Register
X









Log in
X

Company Name

People in Need OJQ

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Dizajner grafik

Dizajner grafik

Information

Publish Date

12.06.2017

End Date

25.06.2017

Categories

IT & Dizajn

Job Places

Prishtinë

Job Description

Konkurs për punësim

People in Need – është OJQ nga Republika Çeke që është e përkushtuar në bashkëpunimin për zhvillim, shpërndarjen e ndihmave humanitare në rajonet në nevojë, si dhe mbështetja për të drejtat e njeriut,- ka një traditë të gjatë të punës në Kosovë si dhe më gjërë në regjionin e Ballkanit Perendimor. People in Need ka ndihmuar vendet e regjionit me ndihma humanitare për refugjatët si dhe ata që janë prekur nga konfliktet e armatosura për vite me radhë në të 90-tat. Akvititetet e tanishme në Kosovë përfshijnë përkrahjen për personat me aftësi të kufizuara në mënyra të ndryshme si dhe mbështetja për gjithëpërfshirjen në arsim për fëmijët nga komunitetet më të rrezikuara. Për më shumë informata ju lutemi vizitoni: www.peopleinneed.cz

Në kuadër të projektit Integrimi i Personave te verbër dhe parandalimi ë verbërisë në Kosovë, që implementohet në partneritet me Shoqatën e të Verbërve në Kosovë, është planifikuar themelimi i ndërmarrjes sociale Feniks. Kjo ndërmarrje sociale do të punësojë edhe persona me aftësi të kufizuara përfshirë edhe të verbërit. Në bazë të hulumtimit të tregut realizuar në fund të vitit 2015 dhe fillim te vitit 2016, është ardhur në përfundim që fusha ku kjo ndërmarrje mund të ketë sukses në zhvillim dhe qëndrueshmëri të të bërit biznes, është fusha e prodhimit të kutive nga kartoni i letrës dhe çantave nga letra.

Dizajner grafik

Lloji i kontrates:             6 muaj, me mundësi vazhdimi

Vendi i punes:                 Prishtinë, Rr. Mbreteresha Teuta, afër Taukbashqes

Data e fillimit të punës: Korrik 2017

Qëllimi i pozitës:

Puna e dizajnerit grafik është që të zhvillojë ide dhe materiale konkrete vizuele si dhe të përmbushë objektivat e ndërmarrjes sociale. Ky person duhet të jetë kreativ, të zotërojë kapacitet që të zhvillojë ide të ndryshme të cilat përputhen me objektivat strategjik të ndërmarrjes.

Përgjegjësitë kryesore: Kjo pozitë është e përshtatshme për individ vetë-motivues i cili do te ofrojë mbështetje dhe jo vetem në këto fusha:

  • Zhvilloni zhgjidhje kreative për qëllimet e projektit dhe objektivat që perfshijnë shtypin, paketimin etj.
  • Të paraqitni idete verbale dhe ato të shkruara në skica apo koncepte elektronike për iniciativat e kampanjës së brandimit të produkteve dhe kampanjat e marketingut
  • Aftësi të dalloni kualitetin e fotografisë dhe kompozicionit
  • Duhet të jeni të aftë që të punoni në kolektiv me kolege tjerë, të përqafoni dietë e të tjerëve dhe të jeni fleksibil gjatë punës kreative

Eksperienca dhe arsimimi:

  • 1+ vite experience në ndonjë agjenci marketingu, firmë të dizajnit grafik, etj.
  • Studimet bachelor në artin komercial, dizajnin grafik apo komunikimet vizuele janë të nevojshme
  • Një përmbledhje të punëve të sukseshme që keni bërë në të kaluarën që dëshmon aftësitë tuaja është e nevojshme
  • Trajnime shtesë për softwere të dizajnit është e dëshirueshme

Aftësite ne kompjuter:

  • MS Office përfshirë Word, Excel, PowerPoint, Outlook
  • Profesional në përdorimin e Adobe Ilustrator, Adopbe Photoshop, Adobe In Design dhe Corel Draw

Kompetencat kryesore:

  • Aftesi të forta në komunikim si në të folur ashtu edhe në të shkruar.
  • Të dëshmoni aftesi dhe dëshirë që të punoni me të tjerët si pjesë e ekipit për të arritur rezultate sa më të mira.
  • Duhet të jeni të aftë të punoni mirë nën presion të punës sa më qetë që është e mundur
  • Shumë kreativ dhe me dëshmi të aftësive për zhgjidhjen e problemeve të mëdha si dhe t’i kushtojë vëmendje detajeve.
  • Njohuri të mira në dizajn, tipografi dhe brandim

Vërejtje:

Inkurajohen personat me aftësi te kufizuara dhe gratë që të aplikojnë në këtë konkurs.

Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-të e tyre në këto email adresa: ali.misimi@peopleinneed.cz dhe nazmimeta60@gmail.com jo më larg se deri më 25 qershor 2017. Vetëm kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do të njoftohen.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook