Register
X









Log in
X

Company Name

Komuna e Gjilanit

Phone Number

Company Place

Gjilan

Anëtarë të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale NPL “Tregu” SH.A Gjilan. (4)

Anëtarë të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale NPL “Tregu” SH.A Gjilan. (4)

Information

Publish Date

05.07.2017

End Date

19.07.2017

Categories

Të tjera...

Job Places

Gjilan

Job Description

Duke u bazuar në dispozitat e Nenit 17 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike 03/L-087, Komisioni Komunal i Aksionarit të NPL “Tregu” SH.A Gjilan shpall:

K O N K U R S

Për zgjedhjen e anëtarëve (4) të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale NPL “Tregu” SH.A Gjilan.
Mandati i Drejtorëve të zgjedhur është sipas ligjit mbi NP.

KUALIFIKIMET DHE PËRGADITJA PROFESIONALE
Sipas nenit 17, pika 17.3 të Ligjit mbi ndërmarrjet publike, një kandidat për t’u zgjedhur drejtor në Bordin e Drejtoreve duhet t’i plotësoj këto kushte:
- Të jetë person që ka integritet, të mos ketë çfarëdo shkelje fiduciare ndaj personave tjerë fizik dhe juridik.
- Të ketë përgatitje superiore;
- Të ketë sëpaku 5 vjet përvojë pune në nivel të lartë të menaxhmentit, në fushën e administrimit të biznesit, të financave korporative, të financave, të menaxhimit të thesarit, të bankave, konsulencë në biznes ose industri, ose nga një fushë tjetër e shkencave – të ketë qenë kontabilist publik, jurist i kualifikuar, ose anëtar i kualifikuar i një profesioni tjetër, i cili ndërlidhet ngushtë me veprimtarine afariste të NP-së.
Kompensimi i Drejtorëve të Ndermarrjes Publike NPL “Tregu” SH.A Gjilan
Kompensimi i Drejtorëve të Bordit të NPL “Tregu” SH.A Gjilan do të bëhet në pajtim me dispozitat e nenit 20, pika 20.2 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike.

KUSHTET
Kandidatët kanë të drejtë të zgjidhen në Bordin e NPL-se nëse:
- Nuk kanë qene të dënuar dhe nuk janë nën hetime nga ndonjë Gjykate kompetente ;
- Nuk kanë shkelur kodin etikës apo standardet e sjelljes profesionale, përveç nëse një denim i tillë është ndryshuar nga një Gjykatë, ose organ tjetër i ankesave;
- Nuk ka bërë përgënjeshtrime material nën çfarëdo dëshmie nën betim, nuk ka qenë në post menaxhues të ndonjë kompanie që ka falimentuar gjatë dhjetë (10 ) viteve të fundit.

Kandidati nuk mund te zgjedhet drejtor në Bordin e NPL “Tregu” SH.A Gjilan , nëse:
- Aktualisht është zyrtar (në kuptim të nenit 21 të Ligjit mbi ndërmarrjet publike), menaxher i ndërmarrjes përkatëse, ose cilës do nga filialet e saja ;
- Ka shërbyer si menaxher i ndërmarrjes publike përkatëse, ose cilëndo nga filialet e saja Brenda pesë (5) viteve të kaluara ;
- Aktualisht ka, ose gjatë tri (3) viteve të kaluara ka pasur çfarëdo marrëdhënie material afariste (përveç si konsumator individual i sherbimit të ndërmarrjes publike ) me ndërmarrjen publike përkatëse, ose cilëndo nga filialet, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ;
- Është aksionar, drejtor ose zyrtar në një shoqëri tregtare ose person tjeter juridik, i cili ka marrëdhënie material afariste me ndërmarrjen publike përkatëse ;
- Pranon ose ka pranuar brenda tri (3) viteve të kaluara kompensimin shtesë nga ndërmarrja publike përkatëse, ose nga cilado filial e saj (përveq honorarit të drejtorit ose kompensimin stimulus të përcaktuar me nenin 20.1 të Ligjit mbi ndërmarrjet publike, ose është anëtar në skemën pensionale të ndermarrjes publike përkatëse, ose të cilësdo nga filialet e saja ;
- Përfaqëson një aksionar, i cili posedon mbi dhjetë përqind (10 % ) të aksioneve votuese në ndërmarrjen publike përkatese ;
- Ka shërbyer në Bordin e drejtorëve të ndërmarrjes publike përkatëse më shumë se nënte (9) vite nga dita e parë e zgjedhjes së tij ;
- Është i afërm i shkallës së tretë (siq është konstatuar në përputhje me përkufizimin e interesit financiar në nenin 2 të Ligjit mbi ndërmarrjet publike), i cilit do person që i takon cilës do nga kategoritë e sipërpërmendura ;
- Është zyrtar, drejtor ose aksionar, ose ka një interes financiar në një shoqëri tregtare që konkurron me ndërmarrjen, ose është menaxher i larte zyrtar, drejtor ose aksionar (i cili posedon më shumë se dy përqind (2 % ) të të drejtave të votimit ), ose ka një interes t konsiderueshem financiar në cilëndo nga shoqërite tregtare që konkurrojnë në ndërmarrjen ;
- Është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 mujore para dates së aplikimit, ka qenë zyrtar i zgjedhur, i emëruar politik ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike ;
- Ka qfarëdo konflikti të interesave, që për nga natyra, do të shkaktonte që ky person të mos jetë në gjendje që në mënyre efektive, me besnikëri, në mënyrë të pavarur dhe objective t’I përmbush detyrat e tij përgjegjëse ndaj aksionarëve dhe ndërmarrjes publike.

INFORMATË PËR PROCEDURËN E KONKURIMIT
Kandidatët, për anëtarë të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale NPL “Tregu” SH.A Gjilan duhet t’i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
- CV- në;
- Letërmotivimin ;
- Deklaratën nën betim (formularin i cili plotësohet ne momentin e dorëzimit të dokumentacionit);
- Deshminë e kualifikimit profesional ;
- Dëshminë mbi përvojen e punës ;
- Qertifikatën që nuk është nën hetime dhe ;
- Ekstraktin e lindjes.

Aplikuesi duhet të përgadis deklaratën nën betim, në të cilën deklaron se ai/ajo i përmbush kushtet e kualifikimit; pavarësin edhe përgatitjen profesionale .çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipërpërmendur do të rezultojë me diskualifikimin e menjëhershëm.
Dokumentacioni duhet tëdorëzohet në zarf të mbyllur dhe dorëzohet në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve, ish-Bankosi Nr.1,Komuna e Gjilanit
Dokumentacioni i dorëzuar kopje nuk kthehet. Origjinali mund të kërkohet gjatë intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Informatat shtesë mund të sigurohen permes numrit të telefonit:
Afati i konkursit është deri më: 19/07/2017
Komisioni Komunal i Aksionarit të NPL ”Tregu” SH.A Gjilan

Expired

Advertising
Advertising
Facebook