Shtatë pyetje që mund të drejtohen gjatë intervistimit !

1. Pyetjet hapëse
Shembuj: Më fol për veten. Më fol nëpërmjet CV-së tënde.
Çfarë nënkupton pyetja?
Çfarë tregoni nga vetja juaj kur i përgjigjeni një pyetje të tillë “të pafajshme”?
Si të pergjigjesh: Ti duhet ta mendosh që më parë se si do të jetë përshtypja e parë që dëshiron t’i lësh intervistuesit. Kështu, mos thuaj gjëra të parëndësishme, ose një histori të detajuar të karrierës tënde. Zgjidh 5-6 tema të rëndësishme që përmbledhin eksperencat tuaja e që janë më të rëndësishmet për punën tuaj.

2. Pyetje që fillojnë me ‘a mund’
Shembuj:  A mund të më japësh një shembull të eksperiencës suaj në këtë fushë?
Çfarë nënkupton pyetja?   
A keni eksperiencën dhe aftësitë për të bërë këtë punë të zbulohet realisht nëse mund ta bësh punën?
Si të përgjigjesh: Edhe nëse nuk ke punuar në këtë fushë mund të tregosh se si i ke përdorur aftësitë e tua në punë alternative. Kujtohu të përmendësh detaje dhe rezultate kur jep shembuj.

3. Pyetje që fillojnë me ‘pse’ 
Shembuj: Pse aplikove për këtë punë?
Çfarë nënkupton pyetja?   
Cilat janë arsyet pse zgjodhët këtë punë? Ju mund të jeni krejtësisht i kualifikuar për ta bërë atë punë, por motivimi juaj mund të jetë i dyshimtë. Këto pyetje shërbejnë për të kuptuar nëse keni motivimin e duhur në këtë kete punë.
Si të përgjigjesh:  Kujdes, mos thoni që zgjodhët këtë punë vetëm sepse ishit të papunë. Mund të jetë diçka e sinqertë, por tregon dëshpërim. Edhe nëse kjo është arsyeja e vetme, ju duhet të thoni diçka që ju tërheq nga ky vend pune. Ai që ju merr në punë dëshiron të dëgjojë që ju keni sadopak interes për punën.

4. Pyetje ‘përshtatëse’
Shembuj:  Si do të punonit si pjesë e një skuadre?
Çfarë nënkupton pyetja?   
A do të përshtateni me kulturën e tyre të punës?
Si të pergjigjesh: Duhet të keni marrë disa të dhëna më parë për kompaninë, psh. si janë punonjësit, si vishen, apo cili është artikulli kryesor që prodhojnë. Përpiqu që të japësh një shembull specifik, se si në përvojën e mëparshme ke arritur të bëhesh pjesë e një projekti, e një skuadre apo e një grupi.

5. Pyetje “grackë”
Shembuj:   Pse po e lini punën aktuale? Me çfarë jeni marrë që kur jeni i papune? Cilat janë pikat e tua te dobëta?
Çfarë nënkupton pyetja?   
Mënyra se si përgjigjesh është më e rëndësishme se ajo që ti vërtet thua. Intervistuesit janë të interesuar të dinë se si arrin të mbështetesh në forcat e tua, ose se cilat janë mendimet e tua.
Si të pergjigjesh: Çelësi i kësaj pyetje është të japësh një përgjigje pozitive. Kjo do të thotë të mos shash punën e mëparshme, apo ish-shefat e tu. Intervistuesi mund të mendojë se nëse ju ishit një problem për drejtuesin tuaj të mëparshëm mund të jeni i tillë dhe për të. Nuk duhet të pranosh as pika të forta, që mund të shfaqen dhe si dobësi, si psh. ‘jam ambicioz’, ose pika të dobëta nga e kaluara si psh: ‘kam patur ca probleme me bindjen ndaj urdhrave, por tani kam mësuar...’

6. Pyetje mbi Pagën
Shembuj:  Për çfarë lloj rroge interesoheni?
Çfarë nënkupton pyetja?   
A mund t’ju kënaqin me pagën që dëshironi, dhe a jeni negociator i mirë?
Si të përgjigjesh: Ju keni tre opsione për t’u përgjigjur, dhe të treja kanë nga një hile:

  1. Përgjigu duke pyetur: Nuk e di se sa ofrohet a mund të ma shpjegoni pagën?
  2. Jepu një shifër “Kërkoj një pagë prej 20000 deri në 30000 euro”, përgatitu që ata do ta ulin sa të kenë mundësi.
  3. Opsioni konfidencial: lëri të te ofrojnë ata duke thënë: “Paga nuk përbën problem për mua, kështu që jam gati të negocioj me ju nëse më bëni një ofertë”. Kjo përgjigje kërkon guxim dhe ata mund ta vleresojnë një gjë të tillë.

7. Pyetjet tuaja 
Shembuj:  Keni ndonjë pyetje për ne?
Çfarë nënkupton pyetja?   
A keni arritur të kuptoni diçka mbi kompaninë?
Si të përgjigjesh: Nuk duhet të thuash “Nuk kam pyetje, kemi disutuar për gjithçka”. Në këtë pikë ju sërish duhet të lini përshtypje të mira ndaj intervistuesit, e mund të shfrytëzoni të gjitha informacionet që keni marrë gjatë intervistës për të formuluar pyetje që kanë lidhje me punën, apo me kompaninë. Psh. ‘Cilat janë prioritetet e rolit tim?’, ‘Si do të monitorohet puna ime?’, ose ‘Kam lexuar që keni hedhur në treg një projekt të ri... cila është strategjia për zhvillimin e mëtejshëm?’. Në fund të intervistës mund të interesoheni për proçesin e përzgjedhjes duke formuluar pyetje të tipit ‘Kur do të vendosni?’ ose ‘cilët janë hapat tuaj të mëtejshëm?’. Për të mos lënë asgjë të paqartë mund të pyesni ‘Keni ndonjë paqartësi, duhet të shtoj diçka mbi çka është thënë deri tani?