjuhëve të tjera (e preferuar)


    Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara: Teknik për Mirëmbajtje/Servisim të Bankomatëve (ATM)
  • Shkollimi universitar i dëshiruar
  • Të ketë njohuri të mira të teknologjisë dhe pajisjeve elektronike
  • Aftësi të mira në përdorimin e teknologjisë informative
  • Gatishmëri për trajnim dhe zhvillim profesional
  • Vlera të larta etike dhe profesionale
  • Njohja e gjuhës angleze apo gjuhëve të tjera


Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara: Teknik për Mirëmbajtje/Servisim të Maqinave të Numërimit të Parave

  • Shkollimi universitar i dëshiruar
  • Të ketë njohuri të mira të teknologjisë dhe pajisjeve elektronike
  • Aftësi të mira në përdorimin e teknologjisë informative
  • Gatishmëri për trajnim dhe zhvillim profesional
  • Vlera të larta etike dhe profesionale
  • Njohja e gjuhës angleze apo gjuhëve të tjera

 
Përshkrim i Shkurtë i Vendit të Punës: Agjent i Marketingut

  • Marketing në terren në lidhje me prezantimin dhe shitjen e produkteve dhe shërbimeve të kompanisë
  • Prezanton produktet dhe shërbimet e kompanisë në lokalet të cilat nuk kanë vendosur sistemin e alarmit si në shtëpi private, biznese të vogla dhe korporata
  • Përpilon raportin ditor, javor dhe vjetor për punën e kryer
  • Plotëson fletëshiqimin e objekteve të kontraktuara
  • Bën nënshkrimin e kontratave sipas kushteve për objektet të cilat i ka kontraktuar
  • Përgjegjës për implementimin e planeve për marketing
  • Kryen detyra të tjera të cilat kërkohen nga mbikëqyrësi


Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara: Agjent i Marketingut

  • Shkollimi universitar, drejtimi ekonomi, marketing dhe financa
  • Të ketë përvojë dhe njohuri në industrinë private të sigurisë
  • Njohuri të mira të ligjeve dhe rregulloreve në lidhje me shërbimet private të sigurisë 
  • Të ketë aftësi të mira të marketingut dhe marrëdhënieve me publikun
  • Të ketë aftësi të mira te komunikimit
  • Aftësi  të mira ne përdorimin e teknologjisë informative.
  • Vlera të larta etike dhe profesionale


Kërkohen minimum këto dokumente për aplikim:

- Diploma e shkollës së Mesme / Fakultetit (kopje)

- Letërnjoftimi (kopje)

- Licenca për shërbimet themelore të sigurisë (pozitat: Roje dhe Patrullist) (kopje)

- Licenca për shërbimet e specializuara – Mbikëqyrje Elektronike (pozitat: Operatorë i Q.K) (kopje)

- Licenca për shërbimet e specializuara – TPG (pozitat: TPG) (kopje)

- 2 fotografi të vogla


Data e fundit për aplikim është 27 Korrik 2017, ora 16:30!

Të gjithë aplikuesit të cilët i plotësojnë kushtet, do të ftohen në intervistë, menjëherë pas aplikimit!

Adresa për aplikim: Zyra Qëndrore e Besa Security (Emshir rr. Shefqet Shkupi nr.64)

Telefoni kontaktues:  038/ 54 55 54 ose përmes E-mail: info@besasecurity.com

Thirr pa pagesë: 0800 22 000.

E KE BESËN!

Expired

Advertising
Advertising
Facebook