Register
X









Log in
X

Company Name

D&D Business Support Center

Phone Number

+37744693564

Company Place

Prishtinë

ZYRTAR PËR PROJEKTE

ZYRTAR PËR PROJEKTE

Information

Publish Date

16.03.2017

End Date

24.03.2017

Categories

Ekonomi

Job Places

Prishtinë

Job Description

KONKURS

ZYRTAR PËR PROJEKTE

D&D Business Support Center, kërkon kandidatë të motivuar  për pozitën:  Zyrtar për Projekte

KUALIFIKIMET MINIMALE

  • Të paktën diplomë universitare në fushën e  biznesit ose ekonomisë,
  • Përvojë pune në implementim apo menaxhim të projekteve apo në fushën e shërbimeve për biznese apo administrim biznesi si: marketing, biznes plane, financa, kontabilitet, hulumtime, analiza, apo të ngjashme,
  • Njohuri dhe shkathtësi në menaxhim dhe koordinim të aktiviteteve përgjatë implementimit të projekteve,
  • Shkathtësi planifikimi dhe organizimi,
  • Aftësi në përpilim të shkresave, raporteve, propozimeve, ofertave dhe të dokumenteve të ngjashme,
  • Aftësi dhe shkathtësi komunikimi,
  • Njohja e gjuhës angleze e domosdoshme,
  • Njohuri dhe shkathtësi të avancuara në përdorimin e kompjuterit (paketës Ms  Office),
  • I gatshëm për punë ekipore dhe në raste të veçanta jashtë orarit të punës.

DETYRAT KRYESORE

  • Merr pjesë në mënyre direkte   ofrimin e shërbimeve të konsulencës për klient,
  • Koordinimi i aktiviteteve gjatë implementimit të projekteve,
  • Përcjell dhe monitoron implementimin e projekteve,
  • Përpilon raporte periodike lidhur me progresin dhe performancën në implementim të projekteve,
  • Hulumtime dhe analizë e të dhënave që shërbejnë si bazë për nevoja të produkteve të ndryshme të konsulencës për biznes dhe/apo për nevoja të tjera përgjatë implementimit të projekteve të ndryshme,
  • Përpilimi i dokumenteve administrative, shkresave, raporteve dhe propozimeve/ofertave,
  • Shërbime marketingu dhe reklamimi për produktet dhe shërbimet për kompaninë por edhe shërbime të tilla  klientët,
  • Menaxhimi i portofoleve të klientëve të organizatës dhe krijon/mirëmban bazën e të dhënave për klientët e organizatës,
  • Punë tjera që ndërlidhen me aktivitet ditore të zyrës.

D&D BSC ofron mundësi ngritje në karrierë dhe pagë konkurruese për kandidatët e suksesshëm.

Aplikimi  mund të bëhet përmes dërgimit të  CV-së  dhe një   letër motivimi, në E-mail adresën: info@dd-bsc.com

Afati i fundit për aplikim është  datë 24/Mars/2017, ora 16:00!

Expired

Advertising
Advertising
Facebook