Register
X









Log in
X

Company Name

Zyra e Kryeministrit

Phone Number

038/ 20014400

Company Place

Prishtinë

Zyrtar i Lartë për Grumbullimin dhe Përpunimin e të Dhënave

Zyrtar i Lartë për Grumbullimin dhe Përpunimin e të Dhënave

Information

Publish Date

17.03.2017

End Date

21.03.2017

Categories

Qeveri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Sekretariati i Këshillit të Sigurisë së Kosovës - Qendra e Situatave shpallë të lirë këtë vend të punës:

I. Një (1)  Zyrtar i Lartë për Grumbullimin dhe Përpunimin e të Dhënave
Numri i referencës: SKSK- QS
Koeficienti: 8
Vendi: Prishtinë

Pozita është e paraparë për minoritete
                        
Detyrat dhe përgjegjësitë e të punësuarit: Nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësinë e  Drejtorit të Qendrës së Situatave të Sekretariatit te Këshillit të Sigurisë së Kosovës, kryen detyrat dhe përgjegjësitë e mëposhtme:
•Monitoron 24/7 mediet elektronike dhe të shkruara në Kosovë dhe jashtë saj,  bënë grumbullimin, krahasimin e informacioneve që kanë ndikim në sferën e sigurisë;
•Përpunion informatat e mbledhura dhe bënë analiza bazike lidhur me çështjet e sigurisë;
•Mban kontakte të nivelit përkatës me pjesëtarët e institucioneve qeveritare dhe organizatat tjera për shkëmbim të informatave  dhe përfaqësimin e QS-së rreth çështjeve  të koordinimit të aktiviteteve operacionale;
•Bënë përgatitjen e raporteve ditore, periodike si dhe raporteve statistikore dhe krahasuese për Drejtorin e QS-së;
•Koordinon rrjedhën e informacionit dhe siguron përcjelljen me kohë të tij në mes QS dhe institucioneve përkatëse;
•Zhvillon dhe mirëmban bazën e të dhënave të informatave që ndërlidhen me çështjet e sigurisë dhe me ecurinë e mbështetjes së menaxhimit të krizave;
•Mban kujdestarinë sipas orarit të miratuar nga Drejtori i QS-së;
•Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret momentale të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe.

Kualifikimet e nevojshme:
Kandidati duhet të ketë diplomë universitare; Ai/ajo duhet të ketë tri (3) vite përvojë pune, e dëshirueshme në fushën e  grumbullimit dhe përpunimit të informatave; Njohja e gjuhëve zyrtare . Gjuha angleze në të folur dhe shkruar e dëshirueshme; Kandidati duhet të njohë punën me Kompjuter (Microsoft Word, Excel, Power Point, Acces) etj; Preferohen cilësi tjera të kandidatit:  përvojë në pjesëmarrje në projekte, seminare, trajnime dhe Certifikata që dëshmojnë këtë përgatitje (është përparësi por jo esenciale).

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

Qendra e Situatave  ofron mundësi të barabarta në punësim si dhe mirëpret kërkesat nga personat e komuniteteve jo shumicë dhe kandidatëve femra. Të ardhurat janë fikse, në pajtim me buxhetin e Konsoliduar të Kosovës dhe rregulloret në fuqi.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Mos kalimi i procedurave të verifikimit të sigurisë nga kandidatët nënkupton automatikisht ndërprerjen e kontratës së punës.

PROCEDURA E KONKURRIMIT
Formulari për aplikim mund të merret në recepcion në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës (rruga Nëna Terezë p.n.) Formularin zyrtar për aplikim mund ta gjeni edhe në web faqen:  www. kryeministri-ks.net  . Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikim shkollor, kurset e ndjekura, përvojën e punës, Certifikatë ( dëshminë) që s’është nën hetime.  dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuar do të konsiderohet i pavlefshëm.

Kërkesat mund të dorëzohen në Lokalet e Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë se Kosovës, Kati -2 (minus dy), Ndërtesa e Qeverise ose me postë. Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në. 038 200 15 608 dhe 038 200 15 620 .
Kërkesat që dorëzohen pasi të mbyllet afati i konkursit nuk do të pranohen.
Do të kontaktohen vetëm kandidatet e përzgjedhur për listën e ngushtë.

Afati i konkursit deri më datën 21 mars 2017 në ora 16:00.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook