Register
X









Log in
X

Company Name

Emerald Hotel

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Koordinator/e në zyrën e Shitjes dhe Marketingut

Koordinator/e në zyrën e Shitjes dhe Marketingut

Information

Publish Date

16.03.2017

End Date

30.03.2017

Categories

Administratë | Shitje | Marketing

Job Places

Prishtinë

Job Description

Për plotësimin e vendit të punës

Koordinator/e në zyrën e Shitjes dhe Marketingut

Pozita e kërkuar më lartë ka një rol të rëndësishëm, duke patur parasysh që Hotel Emerald është hotel me 5 yje ku ofrohen shërbime me standardet më të larta ndërkombëtare të hotelierisë dhe në qendër të vëmendjes është kujdesi ndaj klientit dhe të gjitha shërbimet duhet të kryhen sipas motos: “Tek ne çdo gjë zgjidhet me buzëqeshje”

Hotel Emerald ofron kushte të mira punë që mundësojnë ngritje të vazhdueshme profesionale

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Mirëpritja e klientëve dhe të kuptuarit e nevojave të tyre, dhënia e përgjigjeve,perpilimi i ofertave, korrespodimi me e-mail/telefon,takime etj.
  • Mirembatja e kontakteve me klientët;
  • Paraqitjaplotësisht profesionale;
  • Fleksibilitetilidhur me orarin e punës;
  • Koordinimi i punëve që nderlidhen me menaxherin e shitjes;
  • Gatishmëria për punë nën trysni kur të jetë e nevojshme;
  • Ruajtja e fshehtësisë afariste gjatë gjithë kohës së shërbimit si dhe pas përfundimit të karierës në Emerald;
  • Krijimi dhe zhvillimi i databazës së klientëve;
  • Krijimi i kontakteve të reja (zgjerimi i rrjetit të shitjes);
  • Detyrat tjera eventuale që nuk janë përmendur më lartë e që mund të kërkohen nga menaxheri i drejtpërdrejtë apo drejtori i përgjithshëm.

Kualifikimet e kërkuara dhe kriteret: 

  • Së paku niveli bachellor në studimet e ekonomisë apo turizmit. Me përparësi do të konsiderohen kandidatët me drejtimin e shitjes dhe marketingut;
  • Përvojae punës në shitje dhe marketing do të konsiderohet përparësi;
  • Nivel shumë i mirë i njohjes së gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar;
  • Kandidatët të cilët përpos gjuhës angleze e njohin edhe ndonjë gjuhë tjetër botërore apo ballkanike do të kenë përparësi gjatë selektimit;
  • Posedimi i aftësive të mira shitëse dhe negociuse;
  • Posedimi i aftësivepër planifikim dhe organizim të punëve;
  • Aftësia e përdorimit të mirë të kompjuterit (minimum pakoja MS Office);
  • Është i dëshirueshëm edhe posedimi i patent shoferit (kategoria B).

CV-të duhet të dërgohen në e-mail adresën: albulena.varoshi@emeraldhotel.info

Preferohet që bashkë me CV-në të dërgohet edhe një fotografi elektronike e portretit.

Nuk pranohen forma tjera të konkurrimit (përmes ardhjes personale apo komunikimit me telefon).

Vetëm kandidatet e përzgjedhura në rrethin e ngushtë do të kontaktohen.

Advertising
Advertising
Facebook