Register
X









Log in
X

Company Name

Komuna e Prishtinës

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Përgjegjës i financave, Zyrtar Ligjor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë

Përgjegjës i financave, Zyrtar Ligjor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë

Information

Publish Date

05.07.2017

End Date

18.07.2017

Categories

Financa

Job Places

Prishtinë

Job Description

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë , në përputhje me nenin 8, të Ligjit të punës nr. 03/L- 212 , Nenit 14. par.2. të Ligjit për Shëndetësi Nr.04/L125, nenit 3, të Udhëzimit Administrativ nr. 14/2011, dhe UA. nr.05/2014, Për ndryshimin dhe plotësimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, dhe vendimit nr. 2160 të dt.29.06.2017 të Këshillit Drejtues të QKMF-ës, publikon këtë:

K O N K U R S

Për pranim në marrëdhënie pune
I. TITULLI I VENDIT TË PUNËS: Përgjegjës i financave në Qendrën Kryesore të Mjekësisë
Familjare Një (1) pozitë
Kategoria dhe grada e vendit të punës
- Koeficienti H-20 –H-634,
- Orari i: 40 orë në javë
- Kohëzgjatja e emërimit: - Sipas Ligjit të punës nr. 03/L-2012

Detyrat dhe përgjegjësitë:
Punët dhe detyrat e punës do të kryhen në bazë të përshkrimit të detyrave të punës së
Përgjegjësit financiar ,të parapara sipas Rregullores mbi sistematizimin dhe organizimin e
brendshëm të institucionit si dhe punët të tjera nga lëmia e tij përkatëse sipas urdhrit të drejtorit.

Kushtet e konkursit:
Kandidati/ja të cilët konkurrojnë për këtë vend të punës përveç kushteve të përgjithshme të parapara me Ligj duhet të ketë të përfunduar:
-Fakultetin Ekonomik,
-Njohuri të shkëlqyeshme të programeve Microsoft Office,
-Përvojë pune profesionale 5 vite.

Dokumentet e kërkuara:
-Kopjen e diplomës universitare
-Kopjen e letërnjoftimit apo të pasaportës
-Dëshmi për përvojën e punës
-Çdo dokument tjetër apo certifikatë trajnimi që kandidati/ja e vlerëson të nevojshme që i
përshtatet kushteve dhe kritereve të përcaktuara më lartë.

II. TITULLI I VENDIT TË PUNËS: Zyrtar Ligjor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë
Familjare Një (1) pozitë
Kategoria dhe grada e vendit të punës
- Koeficienti H-20 –H-634,
- Orari i: 40 orë në javë
- Kohëzgjatja e emërimit: - Sipas Ligjit të punës nr. 03/L-2012

Detyrat dhe përgjegjësitë:
Punët dhe detyrat e punës do të kryhen në bazë të përshkrimit të detyrave të punës së
Zyrtarit Ligjor ,të parapara sipas Rregullores mbi sistematizimin dhe organizimin e brendshëm
të institucionit si dhe punët të tjera nga lëmia e tij përkatëse sipas urdhrit të shefit dhe drejtorit.

Kushtet e konkursit:
Kandidati/ja të cilët konkurrojnë për këtë vend të punës përveç kushteve të përgjithshme të parapara me Ligj duhet të ketë të përfunduar:
-Fakultetin Juridik,
-Njohuri të shkëlqyeshme të programeve Microsoft Office,
-Përvojë pune profesionale 3 vite .

Dokumentet e kërkuara:
-Kopjet e diplomës universitare
-Kopjen e letërnjoftimit apo të pasaportës
-Dëshmi për përvojën e punës
-Çdo dokument tjetër apo certifikatë trajnimi që kandidati/ja e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve të përcaktuara më lartë.

Data e shpalljes së Konkursit 04.07.2017, deri më dt.18.07.2017.
Aplikacioni merret dhe dorëzohet në Administratën e QKMF-ës, (nga ora 8-15) Rruga “Fehmi Agani” nr.22 – Prishtinë.
Dokumentacioni i cili i bashkëngjitet aplikacionit duhet të jetë fotokopje dhe i njëjti nuk kthehet.
Dokumentacioni i cili nuk i`u përgjigjet kërkesave dhe specifikave të konkursit si dhe
dokumentacioni i pa kompletuar dhe ai i që mbërrin me vonesë nuk do të shqyrtohen

Expired

Advertising
Advertising
Facebook