Pyetjet më të vështira në një intervistë pune !

Jeni duke pritur në korridor për një intervistë pune. Jeni veshur serioz, me kostum dhe me këpucë që shkëlqejnë dhe CV është shumë e kënaqshme. I gjithë shqetësimi qëndron në përgjigjet që do të jepni gjatë intervistës.

Doni ti shmangni dështimet gjatë një interviste pune? Lexoni më poshtë disa këshilla.

Cilat janë disa nga dobësitë tuaja?
“Mos e merrni këtë pyetje shumë për bazë, duke shpjeguar me detaje të gjitha dobësitë tuaja” – thotë John Challenger, shef i burimeve njerëzore në Challenger. Ai këshillon që edhe ndonjë dobësi që kemi, ju duhet ta paraqesni por me sens pozitiv.

Si mund ta zgjidhni këtë problem?
Specialistët mendojnë se këto pyetje hipotetike janë të rrezikshme. Sido që të jetë përgjigja, pronari mund të mos e pëlqejë; por edhe nëse e pëlqejnë ata do të vjedhin idenë. Kjo i ka ndodhur june Sullivan, kandidat për pozicionin e drejtorit në një kompani. Ai paraqiti planin e tij marketing por nuk u pranua në punë. Në të vërtetë strategjitë e tij u kopjuan dhe u implementuan në atë organizatë.

Pse jeni larguar nga puna e fundit?
Sërsish, specialistët mendojnë se arsyeja duhet të jepet në një sens pozitiv. Intervista nuk bëhet me synin për të njollosur shefin tuaj të mëparshëm.

Pse doni të punoni në këtë kompani?
Kjo pyetje kërkon që ju ta keni përgatitur në shtëpi para intervistës.
Një përgjigje mund të ishte:
“Dua të jem pjesë e kësaj kompanie gjigante që vetëm vitin e kaluar ka investuar 1.4 milionë dollarë në kërkim dhe zhvillim”.

Më trego dicka për veten tënde?
Ky është shanci për ju të shkëlqeni – por jo të tregoni gjithë historinë e jetës tuaj. Listoni në fillim arritjet që keni patur në jetë në pozicione të ngjashme me atë që kërkoni të futeni. Mos kaloni në histori personale, për aq kohë sa ato nuk janë të lidhura me vendin e punës.
Një përgjigje mund të ishte:
“Jam një njeri shumë kreativ dhe i guximshëm. Kam punuar si shef i shitjeve gjatë 5 viteve të fundit dhe kam përdorur një teknikë të mirë për të mbajtur të motivuar agjentët e shitjes. Si rezultat i kësaj kompania ka patur rezultate shumë më të mira në shitje”.

Më tregoni për shefin më të keq që keni patur ndonjëherë?
Këtu kini kujdes dhe mos tregoni gjithë të këqijat.
“Asnjë nga shefat e mi të mëparshëm nuk ka qenë i tmerrshëm, megjithatë ka patur disa që ma kanë bërë punën më të vështirë se sa të tjerët”.

Cilat janë qëllimet e tua?
Këtu duhet të paraqesni objektivin tuaj. Mbajini përvete ide të tilla si: do të doja të bëhesha zv/drejtor i marketingut, të drejtoj kompaninë time etj.
Një përgjigje mund të ishte:
“Do të doja të siguroja pozicionin e inxhinierit në një firmë të madhe me aspirata. Por do të doja të punoja edhe në kompani të reja, si kjo e juaja, kështu do të kem mundësi të arrij objektivat e mia avash avash”.

 

Marrë nga Gazeta Biznesi: Autor: Ina Malaj