Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Phone Number

038-200 36-578

Company Place

Prishtinë

Asistente administrave 3

Asistente administrave 3

Information

Publish Date

11.01.2017

End Date

19.01.2017

Categories

Administratë

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Ligji Nr. 03/ L -149, Rregulloren
Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës,Ministria e Tregtisë
dhe Industrisë bën:

REKRUTIM
 (për pozitë jo karrierë)

Institucioni:                         Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Agjencionii Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë


Titulli i vendit të punës:               Asistente administrave 3
Koeficienti/6
Nr. i Referencës:  MTI/2
Vendi: Prishtinë           
Kohëzgjatja e emërimit: Tre (3) muaj                                                                              Datë: 05.01.2017
________________________________________________________________________________________
     Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ndihmon stafin Profesional dhe Drejtues në një numër të detyrave të rëndësishme dhe të shkathëta teknike/administrative (shpesh pa mbikëqyrje); kryen të gjitha punët në kohë dhe në mënyrë të saktë;
  • Merr përgjegjësi specifike, pa mbikëqyrje, për zbatimin e një numri të procedurave dhe udhëzimeve administrative përmes vet-iniciativës kur kërkohet; përfshirë trajtimin e rregullt në mënyrë të pavarur të çështjeve të paparapara me udhëzime por të ndërlidhura me nevojat e institucionit;
  • Mban regjistër të saktë dhe të plotë të aktiviteteve, dosjeve, punimeve, dokumenteve zyrtare, etj., përfshirë përgatitjen e raporteve dhe analizave statistikore;
  • Mund të kërkohet të mbikëqyrë stafin më të ri dhe koordinon/konsolidon dhe verifikon punën e tyre;
  • Mban kontakte të rregullta me punonjësit në të gjitha nivelet e institucionit, stafin e institucioneve tjera dhe publikun, përfshirë ofrimin e ndihmës dhe këshillave e udhëzimeve për çështje të caktuara ose shkëmbim të informatave;
  • Ndihmon në adresimin e pyetjeve nga menaxherët dhe stafi në lidhje me procedurat teknike ose administrative të cilat mund të jenë mjaft të komplikuara;
  • Kryen detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe

Kualifikimet për këtë vend të punës:

  • Arsimim i mesëm, trajnim përkatës dhe së paku tri (3) vite përvojë pune në fushën përkatëse  teknike ose  administrative.    
  • Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës;
  • Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe  përcjellë informata tek të tjerët;  
  • Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Kohëzgjatja e emërimit:

Tre (3) muaj

Data e mbylljes së konkursit:

19.01.2017


Paraqitja e kërkesave

Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MTI-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MTI-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit , në adresën www.mti-ks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, çdo ditë pune nga ora 8:00 -16:00 deri më:19.01.2017.Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038-200 36-578.

“Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcionalë organet e shërbimit civil të administratës publike,qendrore dhe lokale,siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3të Ligjit Nr..03/L-149 mbi shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”

 Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara,vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do  të kontaktohen.


Expired

Advertising
Advertising
Facebook