Register
X









Log in
X

Company Name

The British School of Kosova

Phone Number

038 556 566

Company Place

Prishtinë

Drejtor

Drejtor

Information

Publish Date

18.04.2017

End Date

15.05.2017

Categories

Arsim & Edukim

Job Places

Prishtinë

Job Description


The British School of Kosova
shpall konkurs për

Titulli i pozitës: Drejtor

I raporton: Këshillit Drejtues

Detyrat (përshkrimi i pozitës):

  • Drejtori i shkollës është përgjegjës për organizimin dhe funksionimin e të gjitha segmenteve të administratës së shkollës, duke përfshirë përmbajtjen dhe standardet akademike, menaxhimin financiar, menaxhimin e objekteve, programet jashtëshkollore dhe aktivitetet e lidhura me komunitetin.
  • Shkolla vë theks të veçantë në të mësuarit e nxënësve, zhvillimin dhe trajnimin e mësimdhënësve, në kulturën mikpritëse dhe mbështetëse për nxënësit dhe familjet e tyre.
  • Drejtori i shkollës udhëheq procesin e ndërtimit të një programi cilësor të arsimit, duke krijuar një ambient shkollor mikpritës dhe mbështetës, që nxit të menduarit dhe kreativitetin e nxënësve, siguron dhe frymëzon vlerat thelbësore të përsosshmërisë së shkollës, jetesën etike dhe mësimnxënien.
  • Drejtori i shkollës siguron qëndrueshmërinë financiare të shkollës nëpërmjet menaxhimit efektiv të buxhetit, duke përfshirë shpenzimet kapitale.
  • Drejtori i shkollës merr pjesë në hartimin e planit strategjik për shkollën dhe zhvillimin e politikave inicuese të vendimeve të Këshillit Drejtues. Drejtori është përgjegjës për zbatimin dhe monitorimin e Planit Strategjik të shkollës 2015-2020.
  • Drejtori siguron të gjitha masat e nevojshme të sigurisë për ambient të sigurt për komunitetin shkollor.

Kualifikimet e preferuara

  • Lidership i dëshmuar në ndërtimin e një programi rigoroz, të vlerësuar akademik dhe frymëzues për nxënësit, dhe në arritjen e një performance të fortë ekipore në partneritet të ngushtë me prindërit dhe komunitetin;
  • Të paktën përvojë 8 vjeçare si drejtor shkolle vendore apo ndërkombëtare, ose përvojë ekuivalente e udhëheqjes; si dhe mundësisht, përvojë në mësimdhënie të drejtpërdrejtë në klasë;
  • Të ketë diplomë universitare në një fushë të rëndësishme për menaxhimin e një institucioni akademik konkurrues. Grada post-diplomike (përparësi);
  • Të ketë një histori të udhëheqjes, inovative dhe energjike në ndërtimin dhe forcimin e programeve thelbësore akademike duke u fokusuar në mbarëvajtjen e një programi shkollor të përgjithshëm;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyeshme komunikimi (verbale dhe me shkrim) që të mund të përcjellë cilësitë unike dhe karakterin e shkollës, të frymëzojë përkushtim te stafi dhe komuniteti i shkollës, t’i artikulojë çështjet që çojnë në zgjidhje efektive;
  • Të ketë përvojë në menaxhimin e niveleve të duhura të përgjegjësisë funksionale dhe të llogaridhënies në mësimdhënie dhe të stafit administrativ;
  • E vlerësueshme përvoja e punës me njerëz të vendeve dhe kulturave të ndryshme;
  • Përvojë në përdorimin e teknologjisë për të mbështetur të mësuarit dhe për të menaxhuar proceset e afarizimit;
  • Menaxhim rigoroz fiskal, duke përfshirë shpenzimet operative dhe buxhetit kapital, për të siguruar qëndrueshmërinë financiare të shkollës;

Dokumentet e kërkuara për aplikim

  • Kandidatët duhet të dërgojnë të dhënat e listuara më poshtë, si një skedar të vetëm në pdf të bashkangjitur në një email:
  • Një letër aplikimi, duke shpjeguar pikat e juaja të forta si një kandidat dhe të tregoni pse jeni të interesuar në pozicionin e Drejtorit në BSK;
  • Një CV aktuale e cila nuk duhet të ketë më shumë se dy faqe, duke adresuar kualifikimet e dëshiruara profesionale, si dhe cilësitë personale;
  • Letër reference (maksimum 3) me kontaktet aktuale të personave që ju referojnë.

Shqyrtimi i aplikacioneve

  • Kandidatëve u kërkohet të dorëzojnë një letër motivuese dhe materialet e kërkuara sa më parë të jetë e mundur pasi Komisioni Vlerësues rezervon të drejtën për të mbyllur procesin e përzgjedhjes në çdo kohë nëse kandidati i duhur është gjetur;
  • Shqyrtimi i dosjeve do të fillojë me pranimin e aplikacioneve;
  • Për kandidatët ndërkombëtarë, do të organizohen intervista me Skype, të planfikuara dhe në dakordim me kandidatin;
  • Këshilli Drejtues i BSK-së në procesin e përzgjedhjes së Drejtorit, synon të përfshijë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit;

Afati i fundit për aplikim është 15 maj 2017.

Aplikacionet duhet të dërgohen online në:

punesimi@britishschoolkosova.com

Advertising
Advertising
Facebook