Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Zhvillimit Ekonomik

Phone Number

038 200 21524

Company Place

Prishtinë

Udhëheqës i Divizionit të Politikave Minerare

Udhëheqës i Divizionit të Politikave Minerare

Information

Publish Date

05.07.2017

End Date

17.07.2017

Categories

Ministri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Ministria e Zhvillimit Ekonomik duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës L. Nr. 03/L-149 dhe Rregulloren nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës bënë:

SHPALLJEN E REKRUTIMIT

Departamenti i Minierave - Divizioni i Politikave Minerare
Numri i Konkursit: APF0002283
Vendi i punës: Udhëheqës i Divizionit të Politikave Minerare EZHE/060 / JP00029758
Koeficienti : 9.00
Kohëzgjatja e Emërimit: Dy (2) Vjeçare
Mbikëqyrësi: Drejtori i Departamentit te Minierave

Detyrat dhe përgjegjësitë:
-Udhëheq procesin e hartimit dhe rishikimit të dokumenteve të politikave/strategjive në sektorin minerar;
-Propozon, harton dhe monitoron zbatimin e legjislacionit për sektorin minerar;
-Harton raporte të rregullta periodike mbi zbatimin e Strategjisë Minerare dhe legjislacionit për sektorin minerar;
-Harton dhe monitoron planet për zhvillim te komuniteteve të ndikuara nga aktivitetet minerare;
-Ofron mbështetje në shqyrtimin dhe propozim-miratimin e Planit të Menaxhimit të resurseve minerale;
-Shqyrton planet hapësinore lidhur me menaxhimin e resurseve minerale.

Kualifikimi i nevojshëm:
-Diplomë Universitare nga lemia e Gjeoshkencave ne drejtimet: Gjeologji, Xehetari, Metalurgji
-5 vite përvojë pune profesionale;
-Aftësi menaxheriale dhe punë ekipore;
-Aftësi në ndërmarrjen e iniciativave;
-Njohuri e legjislacionit përkatës vendor dhe ndërkombëtar për lëmin e xehetarisë, përpunimit, shfrytëzimit dhe plasmanit të produkteve minerale;
-Aftësi të avancuara me kompjuter MS Windows, MS Office (Word, Exel, Power Point, Project, Outlook);
-Aftësi komunikimi (shkrim dhe prezantim oral) në gjuhën Shqipe ose serbe, njohja e gjuhës angleze është përparësi,
-Aftësi të punon në mënyrë efektive në mjedisin multi-etnik dhe multi-kulturor;
-Aftësi të punon në nivelin më të lartë të konfidencialitetit dhe transparencës;

Procedura e konkurrimit
Procedura e konkurrimit është e hapur për kandidatë të jashtëm si dhe nëpunës civil ekzistues te cilët i plotësojnë kriteret e konkursit. Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në
recepcionin e ndërtesës së Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (Sheshi Nëna Terezë, Toskanë, Prishtinë)
Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen http://mzhe.rks-gov.net . Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshminë e përvojës se punës, dy referenca.
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm. Kërkesat dorëzohen në Zyrën e Arkivës, kati I-rë, ndërtesa e Ministrisë së Zhvillimit
Ekonomik ose me postë.

Informatë e përgjithshme për të gjithë kandidatët
Ministria e Zhvillimit Ekonomik , ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional ne organet e shërbimit civil siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. Kohëzgjatja e kontratës sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese.
Për shkak te numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Afati i konkurrimit është deri me date 17/07/ 2017, deri në orën 16:00.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen. Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 21524

Expired

Advertising
Advertising
Facebook