Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Phone Number

038-200 36-578

Company Place

Prishtinë

Zyrtar i pasurisë

Zyrtar i pasurisë

Information

Publish Date

11.01.2017

End Date

19.01.2017

Categories

Administratë

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Ligji Nr. 03/ L -149, Rregulloren
Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës,Ministria e Tregtisë dhe Industrisë bën:


REKRUTIM

Institucioni:                         Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të përgjithshme


Titulli i vendit të punës:        Zyrtar i pasurisë
Koeficienti/7
Nr. i Referencës:  MTI/1
Vendi: Prishtinë           Datë:05.01.2017
________________________________________________________________________________________
     Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Regjistron dhe administron pasurinë e institucionit në pajtim me procedurat e përcaktuara ligjore ;  
  • Përcjell lëvizjen e pasurisë dhe ofron informacione të duhura lidhur me lëvizjen e pasurisë dhe përgatitë gjithë dokumentacionin për lëvizjen e pasurisë- tjetërsimit;  
  • Kontrollon dhe mirëmban të gjitha informatat e nevojshme për pasurinë në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi ;  
  • Bashkëpunon me zyrtaret për pranimin e pasurisë dhe me zyrtarët e financave për sigurimin e të dhënave të sakta dhe detajuara për pasurinë;
  • Përgatitë dhe ofron të dhëna mbi vlerat e regjistruara të pasurisë për nevoja të raportimit financiar;
  • Në çdo fund viti dhe sipas nevojës i regjistron të dhënat mbi pasurinë në regjistrin e pasurisë pasi që pasuritë të jenë klasifikuar dhe të jenë kryer vlerësimet nga ana e komisionet përkatëse;
  • Siguron zbatimin e standardeve të kontabilitetit mbi evidentimin dhe zhvlerësimit pasurisë;
  • Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet për këtë vend të punës:

  • Diplomë universitare: Ekonomik, Administratë Publike;
  • Së paku dy (2) vitepërvojë pune;
  • Njohuri profesionale specifike në menaxhimin dhe administrimin e pasurisë;
  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve për çështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës;
  • Aftësia për të organizuar punën e vet dhe për te koordinuar stafin e nivelit administrativ;
  • Shkathtësi hulumtuese , analitike dhe të vlerësim të informacionit;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë shkollimin e lartë dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Kohëzgjatja e emërimit:

Nëpunësi i karrierës (përhershëm) Periudha provuese .Dymbëdhjetë (12) muaj.

Data e mbylljes së konkursit:

19.01.2017

Paraqitja e kërkesave
Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MTI-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MTI-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit , në adresën www.mti-ks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, çdo ditë pune nga ora 8:00 -16:00 deri më:19.01.2016.Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038-200 36-578.

“Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcionalë organet e shërbimit civil të administratës publike,qendrore dhe lokale,siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3të Ligjit Nr..03/L-149 mbi shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”

 Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara,vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do  të kontaktohen.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook